Shpërthejnë protestat e dhunshme pas një sulmi seksual në Irlandën e Veriut, lëndohen 15 oficerë policie

10/06/2025 13:20

Dhuna ka shpërthyer midis policisë dhe protestuesve në Irlandën e Veriut.

Trazirat vijnë pas një rasti të dyshuar për sulm seksual të hënën në mbrëmje.

15 oficerë u plagosën pasi u nënshtruan “sulmit të vazhdueshëm” nga protestues të maskuar, të cilët hodhën bomba molotov, fishekzjarre, gurë të rëndë dhe tulla.

Dy automjete policie u dëmtuan gjatë trazirave në Ballymena, në Qarkun Antrim, ndërsa shtëpive dhe bizneseve iu thyen dyert dhe dritaret, sipas policisë.

Po ashtu katër shtëpi u dëmtuan nga zjarri, dhe pwr pasojw tre persona u evakuuan. Autoritetet irlandeze po heton incidentet si “sulme urrejtjeje të motivuara nga racizmi”.

 

Top Channel