E rëndë në Fushë Krujë! “Benz-i” përplas një person dhe fëmijën e tij të mitur, 4-vjeçari vdes në spital

06/01/2024 20:08
Foto Ilustruese

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të shtune në rrugën Fushë Krujë-Tiranë, në fshatin Tapizë.

Nga të dhënat paraprake bëhet me dije se një mjet tip “Benz”, me drejtues shtetasin E. B., ka aksidentuar shtetasin V. B. dhe fëmijën e tij të mitur. Si pasojë e dëmtimeve të marra, 4-vjeçari ka ndërruar jetë në spital.

Policia ka bërë shoqërimin e drejtuesit të automjetit për veprime të mëtejshme procedurale. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Top Channel