“Do të shkatërrojë jetën time…”/Jennifer Aniston kundër rrjetit social më të njohur në botë

02/05/2024 16:30

Aktorja e njohur Jennifer Aniston ka zbuluar së fundmi arsyen pse është kundra përdorimit të rrjetit social, TikTok.

Për “Entertainment Tonight” ajo e shpjegoi shumë qartë arsyen se pse nuk dëshiron që ta ketë kurrë si aplikacion në telefonin e saj.

“Unë nuk kam një TikTok dhe nuk do ta kem kurrë. Thjesht nuk do ta kem. Unë nuk do të pajtohem për një gjë që do të shkatërrojë jetën time ose të dikujt tjetër.”

“Ato mund t’ju “thithin” aty brenda dhe ju keni humbur orë të tëra nga jeta juaj. Nuk mund ta besoj. E gjeta veten në një “vrimë” me video qensh, me këlysh, foshnja dhe mace. Këto janë gjërat që më pëlqejnë. Por ka disa gjëra në internet që thjesht nuk dua t’i shoh.”-shtoi ajo.

Për Aniston, pjesa më e pashëndetshme e rrjeteve sociale është presioni mendor që vuajnë fëmijët për shkak të krahasimit.

Është kaq e vështirë të jesh adoleshent këto ditë. Ne jemi kaq të ashpër me veten dhe fëmijët. Unë mendoj se është më mirë të jesh ai që je. Kemi ditë të mira. Kemi ditë të këqija. Kemi ditë të mira për flokët. Kemi ditë të këqija për flokët. Kemi ditë me lëkurë të mirë, ditë me lëkurë të keqe. Përditshmëria është një çantë me mijëra versione brenda. Është gjithashtu kaq joreale të përpiqesh të shesësh diçka që nuk duket autentike.

Top Channel