“Nuk merrem më me zotin Meta, as me mashat e tij”, Basha për kryetarin e PL: Është kartë e djegur, ne e kemi me…

03/05/2024 11:50

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, në një konferencë për shtyp u pyet për kreun e Partisë së Lirisë, Ilir Meta.

Basha e quajti Metën “një kartë të djegur” dhe sipas tij është harxhim kohe të merresh me të.

“Nuk merrem më me zotin Meta, as me mashat e tij. Është harxhim kohë për mua, për opozitarët, ne e kemi me zotin Rama dhe zotin Veliaj. Zoti Meta është kartë e djegur”, tha Basha.

Në deklaratat e tij të fundit, Meta e ka sulmuar apo ironizuar shpesh Kryetarin e PD, ku në konventën e PL-së tha: Nuk fitohet as duke fjetur as duke shumëzuar 7×7=42.

 

Top Channel