22:13
Katër shtete ballkanike në “black out”, Reuters raporton si u ndërpre energjia në Shqipëri, Mal të Zi, Bosnje dhe Kroaci
“Reuters” raporton se si këtë të premte një ndërprerje e madhe e energjisë elektrike goditi Malin e Zi, Bosnjën, Shqipërinë dhe pjesën më të madhe të bregdetit të Kroacisë, duke ndërprerë punën e bizneseve, mbyllur semaforët dhe lënë njerëzit pa ajër të kondicionuar në mes të valës së të nxehtit.