Ndahet nga jeta në moshën 103-vjeçare Margarita Chant-Papandreou, një pioniere e të drejtave të grave në Greqi dhe bashkëshortja e ish-kryeministrit grek
Izraeli bombardoi Qendrën Kërkimore Shkencore Siriane (SSRC) në Damask të dielën pasdite.
Sipas mediave izraelite dhe perëndimore, regjimi i Asadit po kryente programe të armëve kimike dhe raketave balistike në Qendrën Kërkimore.
Ushtria izraelite lëshoi këtë të diel një paralajmërim për banorët e pesë qyteteve jugore të Sirisë, duke u kërkuar atyre që të qëndrojnë në shtëpitë e tyre “deri në një njoftim tjetër”. Ushtria përmendi si arsye luftimet e vazhdueshme në zonë.
Më herët, kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu përshëndeti rrëzimin e presidentit sirian Bashar al-Assad, duke e quajtur atë një “ditë historike”, të cilën ai ia atribuoi sulmeve të ushtrisë së tij kundër Iranit pro Damaskut dhe Hezbollahut në Liban.
Top Channel