Mbesa e Trump rrëfen prapaskenat e familjes: Gjyshi ngrihej në majë të gishtave që të mos dukej më i shkurtër se Donaldi 29/11 23:35
Ministria e Jashtme e Rusisë ka deklaruar se Presidenti i rrëzuar sirian, Bashar al-Assad, ka lënë postin dhe vendin pas negociatave me “pjesëmarrës të tjerë në konfliktin e armatosur” dhe ka dhënë udhëzime për një transferim paqësor të pushtetit.
Rusia këmbëngul se nuk ishte e përfshirë në ato negociata dhe se bazat e saj ushtarake në Siri janë në gatishmëri të lartë, por nuk janë nën kërcënim.
Rusia deklaron se është në kontakt me “të gjitha grupet e opozitës siriane”.
Sipas BBC Rusia ka qenë një aleate kryesore e Asadit, duke i ofruar atij ndihmë ushtarake për të qëndruar në pushtet.
Top Channel