Zëdhënësi i Kremlinit: Çdo konferencë për fundin e luftës në Ukrainë, pa pjesëmarrjen e Rusisë, nuk synon të nxjerrë rezultate

02/05/2024 17:07
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Petrov

Negociatat për zgjidhjen e konfliktit të Ukrainës pa pjesëmarrjen e Rusisë nuk synojnë të sjellin rezultat. Kështu u shpreh zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov para gazetarëve pasi u pyet për komentin që kishte mbi organizimin e një konference paqeje për Ukrainën në Zvicër.

“Ne nuk e kuptojmë se çfarë lloj momenti historik është kjo konferencë e paqes. Çfarë lloj konference serioze me pritshmëri serioze, çfarë lloj rezultatesh mund të ketë pa pjesëmarrjen e Rusisë?”- u shpreh mes të tjerash Peskov.

Sipas tij, konferenca të tilla ku Rusia nuk është pjesëmarrëse, nuk mbahen për të arritur rezultate. Ai theksoi se qëndrimi i Rusisë për të mbajtur bisedimet e paqes, është tashmë i njohur.

“Qëndrimi ynë është tërësisht transparent, është përsëritur shumë herë dhe është konfirmuar nga presidenti ynë”, shtoi zëdhënësi.

Më 11 prill, presidenti rus Vladimir Putin dhe homologu i tij bjellorus, Aleksandër Lukashenko zhvilluan bisedime në Kremlin, pas të cilave lideri rus përsëriti se Moska nuk kishte refuzuar kurrë të zgjidhte mosmarrëveshjet në mënyrë paqësore dhe kishte qenë gjithmonë e prirur drejt këtij opsioni të zgjidhjes së konfliktit. Kreu i shtetit bjellorus vuri në dukje se marrëveshjet e Stambollit të përpunuara në pranverën e vitit 2022 mund të shërbejnë si pikënisje për negociatat për zgjidhjen e krizës ukrainase.

Top Channel