Besimtarët ortodoks të Fierit festojnë Ditën e Ujit të Bekuar! At Nikolla bekon 30-vjeçarin që kapi kryqin

06/01/2024 12:29

Edhe në qytetin e Fierit besimtaret ortodoks paraditen e sotme kane festuar ditën e ujit të bekuar.

Me këtë rast kisha e Shën Gjergjit e këtij qyteti ka organizuar hedhjen e kryqit në ujë. Procesioni ka nisur me meshën në kishë dhe më pas vargu i gjatë i besimtarëve i janë drejtuar shatërvanit në sheshin Europa, ku si për çdo vit tjetër ndiqet hedhja e kryqit në ujë.

Në praninë edhe të qindra besimtarëve ortodoks si dhe të qytetareve të tjerë është ndjekur edhe momenti i hedhjes së kryqit në ujë. Disa të rinj sipas zakonit në të tilla ceremoni kanë sfiduar të ftohtin dhe janë hedhur në ujë kur është hedhur kryqi, të motivuar për të fituar trofeun dhe më pas shpërblimin.

Ka qenë 30-vjeçari Dhimitër Kapaj ai që ka nxjerrë kryqin nga uji. Ai i ka dorëzuar kryqin metropolititit At Nikolla, i cili edhe e ka bekuar. Gjithsesi ky rit fetar i ortodoksëve është shënuar si dita e Shën Trinisë, kur Krishti pasi mbushi 33 vjet u pagëzuar nga ujërat e Lumit Jordan nga Gjon Pagëzori.

Sot të gjitha ujërat që rrjedhin janë të bekuar nga Zoti dhe të gjithë nxitojnë të mbushin ujë dhe ta ruajnë atë për gati një vit në shtëpi për të ardhur sërish 6 janari i vitit pasardhës.

Top Channel