Hakerat godasin sistemin online të Komisionit Federal të Zgjedhjeve në SHBA, ndërpritet shërbimi një javë para votimeve Jack Smith, njeriu që hetoi dy çështje kundër Donald Trump, njërën mbi dokumentet sekrete të cilat republikani i mori në Mar-a-Lago pasi përfundoi mandatin dhe një tjetër rreth përpjekjeve të tij për të përmbysur rezultatet e zgjedhjeve të vitit 2020, do të kthehet sipas presidentit të zgjedhur të SHBA-së në gjykatën e Hagës.
Në një intervistë për në NBC, Trump u ndal në mënyrë specifike tek prokurori që u kthye në përndjekin e tij të madh, i cili përpara një viti qe caktuar të mbikëqyrte hetimet penale ndaj tij.
“Një gjë e tillë nuk kishte ndodhur kurrë në historinë e vendit tonë, dhe unë këto çështje i fitova. Pjesa tjetër janë gjithashtu në rrugën e fitores. I çmenduri Jack Smith është duke u kthyer në Hagë ku mund të ekzekutojë njerëz. Unë… mendoj se ai është i rrezikshëm edhe atje”, mësohet të ketë thënë Trump.
I pyetur nëse do ta dëshironte një hetim ndaj prokurorit, ai u përgjigj se mendon që Smith është shumë i korruptuar, por këtë do t`ia lërë në dorë Pam Bondit, të cilën e ka emëruar për prokurore të përgjithshme.
Smith është prokurori që i akuzoi për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Ish-presidenti Hashim Thaçi, ish-kryeparlamentarët Kadri Veseli dhe Jakup Krasniqi dhe ish-deputeti Rexhep Selimi po mbahen ende në paraburgimin e Gjykatës Speciale në bazë të aktakuzës së ngritur prej tij. Për akuza të ngjashme, në paraburgim në Hagë po mbahen edhe disa ish-komandantë e ish-ushtarë të UÇK-së.
Top Channel