Rithemelimi paralajmëroi bojkotin e komisionit “Xhafaj”, PS drejt shtyrjes së votimit. Burimet: Mund të hiqet nesër nga rendi i ditës

29/05/2024 15:47

Me votimin në parlament me vetëm 67 vota të Partisë Socialiste  të Hënën të rezolutës për mirëqeverisjen dhe thellimin e anti-korrupsionit pritej vendosja në rendin e ditës për seancën e parlamentit këtë të enjteje.

Projekt vendimi synon krijimin e një komisioni të posaçëm parlamentar i cili pritet të drejtohet nga Fatmir Xhafaj.

Por zhvillimet që vinë nga mbledhja e grupit parlamentar të PD ku shumica deputetëve janë kundra pjesëmarrjes së opozitës në këtë komision, është duke ndikuar tek shumica socialiste.

Burime nga grupin parlamentar të PS i thanë Top Channel se projekt vendimi për ngritjen e këtij komisioni mund të tërhiqet nga rendi i ditës në seancën e nesërme.

Kjo për t’i dhënë më shumë kohë opozitës në qartësimin e pozicionit të tyre.

Por gjithçka pritet të qartësohet nga kryetarja e Kuvendit në nisje të seancës të së enjtes.

Ky komision është parashikuar nga maxhoranca të përbëhet nga 11 anëtarë dhe nuk do të ketë bashkëkryetar nga opozita.

Top Channel