E martë, 10 Dhjetor 2024
10:58
“Në mandatin e katërt, prokurimet publike do të bëhen 90% me AI”, Rama “piketon” synimin e radhës: Kjo është mundësia që na jep teknologjia

Edi Rama tha se në mandatin e katër të qeverisjes së PS, prokurimet publike do të arrijnë të realizohen 90% nga Inteligjenca Artificiale.

10:52
Konferenca “Formësimi i së Ardhmes së GovTech”, Rama: I lumtur që revolucionin digjital në rajon e mbulon gjuha shqipe!

Kryeministri Edi Rama i pranishëm në Konferencën rajonale “Formësimi i së Ardhmes së GovTech”, e në nisje të fjalës shprehu kënaqësinë që revolucionin digjital në rajon, pothuajse e mbulon gjuha shqipe.

10:51
Ish-konkurrentja e Për’puthen jep lajmin e ëmbël, publikon fotot me barkun e rrumbullakosur: Ti më dhe forcë!

Ish-konkurrentja e Për’puthen, Gabriela Arapi, ka shpërndarë lajmin e ëmbël se do të bëhet nënë për herë të parë.

10:31
Sherri i rëndë mes adoleshentëve në Tiranë dhe plagosja e dy prej tyre, policia del me njoftim: Janë proceduar tre të mitur

Policia ka proceduar tre të mitur, pas një sherri trë dhunshëm një ditë më parë në pallatin e sportit “Asllan Rusi”.

10:29
Aksident me vdekje në autostradën “Durrës-Tiranë”, makina përplas 63-vjeçaren

Një 63-vjeçare ka humbur jetën mëngjesin e sotëm, pasi është përplasur nga një automjet në autostradën “Durrës-Tiranë”.

10:27
Rënia e regjimit të Bashar al-Assad ndihet deri në Rusi, flamuri revolucionar i Sirisë ngrihet në ambasadën në Moskë

Flamuri revolucionar i Sirisë u ngrit mbi ambasadën e vendit në Moskë, një ditë pas rënies së regjimit dhjetëvjeçar të al-Asadit.

10:20
Skandali i Katargate, flet për herë të parë bashkëshorti i ish-eurodeputetes greke Eva Kaili, Giorgi: Më shantazhuan, duhej të akuzoja gruan time, ose…

Dy vjet pas skandalit të Katargate, bashkëshorti i ish-eurodeputetes greke Eva Kailit e cila u akuzua për korrupsion, Francesco Giorgi, foli për Corriere della Sera, duke theksuar: Sot, jeta ime ka ndryshuar shumë. Kaloj më shumë kohë për atë që ka vërtet rëndësi, vajzën time, familjen time dhe ekuilibrin tim të brendshëm. Jam i vendosur që e vërteta të mbizotërojë!

10:11
Dita Ndërkombëtare e të Drejtave të Njeriut, Presidenti Begaj me mesazh për të rinjtë: Ju ftoj të jeni mbajtësit dhe përcjellësit e saj

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, iu drejtua sot në mënyrë të veçantë të rinjve në mesazhin për Ditën Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut.

09:55
Gazeta 169-vjeçare britanike nxirret në ankand, në garë për ta blerë futet dhe pronari i Chelsea-t

Pronari i klubit të futbollit Chelsea, Todd Boehly, ka bërë një lëvizje surprizë për të blerë The Telegraph, duke ofruar të ndihmojë në financimin e blerjes prej 550 milionë paundësh të gazetës 169-vjeçare britanike.

09:54
BE konfirmon datën, ja kur do të zhvillohet raundi i ri i dialogut mes Kosovës dhe Serbisë

Bashkimi Evropian ka konfirmuar të martën se takimi i radhës në kuadër të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, në nivel kryenegociatorësh, do të zhvillohet më 17 dhjetor në Bruksel, dhe se të dyja palët kanë konfirmuar pjesëmarrjen e tyre në këtë takim.

09:46
Aksident me vdekje në aksin “Fier-Seman”, shoferi 20 vjeçar braktis mjetin dhe largohet nga vendngjarja

Një aksident me vdekje është shënuar në orët e para të mëngjesit të sotëm në aksin rrugor “Fier-Seman”, ku shtetasi me inicialet A. G., 22 vjeç, duke drejtuar automjetin e tij dyshohet se ka përplasur motomjetin me drejtues shtetasin K. S., rreth 50 vjeç.

09:20
Universiteti “Aleksandër Moisiu” vlerësohet me Çmimin Ndërkombëtar të Ekselencës, mes 144 institucioneve më të mira në botë

Universiteti “Aleksandër Moisiu” Durrës është vlerësuar me Çmimin Ndërkombëtar të Ekselencës për vitin 2024 nga Shoqëria Evropiane për Cilësinë e Kërkimit, një organizatë prestigjioze me seli në Zvicër.

09:06
Lojëra fati në kryeqytet, arrestohen 3 persona, vihen nën hetim 3 të tjerë

Tre persona që kryenin aktivitetin e paligjshëm të organizimit dhe përshtatjes së ambienteve për organizimin e lotarive të palejuara në lokale të ndryshme të Tiranës u vunë në pranga.

08:46
Investimet e huaja nga BE-ja/ Kryeson Maqedonia e Veriut, Shqipëria nga fundi

Deri në fund të vitit të kaluar, stoku i investimeve të huaja direkte nga vendet e Bashkimit Europian në Shqipëri arriti në gati 6 miliardë euro.

08:34
Analiza/ Prishja e boshtit iranian të rezistencës pas rënies së Assadit

Irani kaloi dekada duke ndërtuar të ashtuquajturin bosht të rezistencës, të përbërë nga përfaqësuesit e tij të armatosur rajonalë.

08:14
Presidenti kinez: Lufta tregtare me SHBA-në nuk do të ketë fitues

Presidenti kinez, Xi Jinping ka paralajmëruar të martën se një luftë tregtare me Shtetet e Bashkuara nuk do të rezultonte me fitues, ka raportuar media shtetërore.

08:00
Problemet me zemrën, çfarë të keni kujdes kur është ftohtë

I ftohti përbën një sfidë të madhe për njerëzit që vuajnë nga sëmundjet e zemrës.

07:37
Shpërthime të fuqishme, Izraeli kryen dhjetëra sulme ajrore në të gjithë Sirinë

Mediat siriane raportojnë se avionët luftarakë izraelitë kanë kryer dhjetëra sulme në të gjithë vendin, përfshirë kryeqytetin Damask.

07:25
Zelensky kërkon një fund diplomatik të luftës me Rusinë

Presidenti Volodymyr Zelensky bëri thirrje të hënën për një zgjidhje diplomatike të luftës me Rusinë në Ukrainë. Ai gjithashtu foli për mundësinë që trupat e huaja të dërgohen në vendin e tij derisa Ukraina të mund të anëtarësohet në aleancën ushtarake të NATO-s.

07:07
Reshje shiu të herëpashershme, parashikimi i motit për sot

Këtë të martë, moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura si dhe intervale afatshkurtra me diell.

E hënë, 09 Dhjetor 2024
22:57
Analistët: Kina mund të shfrytëzojë mineralet e rralla për t’u hakmarrë Shteteve të Bashkuara

Kina po merr nën kontroll mineralet e rëndësishme, përfshirë ato mineralet e rralla që përdoren për prodhimin e veturave elektrike, baterive të tyre dhe një mori produktesh elektrike që përdoren në jetën e përditshme dhe në mbrojtje, sipas analistëve.

22:53
Zv.kryeministrja e Kosovës tregon momentin e vështirë të raporteve me Shqipërinë: Marrëdhëniet tona u acaruan pas qëndrimit për…

Zv.kryeministrja e Kosovës, Donika Gërvalla në një inetrvistë për “Top Story” në Top Channel, foli për raportet me Shqipërinë dhe me Serbinë.

22:43
Vlerësimi i DASH për Dumanin, Spartak Ngjela: Nder i madh për Shqipërinë dhe shqiptarët

Analisti Spartak Ngjela ka reaguar ndaj vlerësimit nga DASH për Altin Dumanin, si një ndër kampionët globalë të luftës ndaj korrupsionit.

22:32
Askush tjetër si ai, “Panenka” kundër Tottenham e vendos Cole Palmer në librat e historisë së Premier League

Me dy gola dhe një asist, Cole Palmer ishte protagonisti kryesor në fitoren e radhës së Chelseat në derbin e Londrës përballë Tottenham, ku “Blutë” e Marescës arritën të përmbysnin sfidën dhe të merrnin tre pikët në fitoren 3-4.

22:30
Një ndër 10 personalitetet në të gjithë botën, Departamenti Amerikan i Shtetit shpall Altin Dumanin kampion të antikorrupsionit

Shtetet e Bashkuara të Amerikës shpallën drejtuesin e SPAK, Altin Dumanin kampion të antikorrupsionit.

22:24
“Kampion kundër korrupsionit në udhëheqjen si kryeprokuror i posaçëm”, DASH për Dumanin: Me integritet, profesionalizëm dhe guxim

Departamenti Amerikan i Shtetit ka uruar kreun e prokurorisë së Posaçme Altin Dumani pas nderimit me çmimin si kampion i antikorrupsionit.

22:17
Zhvillimet në Siri, Karamuço: Kafkat e njerëzve janë futur në tregun e drogës

Profesori dhe eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço ishte i ftuar në emisionin “Top Story” në Top Channel, ku komentoi zhvillimet politike në Siri dhe largimin e Bashar al-Assad drejt Rusisë, ku ka përfituar azil politik bashkë me familjen e tij.

22:01
“Vendosmëri dhe integritet të palëkundur në ndjekjen e drejtësisë”, Ambasada e SHBA për vlerësimin e Dumanit: Të bëjmë realitet barazinë përpara ligjit

Ambasada e SHBA i shpreh urimet Altin Dumanit për vlerësimin me Çmimin për Kampionët Kundër Korrupsionit për vitin 2024.

21:52
U shpall ‘non grata’ nga SHBA/ Reagon ish-zv. kryeministri shqiptar i Maqedonisë së Veriut: Do angazhohem për të zbardhur plotësisht çështjen

Ish-zv. kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi ka reaguar pasi u shpall ‘non grata’ nga SHBA-ja.

21:52
Franca thotë se krerët e BE ‘po tradhtojnë Evropën’ me marrëveshjen bujqësore me vendet e Mercosur (fotot)

Fermerët francezë kanë përsëritur sot se marrëveshja e fundit Bashkimi Evropian me vendet latine të grupit Mercosur, e mbështetur nga Ursula von der Leyen, është “tradhti” e interesave bujqësore evropiane.

21:46
“Serbia nuk është Rusia, por e kopjon në raport me Kosovën”, Gërvalla: Evropa të zgjohet nga iluzionet e…

Zv/kryeministrja e Kosovës dhe Ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla ishte e ftuar në emisionin “Top Story” në Top Channel.

21:34
Nutricionistja tregon si ka rinuar veten 10 vjet me ndryshimet e thjeshta që mund të bëhen nga kushdo (fotot)

Camilla Thompson është këshilltarja më e njohur e të ushqyerit dhe stilit të shëndetshëm të jetesës në Australi dhe ka shpërndarë së fundmi teknikat e saj të “reduktimit të moshës” me anë të të ushqyerit dhe stërvitjes.

21:33
“Sistemi ‘non grata’ vijon për të gjithë ata që sfidojnë drejtësinë”, mesazhi i Blinken në Ditën Ndërkombëtare kundër Korrupsionit

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken gjatë ndarjes së çmimeve për 10 kampionët antikorrupsion në të gjithë botën dha një mesazh të fortë për luftën kundër korrupsionit.

21:22
Me vjehrrin ministër të Koln dhe burrin deputet në Gjermani, zv.kryeministrja e Kosovës: Ja pse shkoj me autobus në punë

Zv/kryeministrja e Kosovës dhe Ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla ishte e ftuar në emisionin “Top Story” në Top Channel, në një intervistë ndryshe.

20:55
Pamje ekskluzive/ Masakra në Athinë, momenti kur autorët ndjekin nga pas viktimat, qytetarët largohen të tmerruar

Top Channel siguron pamjet nga ngjarja e rëndë në Athinë, ku dy persona u ekzekutuan në mes të ditës.

20:40
Fiks Fare/ Klithma e nënës nga Elbasani: Më ndihmoni djalin e përdhunuar nga i ati. Psikologët: I pasocializuar, ka frikë se i bëjnë keq

Suela Pobrati nga Elbasani është ankuar në  emisionin Fiks Fare për strehim dhe ndihmë psikologjike për djalin. 

20:39
DASH shpall ‘non grata’ ish-zv kryeministrin shqiptar të Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi dhe gjyqtarin e Apelit

Departamenti Amerikan i Shtetit ka shpallur sot ‘non grata’ dy zyrtarë shqiptarë të Maqedonisë së Veriut.

20:34
Vuante nga disa sëmundje, i dënuari ndërron jetë në spital

Një i dënuar ka ndërruar jetë pranë ambienteve të spitalit “Nënë Tereza”, QSUT në Tiranë.

20:12
“Sekretet” e Dumanit/ 25 vite në sistemin e drejtësisë, cila është motoja e prokurorit që u vlerësua nga SHBA

Kapërcimi i derës së KLP nga Altin Dumani verën e 2019 ndodhi në kohën kur SPAK ishte ende një projekt që pakkush  mund ta parashikonte se sa lart do të ndëshkonte në emër të ligjit.

20:02
Vrasja e CEO-s amerikan të UnitedHealthcare, arrestohet një i dyshuar

Ditën e sotme në Pensilvani është arrestuar një 26-vjeçar, i dyshuar për vrasjen e CEO-s së kompanisë së sigurimeve më të madhe në SHBA.

19:54
Debati për gjuhën shqipe, Ahmeti: Mos na prekni në palcë se nuk është mirë as për ju e as për ne

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti nga tendat e Frontit Europian në mbrojtje të gjuhës shqipe tha se Gjykata Kushtetuese duhet ta hedhë poshtë debatin për 13 nenet dhe tentimet për të cunguar gjuhën shqipe, ose përndryshe qetësi nuk do të ketë.

19:45
E mbuluar me monedha ari, zbuloni pemën e Krishtlindjeve më të shtrenjtë në botë

Një tregtar ari në Gjermani ka krijuar një nga pemët me të shtrenjta të Krishtlindjes ndonjëherë.

19:32
“Bashar al-Assad nuk e pëlqente futbollin”, Federata Siriane e Futbollit ndryshon ngjyrën dhe logon e fanellës

Brenda një jave, rebelët arritën të përmbysnin një regjim prej dekadash dhe tani e gjithë Siria po përpiqet të përshtatet me kushtet e reja.

19:29
Dordoleci më i madh i ndërtuar ndonjëherë, ja cili vend mban rekordin

Banorët e Bethelit, në Maine të SHBA-së, kanë qenë mbajtës të rekordit botëror për dordolecin më të madh të ndërtuar ndonjëherë për rreth 25 vjet.

19:21
Agresioni rus/ “Duam që kjo luftë të përfundojë”, Zelensky i hapur për praninë e trupave të huaj në Ukrainë

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka thënë të hënën se do ta konsiderojë vendosjen e përkohshme të forcave të huaja ushtarake në tokën ukrainase derisa vendi të bëhet anëtar i NATO-s, si mënyrë për ta siguruar vendin e tij si pjesë e marrëveshjes për paqe me Rusinë.

19:13
Erdogan thotë se Turqia do të hapë kufirin me Sirinë për kthimin e refugjatëve (fotot)

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan tha sot se do të hapë kufirin me Sirinë që është mbyllur prej vitit 2013, për të lejuar kthimin e sirianëve në shtëpi pas ndryshimit te regjimit.

19:09
Ekzekutimi i dy shtetasve turq në Athinë, arrestohen autorët e dyshuar, shpallen në kërkim dy të tjerë

Dy persona u ekzekutuan këtë të hënë në Athinë.

19:08
Briken Calja i katërti në Botërorin e Peshngritjes, por vetëm në një disiplinë. E humb medaljen prej një… kolumbiani

Briken Calja është renditur në vendin e kartë në stilin e shkëputjet në kampionatin Botëror që po zhvillohet në Manama të Bahreinit.

19:04
Konfliktet e armatosura në Lindjen e Mesme, Izraeli bën bilancin: Shtatë ushtarë janë vrarë në Libanin jugor dhe Rripin e Gazës

Ushtria izraelite njoftoi sot vdekjen e shtatë ushtarëve, katër në Liban dhe tre në Rripin e Gazës.

18:52
Protestuesit në Paris dënojnë shpërbërien e gjigantit mediatik Vivendi, paralajmërojnë ‘kontroll e propagandë’ (fotot)

Disa qindra njerëz, përfshi dhe anëtarë të sindikatave të punëtorëve Attac e CGT protestuan sot në Paris kundër ndarjes së grupit botues e mediatik Vivendi, në katër kompani.

18:50
EKSKLUZIVE/ Shoku i Martinit i plagosur niset drejt Italisë për kurim, flet i ati: Spitali s’na dha garanci që Luisi do t’i rikthehet futbollit, duam…

Luisin e takuam në aeroportin e Tiranës, nga ku po largohej drejt Italisë për një trajtim më të specializuar mjekësor.

18:45
“Lufta e demave është mëkat”, aktivistët bllokojnë makinën e Papa Françeskut në Romë

Katër aktivistë u arrestuan sot në Romë, pasi u hodhën në rrugën ku planifikohej të kalonte makina që transportonte Papa Françeskun – duke bërtitur “se lufta e demave është mëkat”, u tha në kumtesën e organizatës PETA që merret me mbrojtjen e të drejtave të kafshëve.

18:36
“Shko…”, pas vdekjes së nënës, Eminem performon këngën ku e sulmonte me fjalë të rënda

Eminem performon për herë të parë pas vdekjes së nënës së tij, Debbie Nelson.

18:14
Rusia nis largimin e luftanijeve nga porti perëndimor sirian Tartous (fotot)

Rusia, aleatja kryesore e Sirisë që kishte dhënë asistencë të konsiderueshme ushtarake për regjimin e Assad raportohet se ka nisur të tërhiqet nga porti i saj strategjik atje, për përmbysjes së papritur të regjimit nga një ofensivë e shpejte rebele.

18:11
“Kur njerëzit mendojnë antikorrupsionin, mendojnë SPAK-u”, E Ngarkuara me Punë e SHBA në Tiranë: Kjo tregon ndikimin që ka pasur

Ambasada Amerikane në Tiranë ka reaguar në Ditën Ndërkombëtare kundër Korrupsionit duke publikuar fjalën e të Ngarkuarës me Punë të SHBA, Nancy VanHorn.

17:54
Policia belge sekuestron mijëra euro në pronat e ish-komisionerit të BE të akuzuar për korrupsion (fotot)

Policia belge tha sot se ka sekuestruar mijëra euro në para të thata në dy shtëpitë e ish-komisionerit evropian të drejtësisë Didier Reynders, sipas rrjetit belg Le Soir.

17:45
Reagimet/ Rënia e “shtypësit brutal”, ja çfarë thonë fuqitë botërore pas largimit të Bashar al-Assad nga Siria

Pesë dekadat e pushtetit për familjen Assad morën fund të papritur pas ofensivës së rrufeshme të rebelëve.

17:34
Shkuli mikrofonat e Kuvendit Komunal të Prishtinës, ndalohet anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje

Gëzim Sveçla, asamblisti i Lëvizjes Vetëvendosje në Prishtinë, është ndaluar për 48 orë pas një akti që ai e quan simbolik teksa shkuli mikrofonat e Kuvendit Komunal të Prishtinës.

17:33
Rënia e Al-Assad, reagojnë liderët e BE-së dhe NATO-s: Të mbrohen qytetarët sirianë

Vazhdojnë reagimet nga e gjithë bota pas rrëzimit të qeverisë së Bashar Al-Assad në Siri.

17:26
Zhvillimet politike në Siri, rebelët i japin amnisti personelit ushtarak të regjistruar nën regjimin e Assad

Rebelët sirianë kanë dhënë amnisti për të gjithë personelin ushtarak që u regjistrua gjatë sundimit të presidentit të rrëzuar Bashar al-Assad, njoftuan rebelët në kanalin e tyre Telegram.

17:25
Gjermania bllokon sirianët/ Pas rënies së Assad pezullohet procesi i azilit. Të njëjtin vendim merr edhe Austria

Autoritetet gjermane kanë ndërprerë përpunimin e kërkesave për azil nga sirianët pas rënies së qeverisë së Bashar al-Assadit.

17:11
‘Puthja’ pasionante mes Elon Musk dhe Giorgia Melonit pushton rrjetin, ja si qëndron e vërteta

Një video e krijuar me Inteligjencë Artificiale ka ‘pushtuar’ rrjetin.

17:02
“Ajo është fantastike, plot energji”, Trump lavdëron Melonin: Ne folëm dhe…

“Ajo është fantastike, plot energji”, kështu shprehte presidenti i sapozgjedhur i SHBA-ve, Donald Trump për kryeministren italiane, Giorgia Meloni.

16:58
Disa ditë pas vrasjes së kreut të sigurimeve mbahet ‘konkursi i sozive’ të sulmuesit në New York (fotot)

Banorë te New York ishin mbledhur dje për një konkurrim të çuditshëm për t’i ngjarë sa më shumë sulmuesit që vrau kreun e sigurimeve shëndesore Brian Thompson, disa ditë pas ngjarjes së rëndë.

16:58
Skandali në Maqedoninë e Veriut/ Zv. kryeministri: Askush s’mund ta mohojë gjuhën shqipe! Anëtari i ‘Kushtetueses’: Ka një defekt në ligjet që…

Zv. kryeministri shqiptar i Maqedonisë së Veriut, Izet Mexhiti në një lidhje me skype për emisionin “Shqipëria Live” në Top Channel ka komentuar  debatin për gjuhën shqipe.

16:41
Profili/ U betua si kryeministri i ri i Sirisë, kush është Mohammed al-Bashir?

Udhëheqësi politik i xhihadistëve, Mohammed al-Bashir, u betua si kryeministër i përkohshëm në Siri.

16:37
Drejtori i burgjeve të administratës së Putin vritet me bombë në territoret e ankesuara të Ukrainës (fotot)

Një drejtor famëkeq burgu i akuzuar për tortura dhe vrasje të të burgosurve të luftës nga Ukraina, është vrarë sot me bombë në makinë në rajonin lindor të Donetsk.

16:33
Analiza e VOA: Rënia e Assadit, goditje për ndikimin e Iranit dhe Rusisë, rrezik ardhja e islamistëve ekstrem në Siri

Rrëzimi i Presidentit sirian Bashar al-Assad i dha një goditje të fuqishme rrjetit të ndikimit të Iranit në Lindjen e Mesme, por Shtetet e Bashkuara, vendet arabe dhe Izraeli tani mund të përballen me rrezikun e destabilizimit dhe ardhjen e forcave ekstremiste në krye të Sirisë.

16:28
Terrori në Athinë, si u ekzekutuan dy persona me breshëri plumbash, mafia nuk pyeti për kalimtarët

Zbardhen të tjera detaje nga të shtënat me armë në lagjen Glidafa të Athinës këtë të hënë.

16:11
Raportuesi për Kosovën në Parlamentin Europian: Të gjithë kriminelët duhet të nxirren para drejtësisë!

Raportuesi për Kosovën në Parlamentin Evropian, Riho Terras do të qëndrojë në Kosovë për tre ditë.

15:55
Zbërthimi i “Sky ECC” edhe në Greqi, publikohen detaje të reja nga dosja, letra që “futi në kurth” policin dhe shqiptarin trafikant

Plot 4500 dosje i ka dorëzuar Europol autoriteteve greke lidhur me komunikimet në platformat e kriptuara “Sky ECC” por edhe “Encrochat” të zhvilluara në territorin e Greqisë. Lajmi është bërë publik nga gazeta greke “Ta NEA”, sipas së cilës pritet të hidhet dritë mbi çështje që kanë të bëjnë me vrasjet, drogën, armët, gjobvënien dhe trafikun e klandestinëve.

15:53
Tigri sulmon për vdekje kujdestarin që ‘harroi’ të mbyllte derën e kafazit në Rumani (fotot)

Një tigër ka vrarë kujdestarin e kopshtit zoologjik që raportohet se nuk kishte siguruar si duhet kafshën kur hyri në kafazin e saj.

15:47
“I çmenduri kthehet në Hagë”/ Donald Trump sulmon prokurorin Smith që ngriti akuzë ndaj Hashim Thaçit

Jack Smith, njeriu që hetoi dy çështje kundër Donald Trump, njërën mbi dokumentet sekrete të cilat republikani i mori në Mar-a-Lago pasi përfundoi mandatin dhe një tjetër rreth përpjekjeve të tij për të përmbysur rezultatet e zgjedhjeve të vitit 2020, do të kthehet sipas presidentit të zgjedhur të SHBA-së në gjykatën e Hagës.

15:40
Vuçiç propozon modelin e Tirolit për Kosovën, ndërmjetëse të jetë Gjermania

Gjatë një takimi me përfaqësues të ekonomisë zvicerane të organizuar në Zyrih nga revista Weltwoche, presidenti serb Aleksandar Vuçiç foli për Kosovën, tensionet gjeopolitike dhe perspektivat ekonomike të vendit të tij.

15:39
Një histori suksesi! Parashikimi i saktë i “Kastrati Group”, numri i pasagjerëve të TIA në 2024 arrin në 10 milionë

Në dhjetor të vitit 2022 Kastrati Group mori 100% të aksioneve të Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës, ku u përballën me plot sfida, si çmimet e larta të biletave për udhëtimet, apo numrin e kufizuar të fluturimeve dhe kapacitetet.

15:35
Rënia e regjimit të Assad, Izraeli pushton zonën neutrale: Nuk do lejojmë forcë armiqësore në kufi

Ushtria e Izraelit ka marrë kontrollin e një zone neutrale të çmilitarizuar në Lartësitë e Golanit, me arsyetimin se marrëveshja e vitit 1974 me Sirinë ishte “shembur” pas marrjes së vendit nga rebelët.

15:30
Jay-Z akuzohet për përdhunimin e minorenes bashkë me maniakun P. Diddy, bashkëshorti i Beyonce e quan ‘shantazh’ (fotot)

Producenti i njohur amerikan JAY-Z, bashkëshorti i këngëtares Beyonce, është akuzuar për përdhunimin e një vajze minorene bashkë me ‘mikun e tij’, të arrestuarin për trafik njerëzor Diddy në një ceremoni çmimesh muzikore, thuhet në padinë e re.

15:16
Nënshtetasit e rinj, ceremonia e betimit në Bashkinë e Tiranës

Gjashtë qytetarë u betuan për marrjen e shtetësisë shqiptare në Bashkinë e Tiranës.

15:07
Dhoma e noterisë kërkon të dyfishohet numri i ekspertëve, të përgjysmohet numri i banorëve për një noter

Aktualisht në sistemin noterial janë në detyrë 410 noterë. Por predispozitat janë që ky numër të rritet. Me ndryshimet e para gjashtë viteve u reflektuan risi të cilat së fundmi po vërehen me problematika

14:45
Spiropali takohet me krerët e komuniteteve fetare, kryeparlamentarja: Toleranca fetare, faktor i kohezionit social dhe model për sjelljen politike

Në prag të Ditës Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut, kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, zhvilloi sot në Kryesinë e Kuvendit një takim me krerët e komuniteteve fetare.

14:31
Sërish sherr mes të rinjve në Tiranë, pesë adoleshentë përplasen pas ndeshjes së basketbollit, plagoset një 13-vjeçar

Një konflikt mes 5 adoleshentëve ka ndodhur ditën e sotme pranë Pallatit të Sportit “Asllan Rusi” në Tiranë, ku ka mbetur i plagosur një 13-vjeçar.

14:27
Dita Ndërkombëtare, sot Sekretari Blinken nderon 10 kampionë kundër Korrupsionit nga e gjithë bota

Sot, në Ditën Ndërkombëtare kundër Korrupsionit, Sekretari Amerikan i Shtetit Antony Blinken do të nderojë 10 kampionë kundër korrupsionit nga e gjithë bota, si pjesë e angazhimit të Shteteve të Bashkuara për t’i dhënë përparësi antikorrupsionit.

13:56
Tashmë zyrtare, data e nisjes së “Big Brother VIP 4” është…

Një lajm i mirë për të gjithë publikun sapo ka ardhur! Më në fund kemi një datë zyrtare se kur do të fillojë spektakli më i dashur për të gjithë shqiptarët, “Big Brother VIP 4”!

13:38
“Kumarxhi i sëmurë”, Berisha akuza të rënda ndaj Blendi Klosit dhe Pirro Vengut: Janë të dy të diskredituar

Sali Berisha ka shpërthyer me akuza të rënda ndaj Blendi Klosit, duke e cilësuar atë “kumarxhi i sëmurë”.

13:23
EMRI/ Polici i hoqi ngjitësen e xhamave të zinj mjetit të shokut, 19-vjeçari “nervozohet” dhe kërcënon efektivin, por bie në pranga

Një 19-vjeçar në Lezhë i identifikuar si Rafaelo Lleshi, është arrestuar pasi ka kanosur nëpërmjet mesazheve për shkak të detyrës punonjësin e policisë.

13:11
Shpërthim i fuqishëm në një depo karburanti në Firence/ Dy persona humbin jetën, tre të tjerë shpallen të zhdukur

Një shpërthim ka ndodhur në depon e karburantit në zonën e lokacionit Eni në Calenzano, në provincën e Firences, duke shkaktuar të paktën dy të vdekur, 9 të plagosur dhe 3 të zhdukur.

13:00
“Do t’i regjistrojmë një nga një”, Berisha paralajmëron punonjësit e administratës: Kush përfshihet në fushatë, do të dënohet

Sali Berisha ka deklaruar sot se çdo punonjës i administratës që përfshihet në fushatë, “do të marrë ndëshkimin që meriton”.

12:56
Me pasuri prej 2 miliardë dollarë, jeta e luksit që do bëjë familja e Assad në Rusi/ Diktatori ka blerë 20 apartamente në Moskë, përdori bazën e Putinit për t’u arratisur

Presidenti Assad, bashkëshortja e tij me origjinë britanike dhe tre fëmijët e tyre të rritur kanë lënë pas pallatet e tyre në Siri dhe do të fillojnë një jetë të re në Rusi pasi u është dhënë azil nga Vladimir Putin.

12:51
“Më i mirë se Vinicius e Mbappe”/ Klubi armen ironizon yjet e Realit dhe ngre në piedestal ish-sulmuesin e Partizanit

Eraldo Çinari shkëlqeu në ndeshjen e tij të fundit në Armeni me Noah FC, duke shënuar tre gola brenda 23 minutash në takimin me Gandzasar.

12:49
Rama do garojë në listë të hapur, Berisha: Nuk e imitoj atë, është akti i fundit që do bëja para se…

Sali Berisha në konferencën me gazetarët këtë paradite, u shpreh se PD ende nuk përcaktuar asgjë në lidhje me listat e mbyllura dhe të hapura.

12:31
K’cimi i Tropojës/ Vallja në UNESCO, ja me cilin emër e njohin tropojanët

Lajmi se “K’cimi i Tropojës”, është futur në Listën Përfaqësuese të Trashëgimisë Kulturore Jomateriale të Njerëzimit në Organizatën e Kombeve të Bashkuara për Edukim, Shkencë dhe Kulturë në UNESCO ishte një lajm shumë i mirë për tropojanët.

12:23
Berisha njofton datën e protestës së radhës: Diktaturat rrëzohen ose me lëvizje të armatosur si në Siri, ose me mosbindje civile!

Paraditen e kësaj të hëne Sali Berisha mbajti një konferencë për mediat, duke njoftuar edhe protestën e radhës të opozitës.

12:21
Fshati i izoluar, në Hajdare të Lushnjës nuk ka rrugë për 500 familje

Jo më larg se 10 km nga qyteti i Lushnjës gjendet fshati Hajdare, një pikë shumë piktoreske nga ku sheh në pëllëmbë të dorës të gjithë qytetin, por që prek dekadash është lënë në harresë të plotë.

11:55
Zgjedhjet e 2025-ës dhe porosia për diasporën, përfundon mbledhja e Kryesisë së PS

Kryeministri Edi Rama ka mbledhur ditën e sotme Kryesinë e Partisë Socialiste.

11:51
Dosja “Sky ECC”  zbulon detaje të reja në Greqi, Europoli dorëzon 4500 dosje me 25 mijë mesazhe nga personazhet e krimit

Plot 4500 dosje i ka dorëzuar Europol autoriteteve greke lidhur me komunikimet në platformat e kriptuara “Sky ECC” por edhe “Encrochat” të zhvilluara në territorin e Greqisë.

11:40
Pas rrëzimi i regjimit të Assad, mblidhet Këshilli i Sigurimit i OKB-së

Këshilli i Sigurimit i Organizatës së Kombeve të Bashkuara do të mbajë një takim me dyer të mbyllura të hënën për situatën në Siri, pas përparimit të rrufeshëm të kryengritësve që rrëzuan presidentin Bashar al-Assad.

11:25
I dënuar me 15 vjet burg dhe 100 mijë euro gjobë, arrestohet shqiptari në Greqi

Policia greke ka vënë në pranga një shtetas shqiptar të kërkuar, i dënuar me burg.

11:08
VIDEO/ Rënia e pushtetit të al-Assad, reagimi epik i pornostares më të famshme në botë

Rënia e pushtetit të Bashar al-Assad ka marrë një vëmendje tejet të madhe në të gjithë botën, ku reagimet kanë ardhur nga kudo, përfshirë dhe botën pornografike.

10:58
DETAJET/ Sekuestrohet kokainë me vlerë 270 mijë euro në Tiranë, kush janë dy të rinjtë e arrestuar

Policia e Tiranës ka sekuestruar 1 kg e 50 gramë lëndë e dyshuar narkotike kokainë, ndërsa në pranga janë vënë 2 të rinj.

10:52
Nga Ferrari 3 milionë dollarë te Lamborghini dhe Rolls Royce, zbulohen “bishat” e al-Assad, dhuratat që i bënte vetes diktatori sirian

Disa pamje tregojnë koleksionin e makinave të presidentit të rrëzuar të Sirisë, Bashar al-Assad, të vendosura në një garazh afër pallatit të tij kryesor në Damask.