Është zbardhur dëshmia e 32-vjeçarit Dorian Alia, një nga autorët e sulmit barbar ndaj avokatit Sokol Mëngjesi ditën e djeshme teksa ky i fundit po dërgonte fëmijën në kopsht.
Demokrati Lulzim Basha, në një deklaratë për mediat para nisjes së seancën plenare, ku do të diskutohet Komisioni i Posaçëm Antikorrupsion, e cilësoi një farsë propozimin e mazhorancës për këtë Komision.
Gjatë muajit maj në qytetin e Elbasanit janë arrestuar 18 drejtues mjetesh dhe janë vënë nën hetim nëntë të tjerë për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor dhe për shkak të drejtimit të mjetit në mënyrë të parregullt.
Erdgys Arrazi, i dyshuar si shkaktar për vetëvrasjen e gruas së tij, Almës, bashkë me tre fëmijët, u la në burg nga Gjykata e Apelit.
Deputeti i PD-së Flamur Noka, në fjalën e tij në parlament, duke folur projekt-rezolutën për krimet e komunizmit, paralelizoi qeverinë me regjimin diktaktoria.
Deputetja e Partisë Demokratike, Flutura Açka, duke folur për raportin e Institutit për Krimet e Komunizmit në Kuvend, u shpreh se të dy palët politike i kanë bërë padrejtësi ish të përndjekurve, të cilët ose i lanë në baltë me heshtje, ose “i ngopën” me VKM të cilat nuk u zbatuan kurrë deri në fund.
Deputeti i PS-së Petro Koçi, në fjalën e tij në parlament, teksa projekt-rezolutën për krimet e komunizmit, nuk kurseu akuzat për Sali Berishën.
Dy persona janë arrestuar në Elbasan, pasi dyshohet se ushtronin dhunë ndaj bashkëshorteve të tyre.
Deputeti Dashnor Sula kërkoi që projektvendimi për Komisionin e Posaçëm Antikorrupsion të tërhiqet dhe fillimisht në Kuvend të raportojnë institucionet e drejtësisë.
Një 39-vjeçar është vënë në prangat e policisë pasi ka kërcënuar një person përmes rrjeteve sociale.
Punimet në Loti i 7 i Unazës së Madhe në Tiranë po vazhdojnë me ritme të larta. Sipas kryeministrit Rama, deri më tani janë realizuar rreth 70% e punimeve. Loti 7 është me një gjatësi prej 1.92 km dhe nis nga pjesa fundore e “Bulevardit të ri” e deri në bregun e Lumit të Tiranës.
Dy të rinj në Shkodër, janë proceduar penalisht nga policia pasi shisnin pa autorizim dhe duke falsifikuar të dhënat, karta të telefonisë celulare, të cilat dyshohet se përdoreshin nga shtetas me precedent kriminal.
Deputeti Agron Gjekmarkaj, duke folur për projekt-rezolutën për krimet e komunizmit në seancën plenare, vuri në dukje se nuk është kërkuar falje për krimet e diktaturës.
Demokrati Lulzim Basha dhe ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentit, u përplasën në Kuvend për projektvendimin për Komisionin e Posaçëm Antikorrupsion.
Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë arrest në burg për tre personat që kundërshtuan policinë dhe dhunuan në ambientet e spitalit të Durrësit një 32-vjeçar.
A keni dëgjuar ndonjëherë për metodën e famshme ushtarake që ndihmon njerëzit të bien në gjumë brenda pak minutave?
Ka nisur me tensione edhe kjo seancë parlamentare.
Grupi parlamentar i Rithemelimit nuk arriti të dalë dje (e mërkurë) me një qëndrim të unifikuar sa i përket pikës së rendit të ditës për ngritjen e komisionit të posaçëm parlamentar “Xhafaj” që është parashikuar për seancën e të enjtes.
Në bisedë, bie në sy fakti se ata flasin për grabitjen e dy pleqve në Tepelenë. Në dosje nuk sqarohet e plotë, por dyshohet se bëhet fjalë për grabitjen e prindërve të Elton Çiços, i cili u ekzekutua në Tiranë në vitin 2016.
Inside Story
Policia e Shtetit ka dalë në një konferencë për shtyp, për të dhënë detaje mbi dhunimin që iu bë mëngjesin e sotëm në Tiranë, avokatit Sokol Mëngjesi, nga katër persona.
Edicioni i tretë i Conference League u fitua nga Olympiacos. Grekët triumfuan në Athinë aty ku mposhtën Fiorentinën vetëm pas kohës shtesë, teksa goli vendimtar u shënua nga El Kaabi në minutën e 116.
Gazetari Ferdinant Dervishi ka ngritur shqetësimin në Top Story se me sa shumë guxim arritën katër persona të pa maskuar, në mes të Tiranës të sulmonin barbarisht një avokat të njohur.
Gazetari Ferdinant Dervishi ka dhënë detaje lidhur me gjendjen e avokatit Sokol Mëngjesit dhe arsyet e sulmit ndaj tij.
Gazetarja Dorjana Bezat zbuloi detaje të reja në lidhje me sulmin që iu bë Sokol Mëngjesit, teksa fokusin e ndali edhe tek kërcënimet që i janë bërë avokatit.
Profesori i kriminalistikës Ervin Karamuço ka treguar në “Top Story” se gjendja e avokatit Sokol Mëngjesi është e rëndë.
Gazetarja e Top Channel, Dorjana Bezat ka siguruar videon nga momenti kur avokati Sokol Mëngjesi dhunohet para derës së kopshtit.
Gazetarja Anila Hoxha ka zbardhur detaje nga ngjarja e ndodhur mëngjesin e sotëm të avokatit Sokol Mëngjesi.
Prej vitesh, ai ka qenë në armiqësi të egër me Leonard Dukën, i cili u arrestua në Belgjikë, pasi ishte shpërngulur nga Dubai.
Produksioni më i madh televiziv i vitit, Big Brother Vip 3, kurorëzoi suksesin e këtij sezoni në Top Channel me një ceremoni festive si një ritual falënderimi e mirënjohjeje për arritjet profesionale dhe fitoren e të gjithëve përmes këtij formati.
Një sportiste profesioniste golfi në SHBA ka njoftuar tërheqjen nga sporti në moshën 29-vjeçare duke cituar presionin psikologjik të të qenit në qendër të vëmendjes.
Martinaj dyshon tek grupet e Niklës për vrasjen e Bujar Likës, i konsideruar si krahu i djathtë i tij.
Policia e Kosovës njoftoi se ka sekuestrua disa mijëra euro dhe dinarë nga një kasafortë në një degë bankare serbe në Mitrovicën e Veriut të mërkurën.
Sali Berisha, teksa fliste edhe këtë mbrëmje nga dritarja e banesës së tij, ku ndodhet nën arrest shtëpie me akuzën për korrupsion, reagoi sërish për sulmin ndaj avokatit të tij Sokol Mëngjesi.
Prokuroria zbardh një prej komunikimeve në SKY të Arben Ndokës, ku flasin për eliminimin e të vëllait, Aleksandrit.
Kreu i ekzekutivit ishte sot i pranishëm në prezantimin e planit për motivimit për administratën publike, teksa u shpreh se muaji qershor do të jetë muaji i fundit me pagën aktuale, dhe prej korrikut administrata do të marrë pagat e reja. Paga mesatare nga korriku do të jetë 900 euro, sipas Ramës.
Në bisedat e shumta të zbardhura në dosje, që sipas prokurorisë janë kryer mes Emiljano Shullazit dhe Marklen Hakës, bie në sy pakti që Durim Bami ofron për ti dhënë fund armiqësisë me Arben Ndokën.
Fituesja e edicionit të tretë të “Big Brother VIP” Egla Ceno, i ndodhi një incident gjatë fillimit të programit “Post Big Brother” mbrëmjen e kaluar.
Transkpritet e fraksionit të ri të ‘SKY’, nxjerrin në dritë jo vetëm luftën mes grupeve, por edhe përçarjen, hasmëritë brenda vetë Bandës së Niklës.
Klubi i Borussia Dortmund ka përfunduar nën akuzën e opinionit publik në Gjermani. Gjithçka ka të bëjë me sponsorin e ri të verdhezinjve, “Rheinmetall”.
Një zyrtar i lartë i Izraelit tha se pret që lufta kundër Hamasit të zgjasë deri në fund të vitit, pavarësisht thirrjeve të vazhdueshme për armëpushim.
Bodrumi i Spitalit Rajonal të Shkodrës është përfshirë pasditen e sotme nga flakët.
UEFA Conferenca League ka mbërritur në stacionin e fundit të sezonit 2023-2024, edicioni i tretë i këtij kompeticioni, me finalen e madhe Olympiacos-Fiorentina.
Ylljet Alicka, Maklena Nika, Namik Dokle, Arian Leka, Manjola Nasi dhe Artur Spanjolli janë emrat që do të flasin në greqisht, italisht, spanjisht, kroatisht dhe maqedonisht.
Fronti Evropian me në krye partinë Bashkimi Demokratik për Integrim paralajmërojnë veprime në mbrojtje të votës së 8 majit në Maqedoninë e Veriut.
Ideja për zgjedhje të parakohshme në fund të qershorit apo në korrik është shuar këtë të mërkurë.
Balona të Koresë së Veriut lëshuan jashtëqitje dhe mbeturina të tjera në rrugët e mbushura me njerëz, përpara blloqeve të banimit dhe në zona të tjera publike në gjithë Korenë e Jugut, të mërkurën, në përshkallëzimin e fundit të tensioneve nga Pheniani me fqinjin e tij jugor.
Në vitin 2022 u përurua Parkut Industrial në Kuçovë, një investim i Fondit Shqiptar të Zhvillimit. Kostoja, bashkë me projektimin, ndërtimin dhe mbikëqyrjen shkoi në mbi 2 milionë euro.
Masat e marra për sezonin turistik, bënë bashkë drejtuesit vendor në qarkun e Shkodrës.
Në rendin e ditës të Parlamentit të firmosur nga Lindita Nikolla është futur projektvendimi për ngritjen e Komisionit të Posaçëm Antikorrupsion.
Pas përfundimit të eksperiencës si opinioniste e Big Brother VIP, Ori Nebijaj ka folur për vështirësitë që ka hasur.
Komandanti i misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR, Ozkan Utulash, u takua të mërkurën me shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Serbisë, Millan Mojsilloviq, në Kopaonik të Serbisë, për të biseduar për gjendjen e sigurisë rajonale.
Hans Dieter Flick u prezantuar sot si trajneri i ri i Barcelonës. Gjermani tha fjalët e para si katalanas, duke u premtuar tifozëve se skuadra e drejtuar prej tij do të prodhojë spektakël në fushën e blertë.
Sërish zjarr në spitalin e Shkodrës.
Një aksident i rëndë ka ndodhur mesditën e kësaj të mërkure në Prishtinë.
Antikitete të rekuperuara pas grabitjeve apo nga trafikimi në tregun e zi, tashmë strehohen në një muzeum në qendër të Romës.
Një nga katër autorët të cilët kanë dhunuar sot avokatin Sokol Mëngjesi, është identifikuar si Romario Tabaku, aktualisht i shpallur në kërkim.
Një 50-vjeçar shqiptar ka goditur pronaren e një hoteli Gallo në Castel San Pietro, në Itali, vrasje e mbetur në tentativë.
Një shpërthimi ri vullkanik ka nisur në gadishullin Reykjanes ne jugperëndim të Islandës, duke shënuar të pestin që prej fillimit të vitit, njoftonin mediat vendase.
Romario Tabaku, Dorian Alia, Drivald Alia, Elton Kasaj u takuan para një muaji për të thurur planin e dhunimit ndaj avokatit Sokol Mëngjesi.
Aktori dhe finalisti i “Big Brother VIP 3,” Romeo Veshaj, është komentuar shumë për mos pjesëmarrjen në “Afterparty” dhe “Post Big Brother”.
Drejtoria Vendore e Policisë së Tiranës zbuloi detaje të reja gjatë një konference për shtyp, në lidhje me sulmin e avokatit Sokol Mëngjesi paraditen e kësaj të mërkure.
Policia e Shtetit ka vendosur 20 mijë euro në dispozicion të qytetarëve që mund të kenë informacion të vlefshëm për kapjen e autorëve që dhunuan avokatin Sokol Mëngjesi.
Është vetëdorëzuar në polici një nga katër autorët që dhunuan avokatin Sokol Mëngjesi.
Një njeri ka vdekur sot pasi është thithur nga presioni brenda motorit të avionit në aeroportin kryesor të kryeqytetit holandez Amsterdam.
Ish-presidenti i Interit nuk ka hedhur poshtë mundësinë për të blerë sërish skuadrën italiane të futbollit.
Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm në prezantimin e planit të motivimit për administratën publike, ku ka përgëzuar punën e saj, në rrugën e procesit të integrimit në BE.
Bayern Munich zyrtarizon trajnerin e ri. I përzgjedhuri i rekordmenëve të futbollit gjerman është Vincent Kompany, i cili vjen nga anglezët e Burnleyt.
Një nga personat më me influencë të vendit, Thaksin Shinawatra do të dalë në gjyq me akuza ofendimi ndaj monarkisë së Tailandës, duke e bërë ish-kryeministrin, personin me profilin më të lartë që përballet me akuzën e kontestuar qe kritiket quajnë ‘mjet dënimi ndaj personave problematikë.’
Top Channel ka siguruar fotot dhe emrat e 4 autorëve që dhunuan avokatin Sokol Mëngjesi.
Ky është momenti kur dy nga autorët e dyshuar të cilët dhunuan barbarisht avokatin Sokol Mëngjesi, largohen me vrap nga vendngjarja.
Pesë muaj para zgjedhjeve presidenciale të nëntorit në Shtetet e Bashkuara, duket se nuk ka gjasa për një zgjidhje diplomatike për luftërat në Ukrainë dhe Gaza.
Kongresi i Kolumbisë ka miratuar ligjin që ndalon përdorimin e demave per shfaqje në stadiume në të gjithë vendin prej vitit 2027.
Rinovim apo largim me parametra zero? Momente vendimtarë për të ardhmen e Adrien Rabiot, shërbimet e të cilit Juventusi nuk dëshiron t’i humbasë.
Presidenti turk Rexhep Tajjip Erdoğan ka dënuar sot Kombet e Bashkuara për paaftesinë e tyre qe të ndalojnë fushatën gjenocide të Izraelit në Gaza, pas sulmit të rëndë ndaj tendës së të zhvendosurve palestinezë që shokoi opinionin botëror.
Dy persona janë shoqëruar në polici lidhur me ngjarjen e ndodhur sot, ku u dhunua avokati Sokol Mëngjesi.
Zbulohet përmbajtja e draftit të propozuar nga Partia Socialiste për për mirëqeverisjen dhe thellimin e anti-korrupsionit, i cili mori 67 vota të PS në mbledhjen e Kuvendit të hënës.
Shtëpia e Bardhë i cilësoi sulmet ajrore ndaj një kampi refugjatësh në Rafah si “të trishtueshme”, por nuk ndërmori asnjë masë për të kufizuar ndihmën ushtarake për Izraelin apo për të ndryshuar politikat e saj, duke mbështetur të drejtën e Izraelit për të kryer operacione në Gazë.
Me nisjen e sezonit turistik, Shqipëria është gati të mirëpresë një tjetër rekord turistësh dhe këtë e konfirmojnë edhe mediat që reklamojnë vendin tonë.
Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken mbërriti sot në kryeqytetin e Moldavisë, Kishinau. Kjo është ndalesa e parë, e një turneu të shkurtër në Evropë, që synon të forcojë mbështetjen perëndimore për Ukrainën, mes vendeve aleate të NATO-s, si dhe atyre fqinje.
Organizatorët e festivalit të birrës Oktoberfest në Gjermani kanë deklaruar së fundmi se “nuk ka vend për ‘budallëqe të së djathtës ekstreme’ pasi radikalët e djathtë gjermanë kanë përshtatur këngën e njohur ritmike italiane ‘L’amour Toujours’ me një brohoritje naziste.
Një 45-vjeçar nga Narta, i ka dhënë fund jetës duke u vetëvrarë me armën e gjahut.
Maguette Gueye ishte një nga lojtarët më të spikatur në sezonin që lamë pas në Superiore. 21-vjeçari i Partizanit shënoi 6 gola në 33 ndeshjet që u aktivizua në kampionatin shqiptar (+2 asistime).
Polonia do ta kthejë zonën neutrale 200 metra të gjatë në kufi me Bjellorusinë në fillim të javës së ardhshme, pasi një ushtar polak u plagos rëndë në kufi, tha të mërkurën kryeministri polak Donald Tusk.
Prej më shumë se tre orësh, aksi rrugor në qafën e Llogorasë ishte i kalueshëm vetëm në një krah.
Gjykata e Apelit në përfundim të gjykimit, më datë 28.05.2024, e përbërë nga trupi gjykues me Relatore Gjyqtare znj. Edlira Petri dhe anëtare z. Fatri Islamaj dhe z. Genti Dokollari, vendosi ndryshimin e vendimit të datës 10.11.2016 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier në lidhje me të pandehurit G. P e A. P. Kështu u […]
Nevil Dede do të vijojë që të jetë trajneri i AF Elbasanit edhe në Superiore, teksa në ambientet e stadiumit “Elbasan Arena” u bë edhe prezantimi zyrtar i tij.
Paolo Spadaccini, zëvendëspresident i fondacionit “Festival Pucciniano”, vlerësoi Teatrin e Operës dhe Baletit shqiptar dhe nderoi Drejtoreshën e institucionit Abigeila Voshtina dhe Drejtorin Artistik, Jacopo Sipari di Pescasseroli, si ambasadorë të artit puçinian në botë, në 100-vjetorin e vdekjes së gjeniut të Torre del Lago.
Për të kundërshtuar kryetarët shqiptarë, një vit më parë, serbët e katër komunave veriore u mblodhën përreth objekteve komunale në shenjë protestë.
Me votimin në parlament me vetëm 67 vota të Partisë Socialiste të Hënën të rezolutës për mirëqeverisjen dhe thellimin e anti-korrupsionit pritej vendosja në rendin e ditës për seancën e parlamentit këtë të enjteje.
Dy zëvendës ministra në kabinetin Rama 3, pritet të largohen nga detyrat që mbajnë për t’u përfshirë në diplomaci.
Brenda verës do të ristrukturohen të 61 bashkitë në vend, proces i cili të shoqërohet me rritje pagash për çdo punonjës.
Pasi u pyet nga deputetët nëse Kombinati Mekanik i Poliçanit është gati për të filluar prodhimin e municioneve, siç përcaktohet edhe në një projektligj të bërë publik nga qeveria, administratori shtetëror i ish-ndërmarrjes, në komisionin e sigurisë kombëtare, ishte pozitiv.
E reja shtatzënë dhe e dashura sekrete u takuan miqësisht kur zbuluan se kishin të njëjtin burrë, para se ai të vriste me thikë nënën në pritje.
Gjendja shëndetësore e avokatit Sokol Mëngjesi është përkeqësuar, pasi ai u godit me dorezë metalike nga tre persona.
Tre persona me leva dhe doreza metalike dhunuan mëngjesin e kësaj të mërkure avokatin Sokol Mëngjesi.
Në raportin e fundit të Amnesty International bëhet bilanci i zbatimit të dënimit me vdekje në mbarë botën. Irani zbatoi më shumë dënime me vdekje. Shifrat më të larta mendohet të jenë në Kinë, por të dhënat mungojnë.
Një 51-vjeçar është plagosur pasi ra nga shkallët duke punuar.
Rithemelimi ka paralajmëruar bojkotin e komisionit “Xhafaj”, që pritet të votohet nesër në Kuvend.