Deputetja Senida Mesi, pas votimit: Me këtë President ose një tjetër, në Shkodër do të ketë zgjedhje të parakohshme

16/11/2019 12:50

Në zgjedhjet për delegatët e PS të zhvilluara në Shkodër, ish- zëvendëskryeministrja Senida Mesi pas votimit, është shprehur se PS është e gatshme për çdo sfidë tjetër, qofshin edhe zgjedhjet e parakohshme në rang kombëtar.

Në fjalën e saj ajo shprehet:

“Me këtë President ose një tjetër në Shkodër do të ketë zgjedhje të pjesshme të parakohshme. PS është e gatshme për çdo sfidë tjetër qofshin edhe zgjedhjet e parakohshme në rang kombëtar, sepse jemi forca më e madhe politike dhe aktualisht që flasim kemi 500 mijë vota më tepër.

Ky proces që po zhvillojmë sot për zgjedhjen e delegatëve është i rëndësishëm sepse rinia duhet të shkëputet nga mentaliteti komunist apo antikomunist dhe të shohim drejt të ardhmes si një parti progresiste që është PS. Të kaluarën nuk duhet ta harrojmë por PS është shkëputur njëherë e mirë nga komunizmi dhe kjo është e qartë por historia e të kaluarës nuk i përket këtij brezi 30 vjeçar.

Në Shqipëri ka mbaruar koha e KÇK (kap ça të kapësh) sepse nuk mundet më që një individ si prokuror apo gjyqtar të veprojnë si të duan sepse kemi edhe procesin e Vettingut”.

Top Channel