Gjykata e Apelit në përfundim të gjykimit, më datë 28.05.2024, e përbërë nga trupi gjykues me Relatore Gjyqtare  znj. Edlira Petri dhe anëtare z. Fatri Islamaj dhe z. Genti Dokollari, vendosi ndryshimin e vendimit të datës 10.11.2016 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier në lidhje me të pandehurit G. P e A. P.

Kështu u vendos:

-Deklarimin fajtor të të pandehurit G. P, për veprën penale të “Vrasjes në rrethana të tjera  cilësuese” e mbetur në tentativë dhe në bazë të neneve 79, shkronja “dh” dhe 22 të Kodit Penal dënimin e tij me 29 (njëzetenëntë) vjet burgim.

-Deklarimin fajtor të të pandehurit G. P, për veprën penale të “Mbajtjes pa leje të armëve luftarake dhe municionit” dhe në bazë të nenit 278/2 të Kodit Penal dënimin e tij me 3 (tre) vjet burgim.

-Në bazë të nenit 55 të Kodit Penal bëhet bashkimi i dënimeve për të pandehurin G. P, duke u caktuar një dënim i vetëm prej 30 (tridhjetë) vjet burgim.

-Në zbatim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale, ulet 1/3 e dënimit dhe i pandehuri G.P dënohet përfundimisht me 20 (njëzet) vjet burgim.

-Vuajtja e dënimit fillon nga dita e ndalimit 01.07.2015 dhe të kryhet në një prej burgjeve te sigurisë së zakonshme.

-Deklarimin fajtor të të pandehurit A. P për veprën penale të “Moskallëzimit te krimit” dhe në bazë të nenit 300 të Kodit Penal dënimin e tij me 3 (tre) vjet burgim.

-Në zbatim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale ulet 1/3 e dënimit dhe i pandehuri A. P dënohet përfundimisht me 2 (dy) vjet burgim

 

Top Channel