“Ministri më i ndershëm i socialistëve në të gjitha kohërat, ka qenë Braçe”, deputeti i PS “shpërthen” në të qeshura pas fjalës së Leskajt

02/05/2024 18:15
Deputetët Erion Braçe dhe Bujar Leskaj në Kuvend, 2 maj

Në seancën plenare të ditës së sotme, nuk kanë munguar as të batutat dhe të qeshurat. Deputeti demokrat, Bujar Leskaj gjatë fjalës së tij në Kuvend, ku akuzoi qeverinë për “korrupsion” dhe “demagogji”, pati edhe një vlerësim për deputetin socialist Erion Braçe.

Pas fjalës së Braçes në foltoren e Kuvendit, Leskaj replikoi duke e cilësuar Braçen si “ministrin” më të ndershëm të socialistëve në të gjitha kohërat.

Pjesë nga diskutimi në Kuvend:

Erion Braçe: Organet ligjzbatuese doemos do bëjnë punën e tyre, ca në zbatim të ligjit ca në tejkalim të ligjit. Në aspekte të tjera që përfshijnë edhe korrupsionin brenda, ato ryshfetet e vogla që janë turpe të neveritshme për cilindo zyrtar të shtetit që u merr paratë atyre personave që mezi i kanë bërë për të ndërtuar një çati aty. Ky lloj represioni mbi fshatin është i tepërt, çlirimi nga kjo burokraci do çlirojë popullin e fshatit.

Replika e Bujar Leskajt: Në 3 korrik 1633 Galileo Galilei I vënë përballë presionit të kishës që do ta varnin, tha e megjithatë ajo rrotullohet. E megjithatë Erion dhe e gjithë kjo qeverisja juaj ka të shkruar në ballë “keqqeverisje, demagogji, korrupsion”. Çfarëdo të thoni ju, ministri më i ndershëm në këtë qeveri, ka qenë një, Erion Braçe, kjo nuk diskutohet. (Deputeti socialist qesh). Por ministri më i Zoti është Fuga që është bërë si ajo dora e padukshme që thoshte Smith që amoplifikon demagogjinë tuaj. Ne vijmë me akuza konkrete, ju flisni fjalë të përgjithshme.

Top Channel