Një 35-vjeçar ka humbur jetën në portin e Porto Romanos në Durrës.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:00 të së premtes, në lagjen nr. 15. Sipas policisë shtetasi K. M., rreth 35 vjeç, ka qenë duke punuar tek porti në Porto Romano kur dyshohet se ka rënë në kontakt me rrymën elektrike dhe për pasojë ka humbur jetën.

Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar personat përgjegjës në komisariat për veprime të mëtejshme, ndërsa grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë rrethanave të ngjarjes.

Ngjarja dyshohet për shkelje të rregullave të sigurisë teknike në punë.

Top Channel