Aksident tragjik në Itali, humbin jetën dy të rinj 20 dhe 21 vjeç pas përplasjes së makinës me kamionin Një burrë sulmoi me thikë disa polic në veri të Parisit, por më pas u vra nga autoritetet.
Selia e policisë në kryeqytetin francez tha se një nga oficerët e policisë fillimisht përdori një armë elektrike, por nuk ishte në gjendje ta ndalonte autorin, teksa më pas një tjetër oficer ka përdorur armën, duke plagosur atë në gjoks, i cili ndërroi jetë pavarësisht ndërhyrjes së urgjencës.
Sipas rikonstruksionit të prefekturës, rreth orës 7 të mëngjesit të së mërkurës, autori është “hedhur” drejt një patrulle policësh të armatosur me dy thika.
I plagosur, atij iu bë masazh kardiak për ta ringjallur, por, nuk arriti t’i mbijetonte plagëve të marra.
Hetimi i është besuar policisë së Seine-Saint-Denis, ndërsa Inspektorati i Përgjithshëm i Policisë Kombëtare do të hetojë përdorimin e armëve të shërbimit nga oficerët.
Top Channel