Begaj takohet me Tajanin në Kalabri, diskutime për thellimin e bashkëpunimit mes Italisë dhe Shqipërisë në çështje rajonale dhe globale

02/05/2024 22:00
Tajani dhe Begaj

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj gjatë vizitës së tij në Kalabri u taku me me Antonio Tajanin, zëvendëskryeministrin dhe ministrin e Jashtëm të Punëve të Jashtme të Italisë.

Gjatë takimit Begaj ritheksoi se Italia mbetet partneri i pazëvëndësueshëm strategjik për vendin tone, bazuar në historinë e shkëlqyer të miqësisë dhe të marrëdhënieve tona politike, ekonomike e social kulturore.

Presidenti e falenderoi Tajanin për mbështetjen që Italia i jep zgjerimit të BE-së në Ballkan si dhe konfirmoi angazhimin dhe përkushtimin e palëkundur të Shqipërise për integrimin në Bashkimin Evropian.

Presidenti e siguroi zvkryeministrin Tajani për vendosmërinë e Shqipërisë për të thelluar dhe pasuruar edhe më tej bashkëpunimin në organizatat ndërkombëtare dhe për çështje me rëndësi rajonale dhe globale.

Top Channel