11:23
Asambleja Parlamentare e Europës Juglindore/ Spiropali thirrje anëtarëve: Kam besim në mbështetjen tuaj për Shqipërinë që të mbyllim negociatat brenda 2027
Në Kuvendin e Shqipërisë u mbajt sot sesioni XII plenar i Asamblesë Parlamentare të Procesit të Bashkëpunimit të Europës Juglindore, në kuadrin e Presidencës Shqiptare, me pjesëmarrjen e disa deputetëve nga Bullgaria, Turqia, Greqia, Rumania, Slovenia, Kroacia, Mali i Zi, Bosnje-Herzegoviana, Maqedonia e Veriut e Serbia.