De Zerbi: Nëse do të jem i lumtur, askush nuk mund të më marrë nga Brightoni

03/05/2024 07:42

Në orët e fundit Brightoni organizoi një forum publik në të cilin mori pjesë edhe trajneri Roberto De Zerbi, i shoqëruar në këtë event nga drejtori ekzekutiv i klubit anglez, Paul Barber.

Gjatë bisedës, De Zerbit, i cili është në orbitën e Milanit, që kërkon një zëvendësues për Stefano Piolin duke filluar nga sezoni i ardhshëm, iu kërkua të thoshte disa fjalë për të ardhmen e tij te Brightoni.

Dhe De Zerbi u përgjigj kështu: “A doni të vërtetën? Unë nuk po punoj për karrierën time, por për t’u zgjuar i lumtur në mëngjes. Dhe nëse jam i lumtur te Brightoni, nuk do të ketë një skuadër që mund të më largojë nëse nuk dua, por nëse nuk jam i lumtur në mëngjes, nëse nuk e ndiej motivimin për të punuar si sezonin e kaluar dhe këtë sezon, kjo mund të ndryshojë.

Duia të jem në gjendje të jap më të mirën, të bëj të njëjtën gjë. Nuk mund ta ndryshoj fytyrën time, nëse nuk ndjej diçka të fortë, që shkon përtej punës, bëhet e vështirë. Një përgjigje që ka lënë të habitur disa prej të pranishmëve.” /Supersport

Top Channel