Bashkëshorti i politikanes në Tailandë shokohet kur e kap në krevat me murgun e ri (fotot)

02/05/2024 18:31

Bashkëshorti i një politikaneve tailandeze është tronditur kur e kapi atë ‘me presh në dorë’, në krevat me një murg 24-vjeçar, qe ishte ‘adoptuar prej tyre.

Skandali që është bërë viral në rrjetet sociale, ka bërë shumë njerëz të thotë se është “më i çmendur se një serial reality TV”.

45-vjeçarja Prapaporn Choeiwadkoh, u kap në krevat me murgun 24 vjeçar kur bashkëshorti Prapaporn i njohur ndryshe si ‘Ti’, ishte kthyer herët në shtëpi pasi kishte dyshime, shkruan rrjeti kinez South China Morning Post.

Rrjedhimisht ai i gjeti ata në krevat.

Prapaporn e Ti kishin adoptuar të riun Phra nga një tempull budist një vit më parë, pasi gruaja kishte thënë se “i vinte shumë keq”.

Por tani Ti bën me faj murgun e ri që i ka joshur gruan. Murgu i ri Phra është aktualisht në arrati, ndërsa afera e tyre është regjistruar në kamera.

Kur Ti u konfrontua me gruan për çështjen, ajo raportohet se justifikohej duke i thënë se “ne vetëm po flisnim”.

Edhe Phra mohonte të kishte bërë diçka të gabuar, duke thënë se kishte kërkuar ndihmën e Prapaporn për cështjet e tij personale.

Ti tha se ishte shumë i zhgënjyer nga tradhtia e gruas.

“U nxeha pak kur i gjeta së bashku, u ndjeva i tradhtuar. Unë i kam blerë asaj flori e i kam dhënë shumë dhurata”, citohej të kishte thënë Ti, nga rrjeti ‘South China Morning Post.’

Prapaporn, e njohur ndryshe si “Madam Ple,” është e njohur në qytetin tailandez Sukhothai, pasi është politikane dhe drejton dhomën lokale të tregtisë.

Lajmi ka zënë hapësirat në rrjetet sociale, dhe shumë dyshues thonë se është një ‘krijim artistik’, pikërisht për këtë qëllim.

“Ky është një lajm eksploziv, ka tepër elementë, prandaj ngjan me një trillim të plotë. Të pasurit vërtet nuk dinë ç’të bëjnë me kohën e tyre.”

Një tjetër shkruante: “Burri 64-vjeç, gruaja 45-vjeç, kurse dashnori 24-vjeç ishte një murg i adoptuar prej tyre, një katrahurë e vërtetë. Edhe dramat më ekstreme nuk do të guxonin të shkruanin një skenar të tillë”.

FOTO GALERI
1/3
Prapaporn, e njohur ndryshe si "Madam Ple," është e njohur në qytetin tailandez Sukhothai, pasi është politikane dhe drejton dhomën lokale të tregtisë.

Top Channel