Pavarësisht debateve dhe mosmarrëveshjeve të vazhdueshme me Bledi Manen, Rizarta Hoxha ka shprehur solidaritet me gazetarin pas sulmit me vezë nga protestuesit.
Në emisionin “Rrethi Katror”, në “E Diell”, ajo theksoi se respektimi i mendimit ndryshe është një nga parimet themelore të demokracisë, duke nënvizuar se kundërshtitë nuk duhet të cenojnë respektin mes njerëzve.
“Me Bledin kemi pasur shumë mosmarrëveshje, debate të vazhdueshme… Por duhet thënë që, absolutisht, në këtë lloj situate, normalisht solidarizohemi me Bledin, sepse jetojmë në demokraci dhe të gjithë kemi të drejtën për të pasur një mendim ndryshe. Qytetaria tregohet pikërisht në momentin kur ti e lejon mendimin ndryshe dhe nuk mund të pranojmë vetëm mendimet e personave që mendojnë njësoj si ne.
Kështu që kaq mund të them. Një vend demokratik i respekton mendimet e të gjithëve. Edhe patjetër, sado që nuk biem dakord me njëri-tjetrin, duhet ta respektojmë gjithmonë njëri-tjetrin, sepse, në radhë të parë, jemi njerëz”, u shpreh ajo.
Top Channel