E premte, 03 Maj 2024
13:28
Me rroba të zeza dhe në heshtje, të afërmit përcjellin për në banesën e fundit dy të moshuarit në Dropull! U rrahën deri në vdekje

Janë përcjellë për në banesën e fundit dy të moshuarit që u rrahën për vdekje në Dropull.

13:00
Toka e sekuestruar në Himarë, ish deputeti i PS pyetet sërish në SPAK

Bashkëshorti i ish-ministres, Olta Xhaçka, Artan Gaçi është paraqitur sërish në SPAK.

12:50
Sot, Dita e Lirisë së Shtypit! ‘Reporterët pa Kufij” publikon raportin: Vendet e Ballkanit me rënie, edhe Shqipëria. Përmend sulmin ndaj Top Channel

Organizata “Reporterët Pa Kufij” publikoi raportin e saj më të fundit mbi gjendjen e lirisë së shtypit nëpër botë, duke shprehur shqetësimin për atë që e sheh si fenomen global, dhe e përshkruan si mungesë të vullnetit politik për mbrojtjen e të drejtave të medias.

12:36
Kina nis një tjetër mision hënor, gara hapësinore me SHBA-në po nxehet! A do të realizohet “ëndrra e përjetshme” e liderit Xi Jinping?

Kina nisi një mision hënor pa ekuipazh të premten që synon të sjellë përsëri mostra nga ana e largët e Hënës për herë të parë, në një hap të madh për programin ambicioz hapësinor të vendit.

12:34
Provimi i Magjistraturës, Rithemelimi: Po përgatisim padinë penale, do ta çojmë në SPAK këtë skandal të rëndë! Po hedh në erë pavarësinë e gjyqësorit

PD e Rithemelimit tha se po përgatit një padi penale dhe do ta dërgojnë në SPAK shkeljet e ndodhura në provimin e Magjistraturës.

12:23
Aktivisti i Luginës së Preshevës, Muharrem Salihu kandidati i parë nga Italia për zgjedhjet në Parlamentin Evropian

Aktivisti politik për të drejtat e shqiptarëve në Luginën e Preshevës, Muharrem Salihu i cili është nga komuna e Medvegjës, është nominuar kandidat për zgjedhjet në Parlamentin Evropian.

12:03
Apeli i Posaçëm lë në fuqi masën arrest shtëpie për Berishën dhe Malltezin, avokati Gjokutaj: SPAK po sillet si parti politike! Kemi humbur disa beteja, por jo luftën

Apeli i Gjykatës së Posaçme Antikorrupsion vendosi të rrëzojë sërish kërkesën e ish-kryeministrit Sali Berisha dhe dhëndrit të tij Jamarbër Malltezi për revokim të masës së sigurisë “arrest në shtëpi”.

11:52
“Menaxhimi i financave publike thelbësore për integrimin në BE”, ambasadori Gonzato: Shqipëria ka ecur mirë, pavarësisht kushteve negative

Ambasadori i BE në Tiranë, Silvio Gonzato mori pjesë në aktivitetin e prezantimit të strategjisë së menaxhimit të financave publike.

11:50
“Nuk merrem më me zotin Meta, as me mashat e tij”, Basha për kryetarin e PL: Është kartë e djegur, ne e kemi me…

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, në një konferencë për shtyp u pyet për kreun e Partisë së Lirisë, Ilir Meta.

11:30
Ligji kundër ‘tradhtarëve të atdheut’, deputeti Petro Koçi: Nismën e mora nga rasti ‘Beleri’, nuk mund të kandidojë dikush që përdhos republikën

Deputeti socialist Petro Koçi në një lidhje për “Breaking” në Top News shpjegoi se përse propozoi nismën që personat të cilët përdhosin simbolet kombëtare të mos kandidojnë apo të mos emërohen në funksione publike.

11:09
Deklarata e Dumanit për statusin e prokurorëve, Manja: Jam në krahun e tyre, por Kushtetuta kërkon vullnet më të gjerë se mazhoranca

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja dha një prononcim për mediat pas mbledhjes me kryeprokurorin Olsian Çela dhe kreun e SPAK, Altin Dumani.

10:54
Tentoi të vidhte një argjendari në Shkodër nën kërcënimin e armës, kapet në Spanjë 35-vjeçari. Pritet ekstradimi 

Një 35-vjeçar i shpallur në kërkim është kapur në Spanjë, pasi ka tentuar të vjedhje një argjendari në Shkodër, nën kërcënimin e armës.

10:51
Sherr i ashpër mes Britney Spears dhe partnerit të saj në një hotel! E plagosur, këngëtarja bërtet nëpër korridore

Fotot e Britney Spears në gjendje të keqe, duke ecur e mbështjellë me një batanije dhe e shoqëruar nga policia jashtë një hoteli në Los Angeles, po bëjnë xhiron e internetit.

10:50
“Hakerët shtetërorë rusë kanë sulmuar Gjermaninë”, ministrja e jashtme paralajmëron kundërpërgjigje: Nuk do të mbetet pa pasoja

Rusia do të përballet me pasoja për sulmin kibernetik, që dyshohet se është orkestruar nga një grup që ka lidhje me inteligjencën ushtarake ruse, tha ministrja e Jashtme e Gjermanisë, Annalena Baerbock.

10:50
Detaje të reja nga vdekja misterioze e çiftit në Dropull/ Pista kryesore e policisë: Të moshuarit u vranë me sende të forta! Tre persona…

Policia e Gjirokastrës ka bindjen se çifti i të moshuarve është vrarë me sende të forta nga persona që kanë hyrë në banesën e tyre.

10:47
Rrugët u shndërruan në lumenj/ Pas rikthimit të shirave në Emiratet Arabe, anulohen disa fluturime, qytetarët udhëzohen të punojnë nga shtëpia

Emiratet e Bashkuara Arabe u detyruan të anulonin dhe disa fluturime brenda dhe jashtë Dubait, aeroporti i dytë më i ngarkuar ndërkombëtar në botë, ndërsa njerëzit dhe studentët u udhëzuan të punonin dhe studionin nga shtëpia, pasi shirat e dendur u rikthyen në Emiratet e Bashkuara Arabe të enjten.

10:45
Jetonte e vetme në konvikt, gjendet e vdekur 64-vjeçarja në Lezhë, ende nuk dihet shkaku 

Një grua që jetonte e vetme pranë konviktit në Lezhë është gjetur e vdekur.

10:28
EMRAT/ “300 euro nata”, kush janë dy transgjinorët që ranë në pranga sot në Tiranë, njëri prej tyre nga Venezuela, goditet rrjeti i prostitucionit

Guzman Gil Raibel Joisquel dhe Daniele De Carli janë dy të huajt që ranë në pranga gjatë një aksioni policor në Tiranë.

10:21
“Trupi im nuk funksionon si dikur, nuk ndihem mirë”! Futbollisti padit vaksinën anti-Covid BioNTech-Pfizer

Futbollisti francez i Francës, Xavier Fumu Tamuzo, ka ngritur një padi kundër kompanisë farmaceutike BioNTech-Pfizer.

10:19
I dehur në timon, 21-vjeçari përplas një tjetër automjet të parkuar në Dibër

Një aksident ka ndodhur në Dibër, ku ra në pranga 21-vjeçari R. S.

10:15
“Do fillojmë të qajmë të dy”! Mesazhi i papritur i Elgit Dodës për Romeon brenda BBV3! Ja çfarë i thotë për Heidin

Mbrëmjen e djeshme banorët e Big Brother VIP 3 janë mbledhur të gjithë në dhomën living dhe panë mesazhet që i kanë dërguar të afërmit e tyre.

10:15
Rienergjizimi i Partisë Socialiste/ Përfundon mbledhja e Ramës me drejtuesit politikë, zbulohet çfarë u diskutua

Paraditja e kësaj të premteje e gjeti kryesocialistin Edi Rama në selinë e PS.

10:12
Goditet rrjeti i prostitucionit në Tiranë/ Tre transgjinorët gjenin klientët në një faqe online, organizatori nga Venezuela

Një rrjet prostitucioni i përbërë nga tre transgjinorë është goditur nga policia e Tiranës.

10:00
Sekretari amerikan i Mbrojtjes: S’ka tregues që Hamasi po planifikon sulm ndaj forcave amerikane

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin, tha se ai nuk sheh asnjë tregues që Hamasi – grupi palestinez i shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian – po planifikon të sulmojë trupat amerikane në Gazë.

09:57
Pashkët Ortodokse në fundjavë, rritet numri i emigrantëve në Kapshticë që futen në Shqipëri

Me afrimin e Pashkëve Ortodokëse është rritur numri i emigrantëve që hyjnë në Shqipëri.

09:44
“Prisni dhe shikoni”/ Ngjela paralajmëron ngjarjet e bujshme: Asnjë ish-kryeministër nuk është i sigurt nga lufta kundër korrupsionit

Spartak Ngjela në lidhje me luftën kundër korrupsionit në Shqipëri, është shprehur se asnjë politikan që ka qenë kryeministër nuk janë të sigurt në luftën anti-korrupsion.

09:43
“Nuk e kam llogaritur kurrë Heidin”, Meritoni çudit me deklaratën: Ajo del të shtunën, i kam thënë ti s’ke…

Romeo dhe Heidi janë në një televotim se kush prej tyre do shkojë në finale, por banorët e dinë që njëri nga çifti do të lërë shtëpinë.

09:27
Nisin spastrimet te Interi, katër kampionë me valixhet gati

Interi mbylli llogaritë e titullit kampion 5 javë para fundit të sezonit në Serinë A dhe krahas festës, drejtuesit kanë nisur të mendojnë për skuadrën me të cilën do të përfaqësohen në edicionin e radhës, ku natyrisht ambiciet dhe përgjegjësitë janë më të mëdha.

09:25
Spartak Ngjela tregon tre pushtetarët shqiptarë me 1 miliardë dollarë pasuri/ Detajet se ku i kanë “fshehur”

I ftuar në “Breaking” në Top News Spartak Ngjela tregon se është i informuar se tre pushtetarë të lartë shqiptarë kanë nga 1 miliardë dollarë në bankat e Perëndimit, sidomos në SHBA.

09:20
Stuhi breshëri në maj, moti i keq përfshin disa qytete në vend

Gjatë orëve të para të mëngjesit Elbasani është përfshirë nga stuhi breshëri dhe shiu të cilat vazhdojnë ende.

09:14
Polici i forcave “Shqiponja” humb kontrollin e makinës dhe bie në lumin Lana, plagoset drejtuesi dhe pasagjeri

Një aksident ka ndodhur këtë mëngjes në urën e Shkozës në Tiranë rreth orës 06:15.

09:07
Sot, Dita Botërore e Lirisë së Shtypit, 97 gazetarë dhe punonjës të medias u vranë gjatë konfliktit në Gaza

 Sot është Dita Botërore e Lirisë së Shtypit.

09:00
Punime në kanalin kryesor kullues në Vlorë, Rama: Do i vijë në ndihmë fermerëve në çdo stinë

Kryeministri Rama ka ndarë në rrjetet sociale pamje nga punimet për rehabilitimin e kanalit kryesor kullues të Akërnisë në Vlorë.

08:52
“Heidi fituese e BBV”/ Habit Spartak Ngjela: Është e zgjuar ajo, pret gabimin e parë të Romeos dhe të…

Spartak Ngjela i ftuar në “Breaking”, ka komentuar edhe ngjarjet e fundit në Big Brother VIP 3.

08:49
Aksident në autostradën Durrës-Tiranë/ Autobusi përplaset me bordurën anësore të betonit, plagoset pasagjeri

Një aksident me pasojë plagosjen e një personi ndodhi në autostradën Durrës-Tiranë këtë të premte gjatë orëve të mëngjesit.

08:34
Banorët shohin puntatën e parë të BBV3, Juli shpërthen në lot kur pa të atin: Para se të vdiste, ai më tha..

Mbrëmjen e djeshme, pas leximit të mesazheve në “Big Love” banorët e BBV3 panë puntatën e parë, ku nuk kanë munguar emocionet dhe lotët.

08:24
Nëse e konsumoni shpesh qepën e kuqe kemi lajme të mira për ju!

Konsumimi i qepës së kuqe ndihmon në luftimin e kancerit, sugjeron një studim i ri. Kjo perime është e pasur me përbërës të fuqishëm që ndihmojnë në zhdukjen e tumoreve.

08:13
Nuk e imagjinonim kurrë! Pas raporteve jo të mira në BBV1, Donaldi i shkruan një letër Einxhel në emisionin e Borës

Një ndër të ftuarat e në puntatën e radhës në “Cherry on Top”, në Top Channel me Bora Zemanin, ka qenë ish-banorja e BBV1 Einxhel Shkira.

08:02
Erdogan e quajti Netanyahun “Hitler”, Turqia ndalon tregtinë me Izraelin! Kryeministri Izraelit: Ai po mban në burg gazetarë e kryen gjenocid ndaj…

Turqia ka pezulluar të gjithë tregtinë me Izraelin për shkak të ofensivës së saj në Gaza, duke përmendur “tragjedinë e përkeqësuar humanitare” në Rripin e Gazës.

07:53
VIDEO/ Aksident i frikshëm! Shoferi harroi të vendoste frenat e dorës, kamioni pa kontroll plagos 29 nxënës

Një aksident i tmerrshëm që plagosi rëndë 29 nxënës të moshës 9 deri në 16 vjeç ndodhi gjatë një ngjarjeje në Kirgistan, kur një kamion filloi të ecte pa kontroll tatëpjetë pasi shoferi i tij kishte harruar të vendoste frenat e dorës.

07:42
De Zerbi: Nëse do të jem i lumtur, askush nuk mund të më marrë nga Brightoni

Në orët e fundit Brightoni organizoi një forum publik në të cilin mori pjesë edhe trajneri Roberto De Zerbi, i shoqëruar në këtë event nga drejtori ekzekutiv i klubit anglez, Paul Barber.

07:33
Përdoruesit e iPhone ankohen se nuk po u aktivizohet alarmi, reagon Apple!

Apple thotë se po punon për të rregulluar një problem që shkaktoi që disa alarme të iPhone të mos lëshonin tinguj, duke u dhënë përdoruesve të tyre të përgjumur një gënjeshtër të papritur.

07:21
Avokatët e ish-presidentit Trump fillojnë sulmin ndaj ish-avokatit të tij Michael Cohen

Avokati mbrojtës i ish-presidentit Donald Trump përgatiti të enjten terrenin për pretendimin se Michael Cohen, i cili pritet të jetë dëshmitari kryesor i prokurorisë ndaj ish-shefit të tij, motivohet nga dëshira për hakmarrje.

07:13
Rusia nuk pranon të marrë pjesë në takimin e paqes me Ukrainën në Zvicër, Moska: Nuk jemi të interesuar

Rusia tha të enjten se nuk ka ndonjë kuptim që të marrë pjesë në konferencën në Zvicër për të diskutuar se si mund t’i jepet fund konfliktit në Ukrainë.

07:00
Mot i paqëndrueshëm me shi dhe shkarkesa elektrike! Si do jenë temperaturat për sot

Ditën e premte vendi ynë do të jetë në ndikim të kushteve atmosferike të paqëndrueshme.

E enjte, 02 Maj 2024
22:56
Procedimet e njëpasnjëshme të politikanëve nga SPAK, Rakipllari: Rama ka një garanci që nuk hetohet vetë

Drejtori i përgjithshëm i informacionit në Top Channel, Robert Rakipllari dhe analistit Ervis Iljazajt, treguan këndvështrimet e tyre për SPAK.

22:55
Gjysmëfinalet e Europa League/ Leverkusen “gjunjëzon” romakët në “Olimpico”, Atalanta barazon në Francë

Përballjet e mbrëmjes në Europa League dhuruan spektakël dhe sollën rezultate të papritura.

22:52
“Juli edhe Egla janë të fortë…”/ Mamaja e Erjolës: Finalja është e garantuar, ne duam fitoren!

Kanë kaluar tashmë mbi 100 ditë nga nisja, teksa finalja e këtij edicioni të “Big Brother” është vetëm pak javë larg.

22:41
“Letërporosi nga SHBA dhe një vend i BE për Metën”, analisti: Pritet përgjigjie edhe nga Britania! Vjeshta politike e këtij viti, më e nxehtë se vera

Analisti Lorenc Vangjeli, i ftuar në emisionin “Top Story” me Grida Dumën në Top Channel, ka bërë një deklaratë të fortë sa i takon mundësisë që Ilir Meta të arrestohet me urdhër të SPAK.

22:28
“Pse shpërtheu tani ndaj SPAK?”/ Rakipllari polemizon për sulmet e Metës ndaj Dumanit, Gjokutaj: Nuk ka hetim ndaj kreut të PL, por…

Me debate të forta është shoqëruar diskutimi i mbrëmjes së sotme në Top Story.

22:10
“Arrestimi u nis tre herë”, habit Arian Curri: Shpëtova Metën dhe Kryemadhin nga burgu, SPAK u tërhoq pas deklaratave

Analisti Arjan Curri ka deklaruar se arrestimi i Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit është përgatitur nga SPAK, por është shtyrë për shkak të dekonspirimit të lajmit në media.

22:09
Deklaratat për arrestimin e Metës/ “Ke gënjyer, mos bëj prokurorin”, përplasje mes Gjokutajt dhe Currit! Analisti: Vetëm SPAK-u mund të më kërkojë llogari

Në studion e emisionit “Top Story” me Grida Dumën në Top Channel pati një përplasje mes analistit Arjan Curri dhe anëtarit të kryesisë së PL, Genc Gjokutajt mbi deklaratat e analistit për arrestimin e mundshëm të Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit.

22:04
“Do të vras djalin”/ Skandali i raportuar në Fiks Fare, policia e Beratit pezullon nga detyra efektivin që shantazhoi qytetarin

Pas denoncimit në emisionin investigativ Fiks Fare, ku një qytetar nga fshati Çiflig i Urës Vajgurore kërcënohej nga një polic se do ta nxirrte nga shtëpia, ky i fundit është pezulluar nga detyra.

22:00
Begaj takohet me Tajanin në Kalabri, diskutime për thellimin e bashkëpunimit mes Italisë dhe Shqipërisë në çështje rajonale dhe globale

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj gjatë vizitës së tij në Kalabri u taku me me Antonio Tajanin, zëvendëskryeministrin dhe ministrin e Jashtëm të Punëve të Jashtme të Italisë.

21:59
VIDEO/ Tronditëse, babai detyron 6-vjeçarin të vrapojë “drejt vdekjes”, i mituri rrëzohet disa herë në palestër dhe…

Një ngjarje tronditëse ka ndodhur në New Jeresy, teksa një prind ka detyruar të birin 6 vjeç që të vraponte “drejt vdekjes”.

21:50
Momentet tmerri kur makina e akullores jashtë kontrolli godet mbi 20 fëmijë në festivalin pranveror në Kazakistan (fotot)

Tmerri i pashpjegueshëm i radhës me automjete jashtë kontrolli që godasin grumbullime njerëzish të pambrojtur, u shënua sot në një festival të gëzueshëm pranveror në Kazakistan, ku automjeti akullores së eventit u lëshua papritur mbi turmat duke plagosur të paktën 20 fëmijë.

21:30
Fotot/ Sjellja e orangutangut shokon shkencëtarët! Kthen gjethen në ‘ilaç’ dhe shëron plagën për 5 ditë

Në qershor 2022, Rakus, një orangutang mashkull, u plagos në fytyrë, poshtë syrit të djathtë, në një zonë të mbrojtur në pyllin tropikal indonezian.

21:25
Protestat në universitetet amerikane kundër luftës në Gaza, Biden: Të mos shkaktohet kaos, rendi duhet të mbizotërojë

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, i ka hedhur poshtë të enjten thirrjet e protestuesve për ndryshimin e qëndrimit të tij rreth luftës në Rripin e Gazës, si dhe ka ngulur këmbë se “rendi duhet të mbizotërojë” gjatë protestave në kampuset e kolegjeve nëpër vend.

21:17
Mijëra rulota mblidhen në eventin e kishës evangjelike në veri të Francës (fotot)

Mijëra rulota besimtarësh kristianë shiheshin sot në fushën Nevoy, për eventin e përvitshëm evangjelik “Vie et Lumière” (Jetë e dritë) që gjallëron komunën e vogël të Loiret. Vitin e kaluar rreth 40 000 të tilla kishin ardhur në vendin që duhet mbante vetëm gjysmën e tyre, duke sjellë madje dhe disa ankesa nga vendasit.

20:47
“Gënjeshtar, jep dorëheqjen nëse je burrë”, përplasje e ashpër mes Shehajt dhe Manjës! Ministri: T’i pres veshët! Je evazori më i madh në vend

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja ka patur një përplasje të ashpër gjatë seancës së sotme plenare në Kuvend me deputetin e pavarur, Agron Shehaj.

20:45
“Molotovët nuk ju mbushin boshllëkun moral”/ Spiropali akuza opozitës për drejtësinë: Jeni me dy standarde, armiqtë në litar, shokët e partisë të lirohen

Ministrja e Shtetit për marrëdhënien me Parlamentin, Elisa Spiropali, hodhi akuza ndaj opozitës me raportin e tyre me drejtësinë, që sipas saj kanë dy standarde. Në fjalën e mbajtur në Kuvend, ministrja Spiropali tha se mazhoranca po lufton për drejtësi të re, ndërsa ‘ju doni armiqtë në litar e në burg, shokët e partisë të lirohen;.

20:44
Ngrihet alarmi në Izrael, frikë për urdhër-arreste nga gjykata e lartë penale e OKB-së! A rrezikon Netanyahu?

Zyrtarët izraelitë janë gjithnjë e më të shqetësuar se gjykata e lartë penale e OKB-së po planifikon të kërkojë urdhër-arreste për liderët e tyre të lartë ushtarakë dhe politikë nën dyshimin për krime lufte.

20:40
Sekretari britanik “plas bombën”: Mund t’i përdorni armët edhe për sulme brenda Rusisë

Sekretari i Jashtëm i Britanisë së Madhe, David Cameron, i ka premtuar Ukrainës 3.74 miliardë dollarë ndihmë vjetore ushtarake “sa të jetë e nevojshme”.

20:40
Fiks Fare/ “Paratë, ose do të vrasim djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfetin: Më kërkoi 3 milionë lekë që të jetoj në shtëpinë time

Emisioni Fiks Fare solli rastin e një qytetari nga fshati Çiflig i Urës Vajgurore, i cili kërcënohej nga një polic se do ta nxirrte nga shtëpia.

20:33
VOA: Burimet e hapura tregojnë shifrat e të vrarëve në luftë që Rusia përpiqet t’i fshehë

Numri i ushtarëve rusë të vrarë në luftë që nga fillimi i agresionit rus ndaj Ukrainës, mbetet një sekret që Kremlini bën përpjekje të mëdha për ta mbajtur të fshehtë. Siç njofton korrespondenti i Zërit të Amerikës Ricardo Marquina, hulumtimi i burimeve të hapura ruse tregon se humbjet e Moskës kanë qenë të rënda

20:12
Shpërthimi i vullkanit në Indonezi, dhjetëra mijëra persona evakuohen nga ishulli i “malit të zjarrtë”! Anulohen fluturimet në të gjitha aeroportet

Shpërthimet nga një vullkan në Indonezi, kanë shkaktuar evakuimin e mijëra banorëve dhe anulimin e fluturimeve gjatë kësaj jave kur kur pjesa më e madhe e vendit, është përfshirë nga tymi i shpërthimit të vullkanit.

20:00
“Një muhabet personal ma nxore kështu…”, çfarë sekreti i zbuloi Juli-Rozës?

Që prej mbrëmjes se kaluar marrëdhënia mes Julit dhe Rozës ka filluar të këtë krisje por ditën e sotme, dyshja ka vijuar të debatojë ashpër, duke arritur të ngrejë tonet me njëri-tjetrit.

19:58
Video/ Kiara lë spitalin, publikon pamjet emocionuese me vogëlushen: Koha që burri im të bëjë…

Kiara Tito dhe vogëlushja e saj kanë lënë spitalin.

19:55
Humbja përballë Dortmund në ndeshjen e parë gjysmëfinale, Marquinhos i bindur: Përmbysim rezultatin në “Parkun e Princave”

Kapiteni i Paris Saint Germain, Marquinhos foli për mediat pas ndeshjes së parë të gjysmëfinales përballë Borusia Dortmund të cilën parisienët e humbën me rezultatin 1-0.

19:55
Java e Europës 2024/ Aktivitete artistike, muzikore dhe ekspozita për gjithëpërfshirjen, diversitetin dhe të drejtat e njeriut

Delegacioni i BE-së ka çelur sot Javën e Evropës 2024 me një sërë aktivitetesh që synojnë promovimin dhe kremtimin e gjithëpërfshirjes, diversitetit dhe të drejtave të njeriut përmes artit, muzikës, panaireve, ekspozitave dhe paneleve të diskutimit të organizuara nga veriu në jug të Shqipërisë.

19:47
Ndryshon ligji për mjekësinë! Qeveria parashikon të ulë vitet për të cilat mjekët janë të detyruar të punojnë në Shqipëri

Qeveria ka reflektuar ndryshimet që kërkoi Gjykata Kushtetuese për Studentët e Mjekësisë duke ulur detyrimi ne për ofrimin e kujdesit shëndetësor.

19:14
Bimët e rralla të kapura nga doganat franceze, i dhurohen kopshtit botanik të Parisit (fotot)

Bimë të rralla të trafikuara nga vende ekzotike si Meksika apo Madagaskar, u janë dhuruar tashmë kopshtit botanik të muzeumit të historisë natyrore të Parisit.

19:05
Operacion antidrogë gjatë natës në Viçenca, të arrestuar shqiptarë e italianë (Detaje)

Një operacion antidrogë është zhvilluar gjatë natës së 2 majit në zona të ndryshme në provincën e Viçencës në Itali, për të zbatuar urdhër arrestet e Gjykatës ndaj pesë personave shqiptarë e italianë.

19:01
“Kapje e qartë e Preshevës nga Vuçiç”, ish-kryekomunari Arifi kritika Ragmi Mustafës: Ndaloi projektin e financuar nga Tirana për ndërtimin e shkollës fillore

Ish-kryetari i Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale shprehet se Serbia po ndalon një projekt të financuar nga bashkia e Tiranës dhe të mbështetur nga kryeministria e Shqipërisë për ndërtimin e një shkolle fillore në fshatin Corroticë.

18:53
Serbia injoron ndërkombëtarët, zgjidhet pas disa orësh debate qeveria e re me dy ministra non-grata nga SHBA

Kuvendi i Serbisë e ka zgjedhur Qeverinë e re të vendit të enjten pas një debati disaorësh dhe me gjithë kritikat nga opozita.

18:46
Misteret e Panteon! Tetë fakte që ndoshta nuk i dinit për tempullin e lashtë romak

Panteoni në Romë është ndoshta ndërtesa e lashtë romake e ruajtur më mirë. Bëhet fjalë për një tempull të lashtë romak, i cili u shndërrua në një kishë katolike dhe u ndërtua gjatë mbretërimit të Augustit, menjëherë pas Republikës Romake dhe në fillim të Perandorisë Romake.

18:41
VIDEO/ ‘Çmontohet’ rrjeti ndërkombëtar i drogës në Spanjë! Të përfshirë edhe shqiptarë, 14 të arrestuar që transportonin tonelata me drogë në Europë

Në një operacion të përbashkët me policinë gjermane dhe franceze, autoritet spanjolle kanë çmontuar një rrjet ndërkombëtar të trafikut të drogës me qendër në Marbella.

18:37
Parashikimet e frikshme të Baba Vangës për 2024, disa prej tyre janë realizuar

Baba Vanga ka bërë parashikime të frikshme për vitin 2024, e mesa duket disa prej tyre kanë filluar të realizohen.

18:31
Bashkëshorti i politikanes në Tailandë shokohet kur e kap në krevat me murgun e ri (fotot)

Bashkëshorti i një politikaneve tailandeze është tronditur kur e kapi atë ‘me presh në dorë’, në krevat me një murg 24-vjeçar, qe ishte ‘adoptuar prej tyre.

18:28
Tërheqja nga futbolli, Zlatan tregon për jetën e tij familjare: Bashkëshortja ime lan dhe gatuan! Kam qarë shumë për Raiolan…

Zlatan Ibrahimovic ka folur për jetën e tij të re jashtë fushës në mikrofonat e “podcast”-it suedez “ABTalks”: “Cardinale më bëri një ofertë që nuk mund ta refuzoja.

18:19
Humb jetën e moshuara shqiptare në Itali! U përplas në vendkalimin e këmbësorëve

Një 73-vjeçare shqiptarë është përplasur për vdekje në Verona të Italisë, teksa po kalonte në vijat e bardha.

18:15
“Ministri më i ndershëm i socialistëve në të gjitha kohërat, ka qenë Braçe”, deputeti i PS “shpërthen” në të qeshura pas fjalës së Leskajt

Në seancën plenare të ditës së sotme, nuk kanë munguar as të batutat dhe të qeshurat. Deputeti demokrat, Bujar Leskaj gjatë fjalës së tij në Kuvend, ku akuzoi qeverinë për “korrupsion” dhe “demagogji”, pati edhe një vlerësim për deputetin socialist Erion Braçe.

18:05
Çfarë tregon vendimi i GJED për SkyECC? Avokati Gurali Brahimllari tregon kur nuk quhen provë përgjimet

Nga av. Gurali Brahimllari

17:55
Studentët e shkencave në Paris bllokojnë universitetin në protestë kundër lidhjeve me Izraelin (fotot)

Dhjetra studentë të shkencave politike në Paris kanë përshkallëzuar protestën në ‘stil amerikan’ duke u vendosur brenda universitetit për të protestuar ndaj partneriteteve me universitetet izraelite.

17:43
Ekskluzive/ Vrasja e kryekomisar Adem Tahiraj nga ‘i forti i Shijakut’! Gjykata konsideron shpalljen fajtor të dy policëve që nuk ndërhynë për të ndaluar ngjarjen

Gjykata e Lartë la në fuqi konsiderimin për t’i shpallur fajtorë dy oficerë policie të cilët ishin të pranishëm gjatë arrestimit të Ilir Xhakjas i cili qëlloi për vdekje shefin e komisariatit të Shijakut, Adem Tahiraj.

17:39
Buxheti i 2024, qeveria ndan 113 milionë lekë për komunitetet fetare, ja si shpërndahet fondi

Qeveria ka ndarë 113 milionë lekë për komunitetet në vend nga buxheti i shtetit për vitin 2024.

17:31
“Spiun i sigurimit të shtetit”, Balla dhe Noka replika pas akuzave për kreun e “Magjistraturës”: Kërko falje! Pse sulmoni gjithnjë kryeprokurorët dhe ambasadorët amerikanë?

Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka replikuar në seancën e sotme plenare me deputetin e Rithemelimit, Flamur Noka.

17:22
Bayern bën ofertën “faraonike” për “diamantin” e mbrojtjes së Barcelonës

Në fund të këtij sezoni tek bavarezët mund të ndodhë një “revolucion” i vërtetë sa i takon lojtarëve që mund të largohen nga Bayern Munchen.

17:21
Italisë i takon skulptura 2000-vjeçare greke në muzeumin e famshëm në SHBA, vendos gjykata e Strasburgut (fotot)

Skulptura e lashtë bronzi me masë jetësore ‘Viktoriusi i Ri’, ka qenë në qendër të një debati disa vjeçar në të cilin Italia pretendon se është blerë ilegalisht nga trusti amerikan Getty.

17:07
Zëdhënësi i Kremlinit: Çdo konferencë për fundin e luftës në Ukrainë, pa pjesëmarrjen e Rusisë, nuk synon të nxjerrë rezultate

Negociatat për zgjidhjen e konfliktit të Ukrainës pa pjesëmarrjen e Rusisë nuk synojnë të sjellin rezultat. Kështu u shpreh zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov para gazetarëve pasi u pyet për komentin që kishte mbi organizimin e një konference paqeje për Ukrainën në Zvicër.

17:03
Franca do të dërgojë trupa në Ukrainë? Paralajmërimi i fortë i Macron: Nëse Rusia vendos të shkojë më larg, do të detyrohemi…

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, e përsëriti të enjten se nuk e përjashton mundësinë e dërgimit të trupave në Ukrainë, duke shtuar se kjo çështje do të bëhej “legjitime”, nëse Rusia depërton përtej vijave ukrainase të frontit dhe nëse Kievi e bën një kërkesë të tillë.

16:56
Çifti u gjet pa jetë në banesë, përmbyset ngjarja në Dropull, policia nis hetimin për një tjetër pistë

Policia ka nisur hetimet në një tjetër pistë për zbardhjen e ngjarjes së rëndë në Dropull, ku një çift të moshuarish u gjetën pa jetë në banesë, me shenja të forta dhune.

16:54
Shtëpitë ‘akia’/ Japonia ka tashmë nëntë milionë shtëpi pa njerëz (fotot)

Shifrat e fundit tregojnë se rreth 14% e të gjitha shtëpive në Japoni janë bosh, dhe kjo po tërheq interesin e investitorëve të huaj.

16:53
Lucas Hernandez probleme me gjurin, ne dyshim pjesëmarrja në europian

Lucas Hernandez doli i dëmtuar në pjesën e parë nga përballje mes Dortmund dhe PSG.

16:50
“Zogu! O zog i vogël! Unë të bëj një…”/ Debat i ashpër mes Eglës dhe Romeos: Ti vetëm m** di të bësh

Vijojnë debatet mes Eglës dhe Romeos.

16:37
Operacion ndërkombëtar kundër mashtrimit me “call center”, 10 mijë raste dhe 10 mln euro dëm ndaj shtetasve të huaj! SPAK kontrolle në Tiranë pas sinjalizimit nga gjermanët, ja çfarë u sekuestrua

Prokuroria e Posaçme (SPAK), ka njoftuar për finalizimin e një operacioni të zhvilluar në 18 prill të këtij viti kundër krimeve të mashtrimit kompjuterik nëpërmjet “call center” kundër një grupi me bazë në 4 shtete të Ballkanit dhe në Liban.

16:34
Arrestohet në Angli i shumëkërkuari nga Dibra, akuzohet se kreu marrëdhënie seksuale me një të mitur

Është arrestuar në Mbretërinë e Bashkuar Dashamir Havalja, 38-vjeçari i shumëkërkuar nga drejtësia shqiptare, i akuzuar për kryerje marrëdhënie me të mitur.

16:32
Pati probleme me gjurin, “shtylla” e mbrojtjes franceze rrezikon europianin

Lucas Hernandez doli i dëmtuar në pjesën e parë nga përballje mes Dortmund dhe PSG.

16:30
“Do të shkatërrojë jetën time…”/Jennifer Aniston kundër rrjetit social më të njohur në botë

Aktorja e njohur Jennifer Aniston ka zbuluar së fundmi arsyen pse është kundra përdorimit të rrjetit social, TikTok.

16:21
Policia ndërhyn për të shpërndarë protestuesit pro palestinezë në Universitetin e Kalifornisë

Policia në Los Angelos ka filluar ndërhyrjen për të shpërndarë protestuesit pro palestinezë brenda Universitetit të Kalifornisë. Në fillim operacioni policor hasi në kundërshtimet e protestuesve, por pas heqjes së barrikadave, studentët duket se nuk po u rezistojnë përpjekjeve të policisë për t’i arrestuar. Operacioni policor po vazhdon edhe në këto momente.