Dhunimi i avokatit Sokol Mëngjesi, policia regjistron sulmin si ‘vrasje në tentativë’, gazetarja zbulon detajet

29/05/2024 22:08

Gazetarja Anila Hoxha ka zbardhur detaje nga ngjarja e ndodhur mëngjesin e sotëm të avokatit Sokol Mëngjesi.

Në një lidhje direkte për Top Talk, Hoxha u shpreh ndër të tjera policia e ka regjistruar këtë sulm si vrasje e mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim.

“Policia e Tiranës e ka regjistruar sulmin si vrasje e mbetur në tentativë, si një vepër e kryer në bashkëpunim, por mbetur në tentativë”, tha Hoxha.

Kujtojmë se policia në një deklaratë për mediat tha se autorët kanë qenë katër persona dhe se një prej tyre është vetëdorëzuar.

 

 

 

 

Top Channel