Sot, Dita Botërore e Lirisë së Shtypit, 97 gazetarë dhe punonjës të medias u vranë gjatë konfliktit në Gaza

03/05/2024 09:07

 Sot është Dita Botërore e Lirisë së Shtypit.

Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara e shpalli 3 majin Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit për të ngritur vetëdijen dhe rëndësinë e lirisë së shtypit dhe për respektimin e së drejtës së shprehjes së lirë që është e garantuar me nenin 19 të Deklaratës së Përgjithshme të të Drejtave të Njeriut.

Gjatë vitit 2008 janë vrarë 60 gazetarë dhe punonjës së medies. Këto vdekje tragjike, së bashku me 900 sulme të tjera kundër punonjësve të medies, 29 rrëmbimeve të gazetarëve dhe mbylljen e 2000 organizatave mediatike, konsiderohet se dëmtojnë aftësinë njerëzore për të kuptuar botën.

Hetimet paraprake të CPJ treguan se të paktën 97 gazetarë dhe punonjës të medias ishin në mesin e më shumë se 35,000 të vrarëve që nga fillimi i luftës më 7 tetor në Gaza.

97 gazetarë dhe punonjës të medias, 92 ishin palestinezë, 2 izraelitë dhe 3 libanezë.

Nga konflikti në Gaza 16 gazetarë u raportuan të plagosur, 4 gazetarë u raportuan të zhdukur, ndërsa 25 gazetarë u raportuan të arrestuar.

Dita e sotme është një ditë reflektimi për të gjithë ata që janë të angazhuar në media, mbi sfidat e tyre për të garantuar lirinë, por edhe për të bërë një gazetari etike dhe profesionale.

Top Channel