Muzeumi spektakolar në Banjat e Lashta të Romës, strehon artin e rikuperuar nga trafiku (fotot)

29/05/2024 19:31

Antikitete të rekuperuara pas grabitjeve apo nga trafikimi në tregun e zi, tashmë strehohen në një muzeum në qendër të Romës.

Muzeumi i Artit të Rikuperuar është vendosur në një sallë spektakolare në kompleksin e banjave të lashta të Romës, dhe përveç veprave tregon dhe historinë e rigjetjes së tyre.

Aktualisht ai mban dhjetra enë të lashta, qypë, monedha e buste, disa prej të cilave janë vjedhur gjatë gërmimeve në nekropolet etruske në veri të Romës, ose në gërmime sekrete në rajonin juglindor të Puglia.

Një pjesë e tyre ishin trafikuar jashtë Italisë nga koleksionistë ilegalë antikash, që ua shisnin blerësve të huaj.

Disa nga objektet etiketohen si “të rishitura ose dhuruara në muzeumet amerikane në të kaluarën”, shpjegon për rrjetin AFP drejtori i muzeumit, arkeologu francez Stephane Verger.

Italia thotë se ka ashpërsuar betejat ligjore dhe diplomatike për rikuperimin e objekteve antike të vjedhura.

Dy vjet më parë muzeumi i njohur Getty Museum në Los Angeles, pranoi kthimin në Itali të tre statujave të famshme balte me masë njerëzore, të njohura si “Orfeus dhe sirenat” që datonin prej shekullit të 4-rt p.e.s. pasi u pranua se ato ishin gërrmuar ilegalisht.

Ato gjenden tani këtu në Muzeumin e Artit të Rekuperuar, si pjesë e pavionit të ‘terracotta’ italiane.

“Ne nuk duam të jemi si ato muzeumet e mëdha që preferojnë të shfaqin vetëm punime të mrekullueshme. Ky është një muzeum edukativ që tregon dhe per rreziqet e trafikut ndërkombëtar të artit”, thotë Verger për AFP.

Por ai shton se veprat nuk qëndrojnë gjithmonë këtu.

“Pas shfaqjes këtu për disa kohë, ato dërgohen në muzeume të tjera, aty ku duhet të ishin shfaqur nëse nuk do të ishin kontrabanduar jashtë vendit”, shton Verger.

Gërmimet ilegale të vendeve të lashta janë dëmtuese në dy aspekte, jo vetëm për humbjen e tyre por dhe të informacionit mbi vendin apo mënyrën e gjetjes.

“Kjo ka pasoja në njohurinë tonë për kulturat e lashta,” thotë Verger said.

Muzeumi i hapur dy vjet më parë është aktualisht i mbyllur për mirëmbajtje deri në vitin ‘jubilar’ të Romës 2025, kur miliona katolikë pritet të vijnë ne Rome.

Në rihapjen e tij do të shfaqet dhe “Atleti i Fano”, skulptura e bronztë greke që qëndron prej 50 vjetësh në mzuemin Getty, tashmë duke u kthyer në Itali.

Statuja e një atleti nudo me një kurorë në kokë, ishte blerë nga muzeumi amerikan te një koleksionist gjerman për 4 milionë dollarë por tashme do te kthehet ne Itali./AFP/

FOTO GALERI
1/11
Muzeumi i Artit të Rikuperuar është vendosur në një sallë spektakolare në kompleksin e banjave të lashta të Romës

Top Channel