Shpërthimi i ri spektakolar vullkanik në gadishullin islandez Reykjanes (fotot)

29/05/2024 18:52

Një shpërthimi ri vullkanik ka nisur në gadishullin Reykjanes ne jugperëndim të Islandës, duke shënuar të pestin që prej fillimit të vitit, njoftonin mediat vendase.

“Shpërthimi vullkanik ka nisur në Sundhnuksgigar, në veri të Grindavik,” shkruante zyra vendase e meteorologjisë, rreth tre javë pas shpërthimit të fundit që kishte zgjatur rreth një muaj.

Zyrtarët thanë se kishin bërë paraprakisht disa evakuime në qytezën fqinje të Grindavik.

“Shpërthimi ngriti shtëllunga tymi deri të paktën 50 metra të larta,” shtohej në njoftim.

Pranw vullkanit raportohet se gjendet rezorti gjeotermal Blue Lagoon, atraksioni më i madh turistik i Islandes, i cili kishte ndaluar përkohësisht aktivitetin.

Autoritetet kishin pikasur aktivitet sizmik para shpërthimit, sipas tyre prej akumulimit të magmës nën Svartsengi, ku një imjant i madh energjitik furnizon me energji dhe ujë rreth 30,000 banorët e gadishullit.

Zyrtarët thonë se deri në mars 2021, gadishulli Reykjanes nuk kishte parë shpërthime vullkanike prej shekujsh, dhe se një epokë e re sizmike duke se ka nisur në rajon, shkruan rrjeti AFP.

FOTO GALERI
1/3
Një shpërthimi ri vullkanik ka nisur në gadishullin Reykjanes ne jugperëndim të Islandës, duke shënuar të pestin që prej fillimit të vitit, njoftonin mediat vendase.

Top Channel