E veja e opozitarit rus Alexei Navalny ngre alarmin: Regjimet autoritare dhe e djathta ekstreme në Evropë po forcojnë bashkëpunimin
Një punonjëse e një parku të kafshëve të egra në jug të Holandës ka ndërruar jetë nga plagët e marra pasi u sulmua nga një panterë gjatë punës së saj. Ngjarja e rëndë ndodhi të shtunën, më 24 tetor, në Safaripark Beekse Bergen.
Viktima, e cila kishte punuar në park për gati 40 vjet, ndodhej brenda rrethimit të dy panterave meshkuj persiane kur u sulmua, sipas agjencisë holandeze të lajmeve ANP.
Pas sulmit, gruaja u transportua për trajtim mjekësor dhe iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale po atë ditë. Megjithatë, gjendja e saj shëndetësore mbeti kritike dhe ajo nuk arriti t’u mbijetonte plagëve.
Una empleada de un zoo de Países Bajos muere por las heridas sufridas en el ataque de una pantera https://t.co/3MFNktWhee
— EL MUNDO (@elmundoes) October 27, 2026
Lajmi për vdekjen u konfirmua nga drejtuesit e parkut përmes një deklarate, ku shprehën pikëllimin e thellë për humbjen e punonjëses dhe ngushëllimet për familjen, miqtë dhe të afërmit e saj.
Ndërkohë, autoritetet pritet të nisin një hetim të pavarur për të zbardhur rrethanat e incidentit. Drejtuesit e Safaripark Beekse Bergen bënë të ditur se, për momentin, nuk mund të japin informacione të tjera lidhur me çështjen.
Në shenjë nderimi për punonjësen, parku ka krijuar gjithashtu një hapësirë ku vizitorët dhe personat e tjerë mund të lënë mesazhe ngushëllimi.
Top Channel