Sulmi me dronë nga Iraku, Arabia Saudite mbyll tubacionin kryesor të naftës, goditen sërish tregjet globale
Një ngjarje tragjike ka ndodhur në një provincë pranë Parisit, ku një nxënës ka vrarë me thikë sanitaren e shkollës, pasi kjo e fundit i kërkoi që t’i kontrollonte çantën.
Siç raportojnë mediat, ngjarja e ndodhur në Nogent, gjatë kontrollit të çantës së tij, 15-vjeçari ka nxjerrë thikën dhe ka sulmuar pastruesen 31-vjeçare, e cila nuk u mbijetoi dot plagëve të marra dhe ndërroi jetë në spital.
Gjithashtu, ai plagosi lehtë në dorë dhe një oficer policie gjatë momentit të arrestimit.
Ministrja franceze e Arsimit, Élisabeth Borne, e quajti atë që ndodhi në Nogent një “tragjedi të tmerrshme” dhe njoftoi se do të shkonte në vendngjarje.
Për këtë reagoi dhe kreu i shtetit, Emmanuel Macron, i cili shprehu ngushëllimet e tij për vdekjen e asistentes së shkollës, duke shtuar se kombi ndodhet në zi për këtë ngjarje tronditëse.
Top Channel