52-vjeçari në Vlorë hidhet në det, merr kryqin në Ditën e Ujit të Bekuar

06/01/2024 12:44

Një 52-vjeçar u hodh në det në Vlorë për të marrë kryqin në Ditën e Ujit të Bekuar.

52-vjeçari Albert Bollano kapi kryqin e hedhur nga prifti, ndërsa ceremonia u ndoq nga dhjetëra besimtarë dhe qytetarë të tjerë.

Kremtimi nisi në kishë dhe pas përfundimit të meshës, u zhvillua rituali i hedhjes së kryqit në det. Prifti i kishës së “Shën Theodorit” në Vlorë, At Konstandin Prifti drejtoi ceremoninë dhe uroi besimtarët.

Për besimtarët e krishterë, dita e 6 Janarit simbolizon jo vetëm ditën e pagëzimit të zotit të tyre Jezu Krishtit, por edhe pastrimin e të gjitha ujërave të ndotur në mbarë botën, duke lajmëruar faljen e mëkateve dhe mëshirën e Perëndisë.

Top Channel