Inside Story/ Bisedat Martinaj-Duka! Nga grabitja e të moshuarve tek borxhet mln euro dhe implikimi i të ‘fortit të Lushnjës’

29/05/2024 22:46

Në bisedë, bie në sy fakti se ata flasin për grabitjen e dy pleqve në Tepelenë. Në dosje nuk sqarohet e plotë, por dyshohet se bëhet fjalë për grabitjen e prindërve të Elton Çiços, i cili u ekzekutua në Tiranë në vitin 2016.

Ata përmendin një person të quajtur Rino, të cilit i kishin ofruar 10 mijë euro për të mos bërë zhurmë, por nuk sqarohet nëse lidhet me serialin mes Çiços së ndjerë dhe rivalëve të tij.

“Leonardi i kërkon që të flasim për ne të dy, që të flasim si është për të folur dhe ti bëjmë gjërat e qarta bashkë. Ose ti qetësojmë dhe ti rregullojmë, ose vazhdojmë si e kemi nisur, por e mira është që mos të shkojnë gjërat më andej se ty nuk të kam prek as në gjak, as babë. Ti duhet të më kthesh çfarë më takon se kam gjithë ato lek me ty në punë. Ervisi i shkruan që unë s’të ha asnjë lek edhe pse je munduar të më vrasësh me gabelët e Vlorës”.

‘Ajo ishte një zonë ku kishte kriminalitet të cdo lloj fushe dhe kapitulli të Kodit Penal, ishte gjobëvënie fajde, krijimi i premisave për trafiqe të mëdha, për këtë arsye bëhej shumë e vështirë identifikimi I situatave konkrete në zonën ku ndodhte’ u shpreh Eugen Beci, ish-prokuror.

Të dy, zbulojnë grupet nga qytetet e ndryshme me të cilët kanë lidhur aleanca për të vrarë njëri-tjetrin. Martinaj i thotë se për lekët që ka futur te biznesi i llotove, mund të marrë pajisjet, ndërsa lekët e drogës ia ka shlyer. Ata detajojnë llogaritë vjetra dhe zotohen që nëse e zgjidhin konfliktin, lufta do të merrte fund.

“Unë kam paguar 1 milion euro për informacion në lidhje me lokalizimin. Hajde rregullojmë llogaritë dhe të ndalemi se për ndryshe ka për të shkuar keq kjo punë dhe nuk do të ndalet më’.

“Ata 3 vlonjatët do të ti gropos, jo për Santin por sepse kanë dash me më vra mua dhe nëse do dilju t’i për Zot. Kanë bërë tender me kokën time, nuk ke besë me mua pa kapur atë Doqen, ose në burg ose në tokë. Ti po mbajte anën e tij vazhdo se të kanë përdorur, ashtu si të ka përdorur ai Gaxha se ka dashur të marrë peng te Valter Bami mor Budalla”.

Ervisi i shkruan më tej se Gaxhën do e vriste ditën që doli nga burgu. Në episodin për eliminimin e Gacajt, rezulton i implikuar sipas prokurorisë edhe Gjergj Cukali, një prej emrave më të njohur të bandave të Tiranës. Ai është zbuluar në komunikime të ndryshme ku merr ofertë edhe për eliminimin e Altin Gegës për 400 mijë euro. Martinaj i thotë Dukës se hoqi dorë nga vrasja e Gacajt, pasi i erdhi kaq sepse objektivi i sapodalë nga burgu kishte vajzën e vogël në makinë. Më tej, ai i tregon se donte të vriste vëllezërit Bami. Në fund, do tregonte bisedat e tyre që kishin planifikuar pengmarrjen e Leonardit për ti vënë gjobë 5 milionë euro.

‘Përvec hakmarrjes është kërkuar mbeldhje informacioni kur është marr peng personi rival, përmes dhunës, shtrëngimeve, torutrave para ekzekutimt është kërkuar marja e informacioneve dhe është siguruar që asnjë informacion që personi posedonte mos humbiste me ekzekutimin’ u shpreh Faik Basha, ekspert sigurie.

Martinaj dhe Duka kërkojnë që biseda mes tyre të mbetet private, pasi intrigat e të tjerëve mund të prishin pajtimin. Në fakt, planet për eliminimin e ndërsjelltë nuk u ndërprenë siç zbulojnë transkriptet. Ata, nuk i zinin besë njëri-tjetrit. Një prej emrave të njohur që ishte afruar me Martinajn për këto plane ishte me Julian Sulaj, kundërshtari i Aldo Bares që njihet me nofkën Juli i Pashakos. Leonradi i kërkon që të tërheqë njerëzit nga këto plane.

“Ervisi i shkruan që unë nuk di gjë për kë e ka dhe secili ka hesapin e vetë, unë mbaj në shpatulla vetëm problemet e mija. Leonardi i shkruan ok, por ke dhe gjakun tënd vërdallë, e po të flas si burrat se nuk jam nga ata që fle unë, po të them me i qetësu e me i rregullu gjërat. Ervisi i shkruan që kush e meriton futja”.

Top Channel