Tallej me Biden-in, Trump pengohet e bie në shkallët e avionit

10/06/2025 11:25

Donald Trump e kishte vënë vazhdimisht në lojë paraardhësin e tij, Joe Biden për rrëzimet e shumta, por këtë radhë, republikani pësoi edhe vetë të njëjtin fat.

Shefi i Shtëpisë së Bardhë u pengua e ta në shkallët e avionit presidenciale Air Force One, dhe pamjet u bënë menjëherë virale. Brenda një kohe të shkurtër, videoja mori me qindra mijëra shikime.

Pas një bisede me reporterët në New Jersey, Trumpi u ngjit në avion për t`u kthyer në Camp David. Me të udhëtonte sekretari i shtetit, Marco Rubio, i cili duket se është penguar gjithashtu në të njëjtat shkallë.

Përpara Bidenit, Trump ishte personi më i vjetër që u zgjodh ndonjëherë si president i SHBA: 70 vjeç në kohën e inaugurimit të tij në janar 2017. Ai përfundoi mandatin e tij të parë si president në moshën 74-vjeçare. Republikanët e kishin kritikuar vazhdimisht moshën e Bidenit 81 vjecar gjatë periudhës që ishte në detyre, dhe patën treguar një video të tij, duke u penguar në shkallë, për të cilën insistuan se argumente faktin që demokrati ishte i papërshtatshëm për postin e tij në krye të shtetit.

Fushata e Trumpit e përdori në mënyrë të përsëritur videon e Bidenit të marsit 2021, kur ai u rrëzua në shkallët e Air Force One, gjë për të cilën sekretari i tij i atëhershëm i shtypit kishte fajësuar erën e fortë në zonë.

Top Channel