19:24
Dorëzohet ish-kryepolici i Lezhës/ Henerigert Mitri, i shpallur në kërkim pas zbërthimit të aplikacionit SKY ECC
Vetë dorëzohet në polici ish-drejtori i policisë së Lezhës, Henerigert Mitri, i shpallur në kërkim pas zbërthimit të aplikacionit SKY ECC, ku sipas SPAK drejtonte aktivitetin kriminal të kultivimit të narkotikëve, në qarkun e Lezhës, ndërsa në bashkëpunim me biznesmenin Pëllumb Gjoka organizonte aktivitetin e paligjshëm të lojërave të fatit.