Arrestimi i Ilir Shtufit, policia greke deklaratë zyrtare: E kapëm në hotel, kishte hyrë në Greqi… Linjat e transportit interurban në Vlorë janë ngritur këtë të hënë në një protestë paqësore.
Drejtuesit e autobusëve që bëjnë linjat me Tiranën, Beratin, Elbasanin, Sarandën dhe qytete të ndryshme në këto itinerare kanë pezulluar aktivitetin.
Në intervistat e tyre, kërkojnë dënimin dhe ndalimin e aktivitetit të paligjshëm të taksive dhe furgonave private dhe të palicensuara, si dhe ndërtimin e terminalit, ku sipas tyre Vlora mbetet i vetmi qytet që ende nuk ka një të tillë. Thonë se do të pezullojnë aktivitetin, duke penalizuar qytetin deri në zgjidhje. Kërkojnë një takim me përfaqësuesit e pushtetit lokal, pasi kundërshtojnë edhe zhvendosjen drejt periferisë.
Top Channel