Konflikti në Vlorë, reagon biznesmeni Luan Muça: Shkova të sqarohem për pronën në Palasë, Bedinaj na priti me njerëz të armatosur që na sulmuan me plumba Një kapitull tjetër hetimor është hapur ndaj ish kryeministrit Sali Berisha dhe arsyeja është gjyqtarja Irena Gjoka, e cila gati dy vjet më parë kishte shpallur masën ndaj tij.
Procedimi i hapur për fyerje të gjyqtarit po shqyrtohet nga prokurori i SPAK Elvin Gokaj që e thirri Sali Berishën si person që ka dijeni, mbi cfarë pohoi publikisht disa muaj më parë kur lakoi emrin e gjyqtare së posaçme mbi një pagesë prej 500 mijë euro nga një ish deputet socialist Për këtë deklaratë të Berishës gjyqtarja denoncoi në SPAK ku dhe u pyet për afro 40 minuta, gjashtë muaj mbasi është pyetur dhe e bija
Sërish ish kryeministri ishte kritik ndaj SPAK dhe kryeprokurorit Dumani, të cilin e bën përgjegjës për dekonspirim të operacionit Ura.
Ndërkohë ish kryeministrin e pret beteja tjetër në gjyqin e themelit, me dosjen Partizani ku ai është nën akuzë për korrupsion. Për këtë dosje është zgjedhur treshja e gjyqtarëve, të cilët ende nuk kanë caktuar një datë.
Top Channel