Dy persona janë arrestuar në Elbasan, pasi dyshohet se ushtronin dhunë ndaj bashkëshorteve të tyre.

Në Cërrik, ra në pranga 47-vjeçari me iniciale S.S., pasi ka dhunuar fizikisht gruan e tij. për të njëjtën arsye, u arrestua një tjetër shtetas në Peqin, 48-vjeçari me iniciale A.S.

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, vijon hetimin ndaj tyre.

Top Channel