Pashkët Ortodokse në fundjavë, rritet numri i emigrantëve në Kapshticë që futen në Shqipëri

03/05/2024 09:57

Me afrimin e Pashkëve Ortodokëse është rritur numri i emigrantëve që hyjnë në Shqipëri.

Në Kapshticë, brenda 24 orëve të fundit janë regjistruar 6 mijë e 258 persona në hyrje të vendit dhe 2 mijë e 480 persona në dalje.

Aktualisht situata është normale, ka 5 sportele gjithsej dhe alternohen në varësi të fluksit të lëvizjes.

Top Channel