Publikohen rezultatet e Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë, ja ku mund ta gjejnë notën e tyre maturantët 19/06 14:05
Siguria në internet vijon të jetë çështje e ditës në Shqipëri ku pre e mashtrimeve apo kërcënimeve bien të rritur e fëmijë.
Agjencia Kombëtare për sigurinë Kibernetike është duke zhvilluar trajnime me studentët e IT në universitete, trajnime të cilat synojnë, jo vetëm ndërgjegjësimin e tyre, por edhe zbulimin e talentëve që mund të ndihmojnë në rritjen e kapaciteteve në këtë fushë.
Në universitetin e Elbasanit, trajnimi u fokusua në ofrimin e njohurive praktike dhe strategji efektive për mbrojtjen e informacionit.
Përgjatë këtij viti janë trajnuar 358 studentë nëpër universitet e Shqipërisë, ndërsa pjesë e trajnimeve janë bërë edhe punonjës nga sektori publik dhe privat .
Top Channel