“Nuredinit i bleva shtëpi, e kompletova”, zbardhet dëshmia e Erion Alibejt: Është angazhuar me çunat e Fushë Krujës

10/06/2025 12:51

Sot po mbahet seanca e radhës e dëshmisë së të penduarit të drejtësisë Erion Alibej.

Më poshtë është një pjesë e dëshmisë së zbardhur nga gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha.

Alibej: Nuredini ishte shpërngul për strehimin e familjes së tij, e kam marrë në Elbasan i kam blerë një shtëpi, e kam kompletu dhe kam tërheq Nuredinin në fillim në Elbasan më pas ka ardh edhe familja e tij. Në fillim ka qëndru tek shtëpia e Sandër Bahos por unë gjithë kohën kisha kontakt me të.

Morëm informacion për Talo Çelën që e strehonte Abedin Mama, informacionin na e dha Ardjan Çollaku. Nuredini është angazhu me çunat e Fushë Krujës se unë s’i kisha taku asnjëherë, njërin e kam parë nga kamerat e mia nga pas por unë nuk i kam parë kurrë nga afër, dija vetëm që njëri quhej Besi dhe tjetri Veri Veri, por nuk i njihja.

Nuredinin dhe familjen e tij i kisha pranë shtëpisë sime. Ka qenë fundi i muajt prill dhe ishte një djalë që kërkonte të fliste me mua. Ai më tha që me mua donte të fliste Xhulian Hoxha. Unë i thashë nuk jam shiku nuk e di kush është ky. I them atij që kur të vij në Shqipëri Xhuliano Hoxha të më takoj. Fillimisht kam komuniku në aplikacion me Xhulian Hoxhën. Ky më ka tregu qe dinte çdo gjë për ta, ata kanë një të besuar të tyre që quhet Rigers Runaj, i besuar i Mikail Qoses. Emrin e Runajt e kisha dëgjuar më para nga Arjan Spahia.

Top Channel