Humbja përballë Dortmund në ndeshjen e parë gjysmëfinale, Marquinhos i bindur: Përmbysim rezultatin në “Parkun e Princave”

02/05/2024 19:55
Marquinhos

Kapiteni i Paris Saint Germain, Marquinhos foli për mediat pas ndeshjes së parë të gjysmëfinales përballë Borusia Dortmund të cilën parisienët e humbën me rezultatin 1-0.

Ai tha se patën mundësi të mira në pjesën e dytë të ndeshjes, por që nuk arritën t’i shfrytëzonin. Mbrojtësi u shpreh i bindur se PSG do të arrijë të përmbysë rezultatin në “Parkun e Princave”.

“Ne e dimë se në Paris mund të bëjmë shumë më mirë, në pjesën e dytë patëm mundësi që nuk mund t’i humbisnim, por në shtëpi mund ta përmbysim rezultatin”-u shpreh Marquinhos.

Ndeshja e kthimit do të zhvillohet të martën e javës së ardhshme.

Top Channel