E enjte, 23 Maj 2019
11:26
Në Shtëpinë Tonë/ Në Shqipëri 1% e popullsisë belbëzojnë, ja si mund kurohet

Hezitimi në të folur është i zakonshëm tek fëmijët. Por, kur ky vazhdon, atëherë kemi një problem të belbëzimit.

11:21
Ambasadori turk në Korçë: Të rritet bashkëpunimi mes nesh

Ambasadori turk, Murat Ahmet Yorük ka vizituar bashkinë e Korçës.

11:17
Një triko me peshë politike, në prag të zgjedhjeve për PE

Një triko me temë nga Bashkimi Europian, e stiluar nga një markë berlineze, është bërë më e kërkuara për politikanët gjermanë, duke sinjalizuar një qëndrim kundër forcave nacionaliste në zgjedhjet për Parlamentin Europian.

11:09
Një “pub” nga ku mund të dalësh esëll, në Irlandë!

“Pub”-i i parë i kthjellët në Irlandë është hapur për biznes. Virgjëresha Mari shërben një seri birrash, verërash dhe koktejesh, të gjitha me zero për qind alkool, dhe e gjithë kjo në zemrën e kulturës së famshme në të gjithë botën të “pub”-eve të Dublinit.

11:01
Vanilja, erëza e çmuar. Tashmë më e shtrenjtë edhe se argjendi

Çmimi i vaniljes është rritur vitet e fundit, për shkak të kërkesës së shtuar dhe furnizimit të pakët me këtë erëz cilësore, aq sa vanilja ka filluar të quhet edhe “ari i gjelbër”. Kjo, për shkak se çmimi i një kilogrami vaniljeje është rritur më shumë sesa ai i një kilogrami argjendi.

10:51
Presioni ndaj gazetarëve rritet

Një artikull në vështrim të parë jospektakular po preokupon Moskën politike. Gazeta e biznesit Kommersant njoftoi më 17 prill se Kryetarja e Këshillit të Federatës, dhomës së dytë të parlamentit të Rusisë, Valentina Matvijenko, mund të heqë së shpejti dorë nga posti i saj. Artikulli citon burime nga aparati shtetëror.

10:50
Katastrofa bërthamore e Çernobilit, fotot të rralla direkt pas ngjarjes

Menjëherë pas shpërthimit më 26 prill 1986, pak njerëz ishin të gatshëm të duronin nivelin e rrezatimit masiv dhe të dokumentonin fatkeqësinë, por fotografi rus, Igor Kostin, arriti të shpëtoj disa prej fotove.

10:30
Infantino bën prapakthehu: Botërori i Katarit, me 32 skuadra!

Një hap prapa i paparashikuar nga FIFA, sa i përket Botërorit të vitit 2022, atij që do të zhvillohet në Katar.

10:21
22 foto që tregojnë se natyra është plot mistere

Nëse mendoni se keni parë çdo gjë nga natyra, gaboheni!

10:21
Sarri, ultimatum Chelseat: Nuk mund të gjykohem nga një ndeshje

“Nëse më gjykojnë vetëm për një ndeshje (finalen e Europa League), jam gati të largohem që tani”.

10:00
Ikën Leonardo? Milani i Campos “i rrëmben” talentet Lillës

Milani po kalon ditë vendimtare sa i përket të ardhmes në postet e larta drejtuese.

09:58
Korçë/ Minatorët protestë para Prefekturës

Minatorët e Korçës, Ersekës dhe Devollit janë mbledhur para Prefekturës për të protestuar.

09:49
Interi hidhet në veprim, 30 mln euro dhe Perisiç për Lukakun

Nga fjalët, te veprat. Pas lajmit të mirë të daljes nga sanksionet e UEFA-s, Interi është hedhur në sulm për të përforcuar skuadrën për sezonin e ardhshëm.

09:49
“Lucania News24”: Tirana, nga një xhungël urbane, në një qytet europian

Transformimi i kryeqytetit shqiptar nga pikëpamja urbane është në fokus të një artikulli të botuar në “Lucania News24”.

09:41
Zgjedhjet evropiane në Britaninë e Madhe

Zgjedhje europiane në Britaninë e Madhe, ato nuk do të zhvilloheshin, nëse BE dhe Britania e Madhe do të kishin rënë dakord për Brexit.

09:26
Vlorë/ Arrestohet i riu, u kap me armë dhe kokainë

Një 23-vjeçar ka përfunduar në prangat e policisë në Vlorë pasi i janë gjetur në banesë dy armë zjarri me silenciator dhe 240 doza kokainë.

09:12
Jeni fitues i Lotarisë Amerikane? Ambasada, njoftim të rëndësishëm

Ambasada amerikane në Tiranë tërheq vëmendjen për të gjithë ata shqiptarë që janë përzgjedhur fitues të Lotarisë Amerikane.

09:01
Kina po dëmton ozonin përmes emetimit të gazrave të ndaluar

Industritë në Kinën verilindore kanë lëshuar sasi të jashtëzakonshme të një gazi që dëmton shtresën e ozonit në atmosferë, në shkelje të një traktati ndërkombëtar siç bëjnë të ditur disa studiues.

08:53
Fier/ Babai, djali dhe kunata në pranga për drogë

3 shtetas kanë rënë pranga dhe një tjetër është shpallur në kërkim nga policia pasi ushtronin aktivitetin kriminal të përpunimit dhe shitjes së lëndëve të forta narkotike Heroinë dhe Kokainë në qytetin e Fierit dhe në qytete të tjera.

08:47
Kompanitë europiane shkelin rregulloret e BE-së

Kompanitë që prodhojnë ushqime, ilaçe, kozmetikë dhe produkte plastike në të gjithë Europën po shkelin rregulloret e BE-së, duke mos kryer kontrollet e rëndësishme të sigurisë me përdorimin e miliona tonëve kimikate në prodhim.

08:46
Brielle Biermann tregon asetet para pasqyrës

Ajo kurrë nuk ka pasur frikë të tregojë trupin e saj.

08:29
“Huawei”, nisin pasojat e para të kufizimeve nga SHBA

Firma japoneze e telefonëve celularë “Panasonic” ka njoftuar ndërprerjen e marrëdhënieve të biznesit me “Huawei”-n për të qenë në pëmbushje të kufizimeve të vendosura nga Shtetet e Bashkuara. Kjo është goditja më e fundit që i jepet firmës kineze të telekomunikacionit.

08:24
Dua Lipa shkëlqen në të zeza!

Ajo ka munguar deri tani nga festimet e këtij viti në Kanë.

08:11
A mbaroi gjithçka për Theresa May?

Deputetët e Tory janë duke numëruar orët derisa Theresa May të japë dorëheqjen.

E mërkurë, 22 Maj 2019
22:55
Gjermania “harron” Mario Gotzen

Përfaqësuesja gjermane e futbollit prezantoi ndryshime të rëndësishme në ndeshjet e ardhshme eliminatore për Europianin 2020.

22:50
UEFA zbret në Prishtinë

Një delegacion i UEFA-s zbarkoi këtë mesjavë në prishtinë për të rakorduar me drejtuesit e futbollit në këtë vend, edhe projektet e ardhshme, një vizitë që shërbeu edhe për të ritheksuar përparimin e madh të bërë këtu.

22:05
Studim: Ja pse meshkujt me mjekër janë më joshës (Foto)

Meshkujt me stil zakonisht rrisin mjekrën e tyre. Studime të fundit kanë treguar se meshkujt me mjekër janë më tërheqës për syrin e femrave.

22:03
Basha: Nuk do të ketë pakte kulisash, por dialog kombëtar dhe në fund…

Lulzim Basha e ka konsideruar kapitullim propozimin e Edi Ramës, ndërsa pranon vetëm një dialog, atë kombëtar ku të vendosë referendumi popullor.

21:47
Top Story/ Në Vlorë shërbimi urban është i degraduar

Ne udhëtuam edhe drejt qytetit të Vlorës për të sjellë një panoramë të transportit publik. Në brendësi të qytetit që pret mijëra turist në vit, shikon këto stacione autobuzësh.

21:44
Top Story/ Në Fier shërbimi urban është i braktisur, 50 udhëtarë përdorin autobuzin

Këtu ndodhemi në qytetin e Fierit. Me sy të lirë duket se ky qytet ka shumë linja urbane që ofrojnë shërbim për qytetarët. Por në fakt të gjithë këta autobuzë janë për shërbimin rrethqytetas.

21:42
Top Story/ Në Durrës, vendqëndrimet e autobuzëve janë të shkatërruara

Në qytetin e dytë më të madh të Shqipërisë, në Durrës, pasagjerët dhe turistët, nuk mund të përdorin transport urban dinjitoz.

21:39
Top Story/ Shkodranët zgjedhin biçikletat në vend të shërbimit urban

Jemi në Shkodër, në qytetin e biçikletave, por që dikur kishte ekskluzivitetin e prodhimit të autobuzëve, për të siguruar transportin qytetas.

21:37
Dyqani ku makinat e përdorura janë kryevepra luksi

Në vitin 2015, dy biznesmenë nuhatën një mundësi të shkëlqyer për të bërë para.

21:26
Top Story/ Operatorët e autobusëve, qindra milion lekë fitime por nuk kryejnë investime

Tani do të përllogarisim marzhin e fitimit për çdo linjë urbane.

21:24
Top Story/ Operatorët e autobusëve: Rritja e çmimit të biletës nuk solli përmirësim të shërbimit urban

Mund të duket absurde, por vetë operatorët e shërbimit urban e pranojnë se rritja e çmimit të biletës nuk solli rritje të cilësisë së shërbimit.

21:14
Top Story/ Shumica e autobusëve në Tiranë nuk ofrojnë kushtet për invalidët

Transporti urban duhet të ofrojë shërbim për të gjithë personat, pa asnjë diskriminim. Por kjo nuk ndodh për invalidët.

21:12
Top Story/ Studentja tregon peripecitë e udhëtimit me autobusin e Tufinës

Kjo vajzë është 19 vjeç dhe përdor çdo ditë linjën e autobusëve të Tufinës për të shkuar në shkollë. Sipas saj autobuzit i duhet rreth një orë që të mbërrijë në qendër, ndërkohë që është i tejmbushur.

21:10
Top Story/ Linja e autobusëve të Kasharit jashtë standardit, qytetarët ankohen për vonesat

Nëse dikujt do t’i duhej që më pas të merret linjën e Kasharit për të shkuar në punë, duhet të presë.

21:08
Top Story/ Linja Fresku-Qendër, mbi 45 minuta udhëtim në autobus

Porcelani është linja e radhës që kemi vëzhguar. Kësaj linje vitet e fundit i janë shtuar disa stacione duke mbuluar me shërbim edhe zonën e Freskut.

21:06
Top Story/ Linja e Unazës në Tiranë, me autobus të shkatërruar dhe të tejmbushur

Autobuzi që shihni në pamje me ngjyrë të gjelbër është i linjës së unazës. Top Story realizoi një udhëtim me të për të parë nga afër se si ofrohet ky shërbimi për qytetarët.

20:33
Fiks Fare/ 215 nxënës nuk marrin bursa në Pogradec, Fiksi zgjidh problemin brenda ditës

215 nxënës të shkollës teknike profesionale ” Enver Qiraxhi” prej shtatorit të vitit 2018 nuk kanë marrë bursat. Ndonëse pak ka mbetur nga përfundimi i vitit shkollor ende këta nxënës nuk e kanë marrë pagesën prej 6.600 lekë në muaj që ju takon.

20:30
Qytetet më të vjetër në botë

Profesori M.E Smith nga Universiteti i Arizonës, ka botuar veprën “Enciklopedia e Studimeve Urbane”. Në këtë libër ai e përkufizon një qytet në bazë të ndërtimit të banesave në mënyrë të dendur, me shoqëri heterogjene.

20:22
Piktori urban. Ekspozita e veçantë me krijimet e Gjergj Metës

Gjergj Meta është tashmë i njohur në pikturimin e dinamikës urbane.

20:17
Një film shqiptar në Kanë. “Furgoni” i Ernik Beqirit mes 11 më të mirëve në filmat e shkurtër

Erenik Beqiri preku Kanën me filmin “Furgoni”. Atij iu desh të kalonte plot 4240 realizime, për të qenë pjesë e 11 filmave të përzgjedhur, në më të mirët në kategorinë short. Duke e bërë kështu Shqipërinë pjesë të klasifikimit së bashku me Argjentinën, Francën, Finlandën, Greqinë, Israelin, Ukrainën dhe Suedinë.

20:13
Delegacioni BE në Tiranë për Top Channel: Reforma në drejtësi duhet të jetë prioritet për çdo politikan shqiptar

Presidenti Ilir Meta u shpreh i shqetësuar me argumentin e dhënë për mospjesmarrje nga EURALIUS, misioni i BE për asistencë në reformën në drejtësi, në një tryezë për të zgjidhur problematikën me Gjykatën Kushtetuese.

20:08
Shtëpitë e projektuara sipas ëndrrave të investitorëve – Foto

Të gjithë kanë skicuar pak a shumë në mendjen e tyre shtëpinë e ëndrrave, të tjerë kanë arritur të ngrenë në realitetin që jetojnë, të tjerë nuk kanë mundur të kapërcejnë ylberin e imagjinatës, duke i’u përshtatur mundësive që kanë patur. Këto foto tregojnë shtëpitë e projektuara sipas ëndrrave të investitorëve.

20:06
Grumbullimi i Kombëtares. Në 27 maj trajneri Reja do të publikojë listën zyrtare

Përfaqësuesja shqiptare vazhdon grumbullimin e saj të pjesshëm për ndeshjet eliminatore të Euro 2020-s, ndaj Islandës në trasnfertë më 8 qershor dhe ndaj Moldavisë, më 11 qershor në “Elbasan Arena”.

19:55
Bulmet me vaj palme. Si të dalloni ushqimet që ju bëjnë dëm

Vaji i palmës dhe qumështi pluhur po gjen përdorim të gjerë në industrinë ushqimore të vendit tonë.

19:39
Bejleri hetohet për akte terroriste. Thirret në prokurori dhe pyetet për masakrën e Peshkëpisë

Prokuroria e krimeve të rënda pyeti Fredi Bejlerin, i cili është vendosur nën hetim nga prokurori Eugen Beci, për veprime me qëllime terroriste, pasi ndaj tij ka dyshime të forta se ka marrë pjesë në masakrën e Peshkëpisë.

19:34
Gjykata e lartë nuk funksionon, vettingu rrëzon edhe gjyqtarin Edmond Islamaj

Kolegji i posaçëm i apelimit shkarkoi Edmond Ismalaj, i cili është i gjashti anëtar i gjykatës së lartë që merr kartonin e kuq nga vettingu.

19:13
600 palë këpucë në shtëpi! Blogerja shqiptare tregon takimin me dizajnerin e dashur të VIP-ave, Christian Louboutin

Egreis Gjergjani ishte e ftuar në studion e “Ftesë në Pesë” me Bieta Sulon, për të folur për jetën e saj si sipërmarrëse në ShBA, si edhe pasionin për koleksionimin e këpucëve.

18:42
Si nisi konflikti SHBA-Huawei

Huawei ka pasur një marrëdhënie të brishtë me Shtetet e Bashkuara prej një dekade, por javën e kaluar ajo mbërriti pikën e vlimit, kur administrata Trump i ndaloi korporatave Amerikane të bërit biznes me kompaninë Kineze.

18:23
I dënuar për gjobëvënie në Itali, i sekuestrohen 1 milion euro pasuri në Durrës

Pasuri me vlerën e rreth 1 milion eurove janë sekuestruar nga autoritetet e drejtësisë në Durrës, ndaj një personi që rezulton i dënuar në Itali.

18:18
Studimi zbulon shkaqet e kancerit

Nga kanceri nuk sëmuresh as rastësisht, as prej fatit të keq. Këtë synon të tregojë një studim Italian, sipas të cilit shkaqet e sëmundjes së shekullit duhen kërkuar tek faktorët ambjentale që sjellin alternime gjenetike të parashikueshme.

18:03
Përgjysmohet numri i lindjeve, shtohen abortet

Arsyet se pse nënat arrijnë të abortojnë janë të shumta. Disa kanë qenë viktima të dhunimit, disa kanë pasur një lidhje jashtë martesore dhe disa nuk kanë qenë ende gati të bëhen nëna

17:46
Atashehu ushtarak i SHBA James Hilton: Shqipëria meriton drejtësi të ndershme e transparente

Pak përpara furisë se deklarimeve kritike nga presidenti Ilir Meta për reformën në drejtësi atashehu ushtarak i SHBA në Tiranë James Hilton në konferencën për Sigurinë në Ballkan organizuar nga Qendra Marshall do të deklaronte: “Për të krijuar një klimë ekonomike përfituese nga të gjithë, duhet të vijojë progresi për një shtet ligjor e për të nxjerrë jashtë loje korrupsionin dhe krimin e organizuar. Reforma në drejtësi është duke u zhviluar. Ajo po ndodh sepse shqiptarët meritojnë një drejtësi të drejtë e transparente, gjë të cilën e dëshirojnë dhe popujt e rajonit”.

17:17
Rama, ftesë për dialog Bashës: Te ulemi sa më parë në tryezë pa kushte, jeni i lirë ta diskutoni 30 qershorin

Jo më përmes deklaratave publike apo mesazheve në Twitter, por një letre publike, kryeministri Edi Rama e fton në dialog kryedemokratin Lulzim Basha.

16:51
Parajsa e zonjave – Episodi 28

Elsa dhe Robertoja punojnë sërish me Vitorion për inaugurimin e makinës së re “Lança.” Tereza ka detyrën të bindë konteshën të jetë protagonistja e reklamës. Tereza zbulon se pas refuzimit të konteshës, fshihet një sekret i dhimbshëm.

16:37
Zv/ministri Gogu në “Top Talk”: Ja pse nuk mund të shtyhen zgjedhjet

Zv/ministri i Drejtësisë, Toni Gogu ka qenë i ftuar në studion e “Top Talk”, si një prej kandidatëve për Këshillin Bashkiak të Tiranës, ku dha edhe argumentet e tij se përse zgjedhjet do të zhvillohen më 30 qershor, e nuk mund të shtyhen.

16:28
Njihuni me fëmijët jo-të pasur të Instagramit – Foto

Le të tregohemi të sinqertë, që sa herë shohim një fëmijë të kamur në Instagram, që na tregon jetën e tij luksoze, rrobat e tij të shtrenjta dhe pushimet ekzotike në hotel me 5 yje, ndihemi paksa xheloz.

16:26
Tirana në pikëpyetje mes të tashmes dhe të ardhmes! Ja çfarë thotë kandidati socialist

Zv/ministri i Drejtësisë, Toni Gogu ka qenë i ftuar në studion e “Top Talk”, si një prej kandidatëve për Këshillin Bashkiak të Tiranës.

16:17
Studentët thyen xhamat e Ministrisë, reagon Shahini

Ministrja e Arsimit Besa Shahini ka reaguar pas protestës së sotme të studentëve.

15:38
KPA shkarkon një tjetër anëtar të Gjykatës së Lartë, “ngel” edhe Edmond Islamaj

Anëtari i Gjykatës së Lartë, Edmond Islamaj, nuk ka kaluar sitën e Vetting, duke u shkarkuar nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit.

15:30
Të majtët, ironi me zgjedhjet/ Die Partei vendos kandidatë me emra nazistësh

Kandidatë të quajtur Goebbels, Hess dhe Eichmann janë për votim në zgjedhjet evropiane të së dielës, në gjermani, e kjo falë një partia satirike të krahut të majtë.

15:27
Në pritje të votës për Shqipërinë; Bundestagu gjerman i ndarë për kohën kur duhet vendosur

Në prag të publikimit të progres-raportit të Bashkimit Evropian, mes Partisë Socialdemokrate Gjermane dhe Unionit Kristiandemokrat e Kristiansocial në Bundestag po vihen re dallime në lidhje me çeljen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

15:26
Shkolla me diplomë europiane/ Përgatit specialistë për pyjet dhe drurin në Shkodër

Ky është Emanuel Mernaçaj nga Bushati i bashkisë së Vau-Dejesit i cili ka zgjedhur të studiojë në degën e Pyjeve pranë shkollës së mesme profesionale “Kolë Margjini” në Shkodër.

15:20
Nën hetim për masakrën e Peshkëpisë, Fredi Bejleri merret në pyetje nga Prokuroria

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka marrë në pyetje Fredi Bejlerin, i cili është në hetim për akte terroriste. Rihapja e hetimit për masakrën e Peshkepise në vitet ’90 nxori në skenë emrin e tij.

15:17
Turizmi, i kërcënuar nga politika. Të huajt në Durrës: Nga jashtë situata duket shqetësuese

Vazhdimësia e protestave të opozitës ka nisur të shqetësojë operatorët turistikë, të cilët iu druhen pasojave të tyre në sektorin e turizmit shqiptar, i cili pret një tjetër sezon të suksesshëm këtë vit.

15:13
Studentët në protestë/ Tubimi dy ditë para protestës së opozitës

4 muaj pas protestës studentore të dhjetorit dhe 3 ditë para protestës të paralajmëruar nga opozita, një grup studentësh u mblodhën këtë të mërkurë para Ministrisë së Arsimit për të kërkuar rrëzimin e ligjit të arsimit të lartë, arsim më cilësor si dhe për të hedhur poshtë Paktin për Universitetin.

14:57
PD, mesazh ish-deputetëve: Asnjë koment për Borchardt

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi, u ka nisur porosi ish-deputeteve dhe anëtarëve të kryesisë që të mos komentojnë asnjë fjalë mbi deklaratat e shefit të prezencës së OSBE-së në Shqipëri, Bernd Borchardt.

14:51
Parajsa e zonjave – Episodi 27

Pietroja është i zënë me hapjen e filialeve të reja, duke e lënë pas dore Terezën. Tereza vuan për sjelljen e ftohtë të Pietros dhe për praninë e vazhdueshme të Rozës.

14:31
Juve kërkon trajnerin Klopp, por duhet paguar klauzola 36 mln euro

Largimi i Massimiliano Allegrit nga Juventusi ka vënë në lëvizje drejtuesit e “Zonjës së vjetër” për të nisur kërkimet për zëvendësuesit e tij.

14:24
Iluzion optik? 25 fotot që do të duhet t’i shihni dy herë!

Nëse mendoni se nuk ka asgjë të veçantë për këto foto, mund të gaboni.

14:07
Rama “kunjë” Metës: Presim apelin e vonuar në mbrojtje të 30 qershorit

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në Twitter pas deklaratave të sotme të presidentit Ilir Meta për reformën në drejtësi.

13:48
Ekskluzive/ Masakra e Peshkëpisë, Krimet e Rënda marrin në pyetje Fredi Bejlerin

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka marrë në pyetje Fredi Bejlerin, i cili është në hetim për akte terroriste. Rihapja e hetimit për masakrën e Peshkepise në vitet ’90 nxori në skenë emrin e tij. Masakra u mor përsipër nga organizata terroriste, MAVI. Bejlerit me herët iu refuzua nga KQZ kandidimi për Bashkinë Himarë.

13:45
Whitney Houston si hologram. Turne me këngët e artistes, 7 vite pas vdekjes

Shtatë vite pas vdekjes, Whitney Houston do të “nisë” një tur. Këngëtarja, që u nda nga jeta në vitin 2012 në moshën 48-vjeçare si pasojë e një mbytjeje aksidentale, do të bëjë një tur si hologram.

13:40
Juventusi arrin akordin me Milinkoviç-Saviç, pritet vendimi i Lazios

Juventusi rinis me forcë ofensivën për Milinkoviç-Saviç. Mesfushori serb është vënë prej kohësh në shënjestrën e drejtuesve të klubit bardhezi për të përforcuar skuadrën për sezonin e ardhshëm, kështu që ata përshpejtuan tratativat me Lazion për transferimin e tij në Torino.

13:34
Lezhë/ Vetëdigjet me benzinë, humb jetën 40-vjeçari

Një 40-vjeçar në Ishull Lezhë është vetë djegur me benzinë dhe si pasojë ka humbur jetën.

13:33
Kompanitë e mëdha, letër Trumpit: Jo luftë tregtare me Kinën

Kompanitë e njohura amerikane Adidas, Nike dhe Puma i bëjnë thirrje presidentit Donald Trump t’i japë fund sa më parë luftës tregtare me Kinën, duke e quajtur “katastrofike” vendosjen e tarifave të reja.

13:10
Conte fiton gjyqin, Chelsea i detyrohet më shumë parà

Antonio Conte fiton betejën e gjatë ligjore me Chelsean. Klubi londinez është i detyruar që t’i paguajë trajnerit italian 11.3 milionë euro, si dëmshpërblim për shkarkimin nga detyra gjatë verës së kaluar, duke konfrimuar kështu lajmin e publikuar më parë nga “Times”.

13:05
Studentët ndryshojnë drejtim, marshojnë drejt fakultetit të Shkencave të Natyrës

Studentët kanë ndryshuar drejtimin e tyre.

13:04
Protestë e dhunshme para Ministrisë së Arsimit, profesoresha amerikane “kundër” studentëve

Një grup studentësh është grumbulluar para Ministrisë së Arsimit, duke kërkuar arsim më cilësor dhe punësim në të ardhmen.

13:04
Kualifikueset e “Euro 2020”, Challandes thërret emra të rinj te Kosova

Përfaqësuesja e Kosovës do të luajë dy ndeshjet e radhës për kualifikueset e “Euro 2020”, ndaj Malit të Zi më 7 qershor në Podgoricë, si dhe ndaj Bullgarisë më 10 qershor në Sofje.

12:58
Tregu i ri në kryeqytet/ Blerës të shumtë te mallrat dhe veshjet e përdorura

Rroba, çanta, këpucë e sandale i gjen për 1000 deri në 2000 lekë në tregun më të ri të Gabit të hapur në Tiranë.

12:57
Duartrokitje e ovacione për Tarantinon në Kanë, pas shfaqjes së filmit të 9

Ovacione në “tapetin e kuq” dhe duartrokitje të gjata gjatë projektimit. Për “Once Upon a Time In Hollywood”, filmin e Quentin Tarantinos që konkurron në Festivalin e 72-të të Kanës, pritja ka qenë ajo që rezervohet zakonisht në ngjarje të mëdha.

12:39
Shtyhet gjyqi i gjyqtarëve të akuzuar për korrupsion. Një biznesmen u pagoi biletën e ndeshjes

Ka nisur me shtyrje seanca gjyqësore në ngarkim të treshes së gjyqtarëve të Durrësit, të cilët akuzohen për korrupsion, së bashku me një biznesmen. Të katër ata po gjykohen në gjendje të lirë.

12:30
Wake Up/ Tiri Gjoci i dashuruar, tregon se kujt ia dedikon këngën “Zemër”

Ish fituesi i “The Voice of Albania 5”, Tiri Gjoci po punon gjithnjë e më shumë për të qenë pranë publikut. Pikërisht me datë 8 maj, (rreth dy javë më parë), ai ka publikuar projektin e tij muzikor të titulluar “Zemër” e cila tashmë është bërë dhe pjesë e Top List në Top Channel.

12:27
New York, gjobë 25-250 $ për këmbësorët që kalojnë rrugën duke parë telefonin!

Një projektligj i propozuar në New York do të gjobisë këmbësorët të cilët kalojnë rrugën duke përdorur telefonin. Shumica e njerëzve kalojnë në vijat e bardha ose në segmente të tjera të rrugës teksa shkruajnë mesazhe apo dërguar email-e, duke rrezikuar kështu jo vetëm veten por edhe të tjerët.

12:26
Kompleksi “Adem Jashari”, pa investime dhe i dëmtuar nga koha

Përgjatë 20 viteve të çlirimit, Kompleksi memorial “Adem Jashari” ka qenë pasqyra kyçe e luftës së fundit në Kosovë. Gjatë sulmeve serbe të datave 5, 6 dhe 7 mars të vitit 1998 ranë dëshmorë 55 anëtarë të lagjes “Jashari”, 20 prej tyre të familjes së komandantit Adem Jashari. Por ky kompleks, që flet shumë për historinë, ka filluar të mos i rezistojë kohës. Kjo, edhe si pasojë e moskujdesit të mjaftueshëm nga institucionet e vendit.

12:24
Shtohen turistët në Parkun e Antigonesë, por duhet rregulluar rruga

Parku Arkeologjik i Antigonesë në Gjirokastër ka çelur sezonin turistik në Ditën ndërkombëtare të Diversitetit Kulturor, me një seri aktivitetesh brenda tij. Të ftuar nga Gjirokastra, Tepelena, Dropulli, Delvina dhe Përmeti u bënë pjesë e shfaqjes që ndërthuri së bashku traditen, folklorin dhe ekspozita në fotografi e pikturë.

12:24
Beate Howitt, modele për herë të parë në moshën 80 vjeҫare

Beate Hoëitt një ish-mësuese, tashmë në pension, sapo ka nisur karrierën e saj si modele, pikërisht në moshën 80 vjeҫare. Hoëitt u pikas, ndërsa bënte pazar vitin e kaluar në Oksford, ku edhe jeton. Një kompani modelingu, duke e parë sesa e pasionuar ishte pas modës, vendosi që t’i ofrojë asaj një kontratë.

12:24
Tensione në protestën e studentëve, thyejnë xhamat e Ministrisë

Protesta e studentëve, e cila vjen 4 muaj pas protestave të dhjetorit ka nisur me tensione.

12:20
Wake Up/ Ekspertja Ballesha: Mos kini frikë nga ushqimet sintetike, lexoni etiketat!

Me një rritje të popullsisë botërore diku rreth 9,7 miliardë banorë deri në vitin 2050, bota po mendon për plotësimin e nevojave ushqimore, gjithashtu në rritje.

12:20
Basha përkujton revoltën në Qafë Bari: Përulemi para heroizmit prekës

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka përkujtuar sot 35-vjetorin e revoltës së Qafë-Barit me një status në “Facebook”.

12:19
“Chelsea Flower Show”, ekspozita më e madhe e luleve në Londër (Foto)

“Chelsea Flower Show”, ekspozita më prestigjioze dhe më e famshme e luleve në botë, po tërheq me mijëra vizitorë çdo ditë, që nga hapja e saj të martën, me një vizitë të vet Mbretëreshës Elizabeth II.

12:15
Dortmund firmos për 5 vite me Hazard

Borussia e Dortmundit nuk ndalet më në merkato. Verdhezinjtë kanë zyrtarizuar blerjen e dytë në harkun e pak orëve, teksa kanë siguruar shërbimet e Thorgan Hazard nga Borussia Moenchengladbach.

12:12
Rikthehen protestat studentore/ Mblidhen sot para Ministrisë së Arsimit, mësimi vazhdon

Protesta e studentëve sapo ka nisur, e cila vjen 4 muaj pas protestave të dhjetorit.

12:09
Një “Bugatti Chiron”, i tëri me “Lego”, prezantohet në Danimarkë (Foto)

Pas 8 muajsh projektim dhe 13.438 orësh punë, Bugatti Chiron e ndërtuar me “Lego”, me madhësi normale dhe funksionale në përsosmëri, ka mbërritur në shtëpinë e “Lego”-s në Billund, qytetin danez ku edhe ka lindur loja popullore.

11:55
Shkodër/ Pranga 2 personave të shpallur në kërkim për trafik droge dhe armësh

Policia e Shkodrës ka arrestuar 2 persona të shpallur në kërkim, pasi mbi ta binin akuza për trafik droge dhe armësh.

11:55
May, e hapur për një referendum të dytë mbi “Brexit”-in

Kryeministrja britanike, Theresa May mbetet kundër një referendumi të dytë mbi “Brexit”-in, por hapet ndaj mundësisë që Dhoma e Komuneve të votojë për një amendament që do të çonte në këtë rezultat.