Zemërim dhe protesta pas tragjedisë/ Spanja në zi pas aksidentit hekurudhor, familjarët kërkojnë të afërmit e zhdukur 29/10 09:35
Dy të vrarë dhe i plagosur rëndë është bilanci pas të shtënave me armë në lagjen Glifada të Athinës pak minuta më parë.
Korrespondenti i Top Channel në Greqi Artur Bibe bën me dije se jashtë ambienteve të një supermarketi ka pasur breshëri të shtënash automatiku.
Policia ndodhet në vendngjarje, ndërsa dyshohet se ka pasur përplasje të armatosur për larje pazaresh.
Nga informacionet e para, policia ka ndaluar dy persona me shtetësi turke që dyshohet se kanë lidhje ose dijeni për ngjarjen, ndërsa viktimat dyshohet se janë shtetas kurdë.
Top Channel