E mërkurë, 17 Shtator 2025
18:38
U dënua me 27-vite burg për grusht shteti javën e kaluar, ish-presidenti brazilian shtrohet në spital

Ish-presidenti brazilian Jair Bolsonaro, i cili u dënua me 27 vjet burg javën e kaluar për një përpjekje për grusht shteti, vuan nga mosfunksionimi i veshkave dhe do të duhet të mbetet në spital, thanë mjekët e tij të mërkurën.

18:32
“Nuk e nisi NATO luftën”/ Papa Leoni komenton krizën në Ukrainë dhe agresionin rus: Polakët ndihen të rrezikuar

Lufta në Ukrainë ka hyrë në ditën e saj të 1302-të, ndërsa retorika politike dhe ushtarake vijon të përshkallëzohet në nivele të reja.

18:17
Shpëtoi heroikisht dy fëmijë, shqiptari merr nënshtetësinë greke nga kryeministri Mitsotakis: Akti i tij i vetëmohimit u bë shembull i humanizmit

Ledian Goka, shtetasi shqiptar që u shndërrua në hero në shtetin fqinj, pasi shpëtoi nga mbytja në lumë dy fëmijë në qershor, mori nënshtetësinë greke.

18:17
Ndodh edhe kështu/ Nusja vonohet në dasmën e saj, prifti nis procedurat e celebrimit pa të

Në kishën e Sant’Ambrogio-s në Itali, dasma e një çifti të ri u bë një nga ngjarjet më të përfolura, pasi prifti I famullisë vendosi të fillonte ceremoninë e dasmës pa pritur nusen, e cila ishte ende jashtë kishës. 

18:12
“Lufta na kushton 120 miliardë dollarë në vit”, Zelensky: Plani A është ndalimi i luftimeve, çdo kosto ulet nëse zgjidhet konflikti

Kostoja e çdo viti lufte është 120 miliardë dollarë, sipas asaj që tha Volodymyr Zelensky gjatë një takimi me Presidenten e Parlamentit Evropian, Roberta Metzola.

18:01
E bujshme/ Spanja gati të bojkotojë Botërorin 2026, kampionët e Europës refuzojnë të marrin pjesë nëse…

Një valë tensionesh politike po përplaset me botën e sportit, teksa zyrtarë të lartë të qeverisë spanjolle kanë sugjeruar se Spanja mund të tërhiqet nga Kupa e Botës 2026 nëse Izraeli kualifikohet dhe lejohet të marrë pjesë në turne.

17:57
Ceremonia e pritjes së Donald dhe Melania Trump, presidenti dhe Zonja e Parë thyen dy herë protokollin mbretëror

Mbreti Charles III, Mbretëresha Camilla, Princi William dhe Princesha Kate pritën sot presidentin amerikan, Donald Trump dhe gruan e tij Melania në Britani, duke nisur vizitën e dytë historike shtetërore të presidentit amerikan.

17:51
“Anëtarësimi i rajonit në BE rrit sigurinë në rajon”/ Orban pret në takimin presidentin Begaj, bisedime për të forcuar bashkëpunimin mes dy vendeve

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, u prit në një takim nga Kryeministri hungarez, Viktor Orban, ku vlerësoi mbështetjen e fortë të Hungarisë për anëtarësimin e Shqipërisë dhe të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian.

17:48
Bllokohen turistët, një nga Shtatë Mrekullitë e Botës rrezikon të humbasë vizitorët për shkak të protestave masive në vend

Të paktën 900 turistë mbetën të bllokuar dhe 1400 të tjerë u evakuuan pas incidentit pranë kështjellës së lashtë Inka të Machu Picchu të martën.

17:41
Vizita e Donald Trump në Britaninë e Madhe, Presidenti amerikan kryen homazhe në vendin ku prehet Mbretëresha Elizabeth II

Presidenti amerikan Donald Trump u prit me ceremoni të lartë shtetërore nga Mbreti Charles III, në një ditë të mbushur me emocione, simbolikë dhe takime të rëndësishme, gjatë vizitës së tij historike në Mbretërinë e Bashkuar.

17:32
Vizita e Trump në Buckingham Palace, ja dhuratat që do të shkëmbejnë çifti presidencial dhe ai mbretëror

Familja mbretërore dhe Donald Trump do të shkëmbejnë dhurata zyrtare pas drekës së tyre të përbashkët më vonë sot dhe detajet sapo janë bërë të ditura nga BBC.

17:31
Debutim spektakolar në Europë, Skënderbeu U19 shkatërron skuadrën rivale me rezultatin 10-0 në UEFA Youth League

Skuadra U19 e Skënderbeut ka shkruar historinë në arenën ndërkombëtare, duke debutuar me një fitore të thellë 10-0 në ndeshjen e parë të raundit të parë të UEFA Youth League, përballë Inter D’Eskaldes të Andorrës.

17:20
Zbulim që mund të ndryshojë të ardhmen, shkencëtarët gjejnë rezervuarin gjigant me ujë të ëmbël nën Oqeanin Atlantik

Një zbulim befasues nën Oqeanin Atlantik pranë SHBA-ve mund të ofrojë shpresë për një botë që përballet me mungesë të rrezikshme uji të pijshëm.

17:12
“Jeni gjobitur për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor”/ Mesazhi i rremë që dërgohet në celular, AKSK paralajmëron qytetarët: Mos hapni linqet e dyshimta

Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike informon se po qarkullon një mesazh “smishing” që synon të mashtrojë qytetarët me gjoba të rreme për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.

17:04
Superiore/ Dinamo zhgënjen sërish, “Nëndetësja” mundet nga Teuta në duelin e prapambetur të javës së parë

Pas disfatës me Elbasanin në fundjavë, Dinamo ka marrë një tjetër humbje në kampionat, kësaj radhe nga Teuta.

17:01
Iu anulua fitorja në garën presidenciale në Rumani në raundin e parë, kandidati i ekstremit të djathtë akuzohet për grusht shteti

Ish-kandidati presidencial rumun, anti-europian, Calin Gheorghescu akuzohet për përpjekje për grusht shteti pasi raundi i parë i zgjedhjeve presidenciale të dhjetorit të kaluar u anuluan, teksa politikani konservator përballet me një dënim me burgim nga 10 deri në 20 vjet.

17:00
Çamë e grekë nuk bëhen bashkë / Mesila Doda “distancohet” nga Berisha, deklarohet e pavarur në Kuvend

Ndonëse doli deputete pasi Sali Berisha e strehoi ne listën e sigurtë të PD-së, Mesila Doda ka vendosur që rrugëtimin e saj parlamentar të bëjë si e pavarur. 

16:55
Aksident zinxhir pranë kufirit Kosovë-Shqipëri, gjashtë automjete të përfshira

Një aksident zinxhir me përfshirjen e gjashtë automjeteve është shënuar këtë pasdite në hyrje të autostradës “Ibrahim Rugova”, rreth 4 kilometra pas daljes nga kufiri i përbashkët Shqipëri–Kosovë. Ngjarja ka ndodhur si pasojë e përplasjes së një automjeti të vogël me targa shqiptare me një kamionçinë tip Iveco me targa të Kosovës. Goditja fillestare ka […]

16:42
Raporti tronditës / Dy në çdo tre vdekje këtë verë u shkaktuan nga nxehtësia ekstreme, si po na vret kriza klimatike pa bërë zhurmë

Ngrohja globale e shkaktuar nga aktiviteti njerëzor është bërë tashmë një kërcënim i drejtpërdrejtë për jetën.

16:36
U përfol si kandidate e PD në garën për Bashkinë e Tiranës, Jorida Tabaku “thyen” heshtjen: Mora vota për në Parlament, do të…

Deputetja më e votuar e opozitës, Jorida Tabaku, ka zhvilluar një intervistë për Top News, ku theksoi se është votuar për të qenë në parlament dhe se do vazhdojë të jetë aty.

16:33
Qokë jo vetëm Metës/ TCH zbulon demokratët që Berisha i dha “hua” Mediut për të krijuar grup parlamentar, çamët mbeten jashtë

Pasi i bëri qokën e radhës Ilir Metes, Sali Berisha nuk ka harruar as aleatin historik Fatmir Mediu.

16:25
Mourinho “tradhton” klubin me të cilin shkroi historinë, portugezi gati të bëhet trajneri i rivalëve të përjetshëm të Portos

José Mourinho është gati të rikthehet aty ku gjithçka nisi. Sipas raportimeve të shumta ndërkombëtare, trajneri legjendar portugez është pranë marrëveshjes për t’u emëruar trajner i ri i Benficës, në një rikthim të bujshëm pas më shumë se dy dekadash.

16:18
Shtëpi në Kaliforni, ferma në Utah dhe një pasuri 200 milionë dollarëshe / Çfarë do të ndodhë me fondacionet dhe pronat luksoze të Robert Redford

Thashethemet e para rreth trashëgimisë së aktorit legjendar Robert Redford kanë filluar të qarkullojnë në median amerikane, duke tërhequr vëmendjen jo vetëm për pasurinë e tij të konsiderueshme, por edhe për trashëgiminë e tij kulturore dhe mjedisore.

16:13
Përleshje masive përpara duelit të Champions-it, arrestohen në Paris 19 tifozë të klubit italian

Nëntëmbëdhjetë tifozë të skuadrës italiane Atalanta janë arrestuar në Paris pas përleshjeve që shpërthyen të martën në mbrëmje, në prag të ndeshjes së Ligës së Kampionëve kundër kampionëve në fuqi, Paris Saint-Germain.

16:06
Beteja e Veliajt në Kushtetuese për shkarkimin nga detyra, ja argumentet e mbrojtjes së kryebashkiakut

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj pritet të nisë një betejë në Gjykatën Kushtetuese pas vendimit që do të marrë Këshilli Bashkiak për ta shkarkuar nga detyra.

15:51
Tentoi të vriste me armë zjarri një person në Kukës pas konfliktit banal, arrestohet 47-vjeçari, pranga edhe nipit

Si rezultat i kontrolleve dhe administrimit të informacioneve të siguruara në rrugë operative, për nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale, të shtetasve të implikuar në rastin e datës 05.09.2025, rreth orës 21:00, në lagjen nr. 5, Kukës, ku gjatë një konflikti për motive të dobëta, u qëllua me armë zjarri, në drejtim të shtetasit H. A. (nga të shtënat nuk pati të dëmtuar), specialistët për Hetimin e Krimeve të DVP Kukës finalizuan operacionin “Episodi”.

15:36
Rritet numri i studentëve në Durrës, regjistrohen në arsimin e lartë 1296 studentë, bashkëpunim me “La Sapienza” në Romë

Në përfundim të raundit të parë të regjistrimeve në arsimin e lartë për vitin e ri akademik, në Universitetin “Aleksandër Moisiu” të Durrësit janë regjistruar 1296 studente të ardhshëm.

15:34
Përfundimi i Mandatit të Oliver Röpke, Rama në Parlamentin Europian: Më kthyet nga një skeptik të madh, në një ithtar të dialogut social

Kryeministri Edi Rama i pranishëm në Bruksel, është ftuar në Parlamentin Europian për të mbajtur fjalën në nder të përfundimit të Mandatit të Presidentit të Komitetit Ekonomik dhe Social Europian, Oliver Röpke.

15:29
Në Shkodër shtohen studentët, rektori Tonin Gjuraj: Rritja e regjistrimeve shoqërohet me programe të reja studimi

Në prag të vitit të ri akademik, Universiteti i Shkodrës vjen me programe të reja studimore, ku 3 prej tyre i përkasin Masterit Shkencor.

15:25
Lufta me pesticidet në bujqësi, eksperti: Që bujku t’i qëndrojë larg pompës së helmit, duhet ndëshkim

Pyetjes se çfarë po hamë ne? Përgjigjen e marrim vetëm nga doganat e shteteve të tjera të cilët furnizohen më prodhime bujqësore shqiptare.

15:15
41.2 miliardë lekë tepër në arkën e shtetit, tatimi mbi pagat dhe kontributet shoqërore e shëndetësore po mbushin buxhetin

Buxheti i shtetit për 8 muajt e parë të vitit ka arritur të mbledhë më shumë të ardhura dhe të kryejë më pak shpenzime.

15:12
Tabaku refuzon garën për Bashkinë: Kolltuku i sigurt në Kuvend, më i rëndësishëm se beteja, PD ende pa emër për Tiranën

Të gjithë presin një kandidat për Bashkinë e Tiranës. Publiku pret një emër, një figurë, një përfaqësues që të dalë në shesh.

15:09
Skemat piramidale online, burg për 4 të arrestuarit, 2 të tjerë ‘detyrim paraqitje’

“Arrest me burg” me afat 60- ditor ka vendosur Gjykata e Shkallës së Parë të Rrethit Gjyqësor Fier, për 4 prej të arrestuarve në kuadër të operacionit policor të koduar XUEX për goditjen e skemave piramidale online dhe “Detyrim Paraqitje” për dy kamarierët Emanuel Taullau dhe Flavio Mukaj.

15:01
Aksident i frikshëm te “21 Dhjetori”, makina përmbyset në mes të rrugës

Një aksident rrugor ka ndodhur mesditën e sotme në një nga zonat më të frekuentuara të kryeqytetit, pranë “21 Dhjetorit”.

14:39
Shkolla e Bashkuar “Muhamet Gjollesha” në Lazarat hap dyert për nxënësit dhe mësuesit/ Rama: Hapësirë e denjë për mësim

Kryeministri Edi Rama njofton se Shkolla e Bashkuar “Muhamet Gjollesha” në Lazarat ka hapur dyert për nxënësit dhe mësuesit me ambiente të rindura.

14:16
“Nuk isha i plotësuar”, deklarata e këngëtarit Erik Lloshi: Nuk e kam tradhtuar kurrë bashkëshorten, por…

I ftuar në studion e “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ka qenë këngëtari i njohur Erik Lloshi. Ai ka folur më shumë nga karriera e tij e deri tek jeta personale, duke ndarë detaje të pathëna më parë…

14:15
Po punonte pranë banesës së tij, plagoset me mjet prerës në kraharor 69-vjeçari në Himarë

Një 69-vjeçar i dëmtuar me mjet prerës dërgohet në spitalin e Vlorës.

14:10
SHBA pezulloi dialogun, ish-ambasadori amerikan në Kosovë: Pakënaqësitë me Kurtin u bënë “kapicë”

Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, shpjegon se pezullimi i Dialogut Strategjik nga Shtetet e Bashkuara është pasojë e një grumbullimi frustrimesh ndaj Qeverisë së kryeministrit në detyrë të Kosovës, Albin Kurti, ku veçanërisht ndikoi kritika e tij ndaj Gjykatës Kushtetuese.

13:50
Merz paralajmëron gjermanët për ndryshime të thella: Vjeshtë e vendimeve të rëndësishme

Në fjalimin e tij në Bundestag të mërkurën, (17.09.) Friedrich Merz e paraqiti veten si kancelar reformist, ai i përgatiti gjermanët për reforma të gjera në muajt e ardhshëm.

13:40
FOTOT/ Trump i shoqëruar nga Melania shkojnë me helikopter në takimin me Mbretin Charles III

Princi dhe Princesha e Uellsit mirëpritën Donald dhe Melania Trump sot në Windsor, teksa vizita e dytë historike shtetërore e Presidentit amerikan nisi zyrtarisht.

13:36
Historia e dashurisë që u kthye në tragjedi, influencerja e njohur humb jetën tragjikisht dy ditë pas martesës

Një influencere e njohur ka humbur jetën tragjikisht, vetëm dy ditë pas dasmës së saj në Sarajevë.

13:29
U akuzua për 8 përdhunime, Mendy provon rikthimin në fushë në Poloni

Benjamin Mandy e ndjeu brenda një kohe të shkurtër sa i shkurtër ishte udhëtimi nga maja në fund.

13:26
Boban presidenti i Dinamos/ Ish-ylli i Milanit zgjidhet unanimisht presidenti i ri i klubit kryesor të Zagrebit

Asambleja e parë e Dinamos Zagrebiot e mbajtur pasditen e djeshme pas zgjedhjeve të para demokratike në këtë klub dhe Zvonimir Boban u emërua zyrtarisht president.

13:21
UEFA godet Egnatian, kampionet e Shqipërisë gjobiten me 60 mijë euro për shkeljet në kupat e Europës

Ndeshjet mes KF Egnatia dhe NK Olimpija Ljubljana, të vlefshme për raundet kualifikuese të kupave europiane, nuk kanë kaluar pa pasoja për kampionët e Shqipërisë.

13:15
Ish-kampioni i arteve marciale tërhiqet nga gara presidenciale në Irlandë, çfarë ndodhi?

Ish-kampioni i arteve marciale mikse, Conor McGregor, është tërhequr nga gara për presidencën e Irlandës, duke e quajtur procesin e nominimit një “këmishë force” që pengon një garë të vërtetë demokratike.

13:05
Iu nënshtrua një operacioni, kërkesa e pazakontë e Sir Elton John habit mjekun: I thashë se…

Sir Elton John ka zbuluar se si e la të habitur mjekun e tij me një kërkesë të çuditshme përpara se t’i nënshtrohej një operacioni.

13:00
Futbollisti dezertor, arrestohet ish-portieri i Dinamos së Kievit duke kaluar kufirin ilegalisht

Ish-portieri i Dynamos nga Kievi dhe Shakhtarit nga Donetsku, Artur Rudko, u arrestua gjatë një përpjekjeje për të kaluar ilegalisht kufirin e Ukrainës.

12:50
Izraeli nuk tërhiqet: Banorët e Gaza City-t do të largohen, do t’u hapim rrugë të re

Izraeli nuk jep shenja tërheqjeje nga ofensiva e tij në qytetin e Gazës. Në vend të kësaj, ai pretendon se do t’u krijojë banorëve mundësinë të largohen përmes hapjes së një rruge të re kalimi të përshkruar si të sigurt.

12:50
Ekskluzive/ Propozoi ndryshimin e rregullores për zgjedhjen e kreut të SPAK, por nuk iu pranua, zbulohet e-mail i anëtarit të KLP

Ky është e-mail i dërguar KLP-së nga anëtari Erind Mërkuri, i cili propozonte ndryshimin e rregullores për zgjedhjen e kreut të Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion.

12:45
Spanja heq mbi 50.000 shtëpi pushimi nga platformat online: Po prishin tregun

Në mesin e një krize strehimi që përkeqësohet nga viti në vit, qeveria spanjolle ka vendosur të kalojë në veprime konkrete, duke nisur me heqjen e mbi 53.000 apartamente të paligjshme pushimesh nga platformat online.

12:35
Netanyahu sfidon hapur Erdoganin: Jerusalemi është qyteti ynë, jo i juaji

Duke reaguar nga Jerusalemi ndaj komenteve të Recep Tayyip Erdogan lidhur me statusin e qytetit të shenjtë, kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu e sfidoi hapur presidentin turk.

12:29
Krimet nga Elbasani në Durrës/ Rrëfimi ekskluziv në “Inside Story” që zbardh Nuredin Dumanin

Programi Inside Story vijon në puntatën e kësaj të mërkure me serinë e dytë të dokumentarit ‘Dumani, zëri i një vrasësi’.

12:27
Gara për zgjedhjen e kreut të ri të SPAK, kush janë emrat e prokurorëve më potencialë që mund të pasojnë Altin Dumanin

Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka çelur sot garën për kreun e ri të SPAK, ku kandidatët që duan të marrin pjesë, kanë 3 javë afat për dorëzimin e dokumentacioneve.

12:21
Trafikantët zbulohen nga korrierët/ “O Luan ato lekë do paguhen veçse nëse shuhemi ne si racë”, shpërndarësit nxjerrin emrat e shefave

Një i ri është vendosur nën akuzë për shpërndarje kokaine mbasi u zbulua pas një sherri me një të sapo arrestuar, i cili rezultoi se i kishte një borxh.

12:18
Sekretet e miqësisë 30-vjeçare mes Mbretit Charles dhe bashkëpunëtorit të ngushtë të Trump

Ndryshe nga shumica e anëtarëve të delegacionit të Presidentit Donald Trump, për Scott Bessent vizita shtetërore në Mbretërinë e Bashkuar nuk është një rast unik për t’u afruar me familjen mbretërore.

12:17
I arrestuar në Londër për trafik droge dhe pastrim parash, Prokuroria e Kukësit konfiskon pasuritë e familjarëve të tij

Me kërkesë të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës u konfiskuan pasuritë e familjarëve të shtetasit Fatjon Dautaj nën akuzë për veprën penale “Pastrim i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” parashikuar nga neni 287 i Kodit Penal.

12:10
“Daja” i Cindy Marina zbulon detaje nga lidhja e Eva Muratit me djalin e Jozefina Topallit: Histori kalamajsh. Janë njohur në…

Producenti Eduart Deda teksa ishte i ftuar në emisionin “Ftesë në 5” nga Bieta Sulo, ka zbuluar detaje nga lidhja e shkuar mes moderatores së njohur Eva Murati dhe djalit të deputetes së PD-së, Jozefina Topallit, Genar Topalli.

12:02
Gruaja e Navalny publikon provat: Vdekja e tij në burg si pasojë e helmimit

Një postim në X, ku pretendohen se vdekja e udhëheqësit të opozitës ruse, Alexei Navalny, në një burg rus në shkurt 2024 ishte pasojë e helmimit, u publikua të mërkurën nga gruaja e tij, Yulia Navalnaya.

11:56
Dita e Kushtetutës së SHBA/ Ambasada amerikane në Tiranë organizon diskutim midis gazetarëve: Ju jeni sytë dhe veshët e popullit

Në kuadër të Ditës së Kushtetutës së Shteteve të Bashkuara, Ambasada e SHBA në Tiranë organizoi një aktivitet të posaçëm për të promovuar vlerat themelore të demokracisë amerikane, me fokus të veçantë në lirinë e shprehjes dhe rolin e shtypit të lirë.

11:49
Skemat piramidale/ “Shko luaj si gjithë të tjerët”, flet nëna e një prej të arrestuarve: Ia dhashë vetë lekët djalit. S’e dinim që ishte e paligjshme

Sot pritet të jepen masat e sigurisë gjashtë të arrestuarit në kuadër të operacionit policor të koduar XUEX, për goditjen e skemave piramidale online.

11:44
Irani njofton ekzekutimin e një tjetër agjenti të Mossad, rriten tensionet me Izraelin

Autoritetet iraniane kanë varur një person, pasi ai u dënua për spiunazh për agjencinë izraelite të inteligjencës Mossad që nga viti 2022, njoftoi gjyqësori iranian.

11:40
Këngëtarja e njohur dhe partneri i saj drejt altarit, zbulohet data e dasmës së tyre

Pas gati dy vitesh lidhje, Selena Gomez dhe Benny Blanco do të martohen më vonë këtë muaj në një ceremoni private në Kaliforni.

11:34
Rrëshqitje dheu vdekjeprurëse në Indi pas shirave të rrëmbyeshëm, të paktën 15 të vdekur

Të paktën 15 persona kanë vdekur dhe 16 të tjerë rezultojnë të zhdukur pas rrëshqitjeve të dheut dhe shirave të rrëmbyeshëm që goditën shtetin indian të Uttarakhand.

11:31
Opozita kërkon debat pa kufizim kohor në Kuvend për programin qeverisës, zbardhet vendimi i Konferencës së Kryetarëve

Në Kryesinë e Kuvendit u mblodh Konferenca e Kryetarëve ku u diskutuan modelitetet e seancës plenare që i hapin rrugë votëbesimit të qeverisë së re.

11:14
“Kur dikush vjen të më marrë me një Porsche, unë nuk hipi, preferoj metronë”, rrëfimi i Laura Pausini: Shita 40 milionë kopje albumesh dhe mbeta pa asnjë lek

Në fund të mbrëmjes, kronometri tregon +83 minuta mbi kohën e parashikuar, por Laura Pausini është ende mes fansave të saj.

10:53
Rubin vijon dëshminë në Hagë, bën deklaratën e fortë: Thaçi u kërcënua për të firmosur marrëveshjen e Rambujesë

Në Hagë ka nisur dita e tretë e dëshmisë së James Rubinit, dëshmitar i mbrojtjes të Hashim Thaçit.

10:52
I dehur në timon bënte manovra të rrezikshme në mes të qytetit, arrestohet 34-vjeçari në Bulqizë

Drejtonte automjetin në gjendje të dehur, bënte manovra të rrezikshme në qendër të banuar dhe kundërshtoi me dhunë punonjësit e Policisë gjatë ushtrimit të detyrës, arrestohet 34-vjeçari.

10:47
Nën mbikqyrjen dhe mesazhet e ndërkombëtarëve, KLP bën “hap pas” nga ndryshimi i rregullores për zgjedhjen e kreut të SPAK

Në mbledhjen e zhvilluar këtë të mërkurë në Këshillin e Lartë të Prokurorisë, ku të pranishëm ishin edhe përfaqësuesit amerikanë, nuk u diskutua propozimi i bërë më herët nga anëtari Erind Mërkuri, i cili kërkonte ndryshimin e rregullores për drejtuesin e SPAK.

10:29
Gara për kreun e ri të SPAK/ Mblidhet KLP, të pranishëm edhe zyrtarët amerikanë. Kandidatët 3 javë afat për dorëzimin e dokumentacioneve

Është mbledhur mëngjesin e sotëm Këshilli i Lartë i Prokurorisë, duke hapu kështu zyrtarisht garën për kreun e ri të Prokurorisë së Posaçme, në afrim të datës së mbarimit të mandatit të Atin Dumanit, në dhjetor 2025.

10:28
Ndërveprimi i një protestueseje të re me oficerin e policisë në marshimin pro-palestinez në Spanjë bëhet viral

Një video që tregon ndërveprimin e pazakontë të një protestueseje femër me një oficer policie në një marshim pro-palestinez në Spanjë është bërë virale në 24 orët e fundit.

10:18
Ora 1.5 mln euro “zbulon” Mozzikun, reperi i njohur arrestohet në aeroportin e Prishtinës

Reperi i njohur, Mozzik është arrestuar mbrëmjen e së martës në aeroportin e Prishtinës, nga policia e Kosovës.

10:09
Batuta mes Ramës dhe Rutte/ Shefi i NATO-s: Jeni shumë i gjatë! Kryeministri: Jeni 1-sh për…

Nuk kanë munguar batutat mes kryeministrit Edi Rama dhe shefit të NATO-s, Mark Rutte.

10:03
Forumi i konektivitetit/ Spiropali: Shqipëria, vendi lider i bashkëpunimit rajonal, kampion i negociatave për anëtarësim në BE

Në Tiranë po zhvillohet edicioni i njëmbëdhjetë i Forumit të Konektivitetit ku përfaqësues nga rajoni dhe Europa po diskutojnë për ndërlidhjen, konkurrueshmërinë dhe mbrojtjen në Europën Juglindore.

09:55
“Duam të bëjmë më shumë”, Rama nga Brukseli: Po rilindim industrinë ushtarake, prioritet baza në Porto Romano

Kryeministri Rama, zhvilloi një takim të rëndësishëm me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, në kuadër të forcimit të bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe aleancës transatlantike.

09:52
Rutte pret Ramën në Bruksel: Keni bërë shumë për Ukrainën. Shqipëria mund të mbështetet tek NATO

Kryeministri Edi Rama u takua sot me Mark Rutte, Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s.

09:42
Oriola Marashi flet për herë të parë për lidhjen e saj, postimi që “vulos” dashurinë

Modelja e njohur shqiptare, Oriola Marashi, ka konfirmuar publikisht se është në një lidhje dashurie.

09:41
E rëndë në Kurbin, 30-vjeçari hidhet nga ballkoni, transportohet drejt Traumës

Mbrëmjen e djeshme rreth orës 22:30, shtetasi O. Gj., 30 vjeç, banues në Kurbin, dyshohet se në gjendje depresioni, është vetëhedhur nga kati i dytë i një pallati.

09:39
“Po ta dinim që do bënim kaq bujë, do shtonim numrin!”, 12 mami shtatzëna në maternitetin ‘Geraldina’ bëjnë dasmën lajm dite

Në maternitetin “Geraldina” ka ndodhur një rast i rrallë dhe mjaft emocionues. 12 infermiere dhe mami janë njëkohësisht në pritje të ëmbël!

09:32
U rrëzua në greminë teksa po eksploronte Valbonën, gjendet pas disa orësh kërkime trupi i turistit holandez

Pas një operacioni të gjatë kërkim-shpëtimi, është gjetur trupi i pajetë i një turisti holandez, i cili kishte humbur kontaktet mbrëmjen e djeshme teksa eksploronte zonën malore të Qafës së Valbonës në Tropojë.

09:32
Po priste pemë në Bjeshkën e Pojanës, por një prej tyre bie mbi një të moshuar dhe i merr jetën. Shpallet në kërkim 39-vjeçari

Një 39-vjeçar është shpallur në kërkim nga policia e Tropojës, pasi duke prerë pemë, një prej tyre ka rënë mbi një të moshuar dhe i ka marrë jetën.

09:18
“Kam burrëri femërore, 24 vjeç jam puthur për herë të parë”/ Ka ardhur në “Përputhen” për të gjetur dashurinë, Pranvera “tremb” djemtë: Jam…

Pranvera është një nga konkurrentet e këtij edicioni në “Përputhen” e cila ka ardhur në këtë format për të gjetur dashurinë.

09:07
Meta bën kërkesë tjetër për ndryshimin e masës së sigurisë, zbulohet data kur do të mbahet seanca e radhës

Ish-presidenti Ilir Meta ka bërë një tjetër kërkesë ndryshim të masës së sigurisë.

08:55
“Brekëgrisur s’e dua”/ Kush është vajza e “Përputhen” që “terrorizoi” djemtë me kërkesat intime? Katerina: Në shtrat dua shumë…

Është rikthyer këtë sezon “Përputhen” teksa ka nisur prezantimi i djemve dhe vajzave konkurrente.

08:54
Vizita e Trump në Britaninë e Madhe shoqërohet me protesta dhe arrestime, kështjella Windsor mbulohet me imazhe të presidentit amerikan dhe Epstein

Katër persona janë arrestuar pasi imazhe të Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, financierit të turpëruar Jeffrey Epstein dhe Princit Andrew u projektuan në murin e Kështjellës Windsor, në kuadër të një proteste gjatë vizitës shtetërore të Trump në Britani.

08:41
Mandati i Dumanit drejt përfundimit, sot hapet gara për kreun e ri të SPAK

Sot hapet gara për kreun e ri të SPAK, pasi mandati i Altin Dumanit është drejt përfundimit.

08:38
Djali i Ricky Hatton thyen heshtjen pas vdekjes së legjendës së boksit: Ishe modeli im në çdo aspekt të jetës

Djali i Ricky Hatton, Campbell Hatton, ka reaguar për herë të parë pas ndarjes tragjike nga jeta të të atit, ikonës së boksit britanik.

08:27
Skemat piramidale online, të arrestuarit dalin sot para Gjykatës së Fierit, do të njihen me masat e sigurisë

Sapo kanë mbërritur në Gjykatën e Shkallës së Parë të Rrethit Gjyqësor Fier, 6 të arrestuarit, të rënë në pranga nga blutë e Fierit, në kuadër të operacionit policor të koduar XUEX, për goditjen e skemave piramidale online.

08:13
Hapja e kapitujve të rinj, Rama: Një tjetër ditë e shënuar në rrugëtimin drejt BE-së, krenar për skuadrën e negociatave

Kryeministri Edi Rama ka shprehur sot në mëngjes krenarinë për ecurinë e Shqipërisë në procesin e anëtarësimit në Bashkimin Europian.

07:54
Kryebashkiaku i Londrës sulmon Trump: Ka ndezur flakën e politikës përçarëse në të gjithë botën

Donald Trump mbërrin në Mbretërinë e Bashkuar mes kritikave të ashpra nga kryebashkiaku i Londrës Sadiq Khan dhe tensioneve politike për Starmer.

07:32
“Nuk e ke bërë ti, apo jo?”, publikohen mesazhet e plota mes të dyshuarit për vrasjen e Charlie Kirk dhe bashkëjetuesit: Merr një avokat, mos jep intervista

Charlie Kirk dyshohet të jetë vrarë nga Tyler Robinson, i cili sipas dokumenteve të akuzës të publikuara të martën nga zyrtarët e Qarkut Utah, kishte shkëmbyer mesazhe të detajuara me shokun e tij të dhomës ditën e ngjarjes.

07:13
Mot me alternime vranësirash, ja parashikimi për këtë të mërkurë

Ditën e mërkurë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme.

E martë, 16 Shtator 2025
23:03
“Injorancë, histeri publike”/ Sherr mes të ftuarve në “Shqipëria Live”, Aliaj-Hazizajt: Kujdes me fjalët

Në një debat të ashpër janë përfshirë të ftuarit në “Shqipëria Live”, situatë që ka agravuar me tone të ashpra.

23:00
Champions/ Reali fiton me 10 lojtarë, dy penalltitë e Mbappes “shpëtojnë” madrilenët në ndeshjen e parë, barazim spektakolar me 8 gola në Torino

Mbrëmja e parë e Champions League dhuroi spektakël në katër ndeshjet e saj të orës 21:00.

22:58
I veshur me uniformë ushtarake Putin viziton stërvitjet ruso-bjellorusinë, në ushtrime ishin pjesëmarrës edhe zyrtarë ushtarakë të SHBA-së

Presidenti rus Vladimir Putin ka vizituar rajonin e Nizhny Novgorod për të ndjekur stërvitjet e përbashkëta ushtarake ruso-bjelloruse, raportoi televizioni shtetëror.

22:33
Video/ Nga krosim i thjeshtë te një rekord absurd, autogoli i portierit të skuadrës spanjolle hyn në librin e Champions League

Ndeshja mes Tottenham Hotspur dhe Villarreal në Ligën e Kampioneve ka hyrë shumë shpejt në librin e rekordeve të turneut më prestigjioz për klube në Europë.

22:25
Fotolajm/ Trump zbarkon në Mbretërinë e Bashkuar me arsenal lufte, limuzinë e blinduar 1.2 miliardë £, ekip asgjësimi dhe… kodet nukleare

Presidenti amerikan, Donald Trump ka zbritur sonte në Mbretërinë e Bashkuar dhe ka sjellë me vete një arsenal të plotë sigurie.

22:21
“Ndjenjat marrin zë”, koncerti i Ermonela Jahos në TKOB: E lumtur të kthehem në shtëpinë time

Ndjenjat e Ermonela Jahos marrin zë këtë të enjte në mbrëmje në skenën e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit, në një koncert ku emocionet do të jenë kryefjalë.

21:58
Donald Trump drejt Britanisë së Madhe, protesta të mëdha në vend: Nuk je i mirëpritur këtu

Dhjetëra njerëz janë mbledhur sot në Windsor për të protestuar kundër vizitës shtetërore të Presidentit të SHBA-së, Donald Trump i cili do të qëndrojë në Britani dy ditë në kuadër të nënshkrimit të një marrëveshjeje 10 miliardë-dollarëshe me kryeministrin Keir Starmer.

21:57
Pirro Vengu takim me Komandantin Suprem të Aleancës ne Europë: Biseduam për investimet që Shqipëria po ndërmerr për të rritur kapacitet mbrojtëse

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu u takua sot me Komandantin Suprem tw Aleancws nw Europw, gjeneralin Alexus Gregory Grynkewich

21:55
Aksidentohet turisti holandez në shtegun Theth-Valbonë, ekipet e kërkim-shpëtimit në vendngjarje

Një turist holandez që po kalonte shtegun mes Thethit dhe Valbonës është aksidentuar për vdekje, duke rënë në një humnerë në zonën e Qafës së Valbonës.