17:58
“I njohim mirë sepse luajmë prej vitesh në Serie A”, Gjimshiti para takimit me Italinë: Janë kampionë në fuqi, duhet të kemi kujdes
Shqipëria përballet me Italinë në ndeshjen e parë të kuqezinjve të “EURO 2024”, e cila do të luhet në Dortmund, më 15 qershor, në orën 21:00. Kapiteni i kuqezinjve, Berat Gjimshiti ka thënë në konferencën para ndeshjes se lojtarët dhe trajneri e kanë studiuar mirë rivalin dhe se një rezultat pozitiv do të ndihmonte shumë në kualifikimin nga grupi.