“Pagova 100 mijë për eliminimin e Dorjan Shkozës”/ Dëshmia e Erion Alibejt: Hoxha bleu armët, varionin nga 500 – 3500 euro

10/06/2025 12:51
Dorjan Shkoza (në të majtë) dhe Erion Alibej (në të djathtë)

Në GJKKO vijon procesi gjyqësor ‘Plumbi i artë”, ku sot vijoi dëshminë bashkëpunëtori i drejtësisë, Erion Alibej.

Ai tregoi për vrasjen e Dorjan Shkozës, për të cilin tha se pagoi 100 mijë euro, raporton gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha.

Për Dorjan Shkozën, kam paguar 100 mijë euro, nga Hoxha janë blerë disa armë, varionin çmimet nga 500-1000 deri 3500 euro. Nuk e di fiks se kontaktet me hoxhën i kishte Sandër Baho. Me Nuredin Dumanin jam takuar pas vrasjes së vëllezerve Haxhia. Por me Nuredinin, isha në kontakt të vazhdueshëm, Henrik Hoxhën se njihja, vetëm kam dëgjuar që kishte pseudonimin “kusho” edhe “nipi” qe i drejtohej Klevis Allës.

Me Nuredinin flisja për Talo Çelën që pas vrasjes së Dorjan Shkozës do u bënte i gjallë apo jo. Gjithashtu vijoja investigimin për Altin Ndocin, ky shkonte shpesh në Durrës te vellezerit Haxhia. Klevis Alla kishte parë një ditë Talon te shtëpia e vëllezërve Haxhia, por Nuredini e mori me rezerva. Nuredini është angazhuar me qen i përgatit me “çunat e Fushë-Krujës”, por emrat e tyre si dija. Në Sky Ecc më shkruan Plarent Dervishi, kam pas kontakt me të, ai kishte kodet “Barcelona” dhe “Gost”. Plarenti me tha “m’bohet qejfi që e ke gjet Talo Çelën”, unë u habita nga e dinte ky, pastaj u kujtova që Plarenti kishte shumë muhabet me Festim Qolin. Kishim një makinë ‘Toyota’ të vjedhur që e kisha blerë në Shijak, ia dhashë Nuredinit dhe armët që ai donte, ia dhashë te pazari i Rrogozhines, ishte me Klevis Allen kur e mori, më pas Nuredini kërkoi dhe 50 mijë euro, ia cova me një mikun tim dhe i çova 150 mijë për të vijuar. Këtë e bëra që dhe Nuredini të shikonte që unë kisha lekë dhe të kishte besim”.

Top Channel