E shtunë, 16 Nëntor 2019
08:42
Mallakastër/ Ndërron jetë 67-vjeçari, dyshohet për vetëvrasje

Një ngjarje e rëndë është shënuar në orët e para të mëngjesit në Mallakastër ku një 67-vjeçar dyshohet se është vetëvrarë me armën e gjahut.

08:23
Shkeljet e FFP-së, CAS-i rrëzon ankesën e Manchester City-t

Ankesa e Manchester City-t kundër UEFA-s për hetimin në lidhje me shkeljet e rregullave të Fair Play-t Financiar, është rrëzuar mbrëmjen e sotme nga CAS-i i Lozanës, që e cilësoi atë “të papranueshme”.

08:00
Parashikimi i motit/ Ja çfarë pritet të ndodhë sot

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash por që mundësitë për reshje shiu janë të pakta.

07:45
Protesta në Bolivi, 5 të vdekur

Mbështetësit e ish-presidentit të Bolivisë, Evo Morales kanë dalë në protestë ku janë përleshur me forcat e sigurisë.

06:54
Njihuni me fuqitë mjekësore të trëndafilit të egër dhe pse duhet patjetër për organizmin

Kokrrat e Trëndafilit të Egër janë nga bimët medicinale me efektet më të fuqishme në organizmin e njeriut.

06:32
Ankthi i mëngjesit/ Nga shkaktohet dhe si ta përballoni

Ankthi është një gërshetim i ndërlikuar emocionesh negative që përfshijë frikën e tepruar, shqetësimin apo panik të lehtë. Zakonisht shoqërohet dhe me pasoja fizike si rrahje të forta të zemrës, dhimbje të kraharorit dhe një frymëmarrje të çrregullt. Krizat e ankthit të mëngjesit, është ai që të kap sapo hapim sytë, duke shkaktuar pasiguri, plogështi dhe lodhje të rënduar.

05:44
Pastroni organizmin me sallatat detox

Më shumë toksina e më pak ushqyes janë pasojat e një aparati tretës që nuk funksionon mirë. Disa receta të sallatave detoks për të pastruar aparatin tretës luftojnë këto probleme.

05:08
Roger Stone fajtor në gjykatën federale në Uashington

Roger Stone, një mik dhe aleat i hershëm i Presidentit Donald Trump, u shpall sot fajtor nga gjykata federale në Uashington.

04:03
Macron dhe Merkel shtojnë përpjekjet për përfundimin e konfliktit në Ukrainë

Parisi do të jetë nikoqir i një samiti, që ka për synim të përfundojë konfliktin në Ukrainën lindore.

02:51
Stoltenberg: NATO përgatitet t’u përgjigjet sfidave të reja e të paparashikueshme

Shtëpia e Bardhë njoftoi se Presidenti Donald Trump do të marrë pjesë në takimin e ardhshëm të udhëheqësve të NATO-s që zhvillohet në Londër më 2-4 dhjetor Presidenti mirëpret takimin me krerët e tjerë të shteteve anëtare të NATO-s, për të analizuar përparimin e paparë në ndarjen e barrës financiare, thuhet në deklaratën për shtyp të Shtëpisë së Bardhë.

01:45
Thyhet rekordi/ Avioni përshkoi rrugën për 19 orë pa ndalesë nga Londra për në Sidnej

Derisa dikush të shpikë një pajisje për teleportimin e njerëzve nga njëra anë e Tokës në tjetrën, kjo është arritja më e madhe deri tani. Avioni i përfshirë në fluturimin eksperimental të realizuar nga linja ajrore australiane Qantas preku tokën në Sidnej, duke thyer dy rekorde aviacioni, pasi ishte nisur nga Londra dhe pa bërë asnjë ndalesë rrugës, mbërriti në qytetin australian pas 19 orësh e gjysmë.

01:04
Ndizen 97 qirinj në Prishtinë, përkujtohen 97 persona që humbën jetën në aksidente rrugore

97 qirinjtë e ndezur në shkallët e Teatrit Kombëtar në Prishtinë, përfaqësojnë 97 viktimat e trafikut gjatë vitit 2019.

00:32
Basha mbron Metën/ Kreu i PD akuzon Ramën: Do kapte Gjykatën Kushtetuese

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha doli para mediave mbrëmjen e të premtes, ku nuk la pa përmendur edhe përplasjen e re mes maxhorancës dhe presidencës, krijuar pas emërimit të anëtarëve të reja në Gjykatën Kushtetuese.

00:12
Zvicra pranë Euro 2020, Spanja e Italia shpartallojnë kundërshtarët

Edhe pse me një rezultat minimal 1-0, Zvicra ka arritur të marrë 3 pikë mjaft të rëndë në këtë fazë te Eliminatoreve të Euro 2020, ndaj Gjeorgjisë.

E premte, 15 Nëntor 2019
23:38
Vjonisi thyen rregullat. I kthen fjalën shefit: Gomar je vetë!

Që në fillim të sfidës së sotme, Vjonisi është përballur me shef Renaton. Ky i fundit e ka kritikuar atë për zierjen e tepërt të makaronave duke i kërkuar t’i heqë ato menjëherë nga zjarri, por Vjonisi nuk e ka dëgjuar duke i thënë se duhet të ziejnë edhe pak. Shefi e ka cilësuar këtë si një gabim fatal pasi deri në momentin që pjata do të servirej ato do të zbuteshin edhe më tepër.

22:36
Rrezikohen të vjetrit! Tre konkurrentët e rinj nuk mirëpriten në Hell’s Kitchen

Në sfidën e parë ku konkurrentët përballen kokë më kokë, vajzat ishin në disavantazh numerik pasi ishin një më pak se djemtë.

22:06
​Kurti në takim me Hahn, bisedon për bashkëpunimin Kosovë – BE

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje dhe kandidati i kësaj partie për kryeministër, Albin Kurti ka ka takuar sot në Bruksel Komisionerin për Zgjerim të BE-së, Johanes Hahn.

21:43
Audi prezanton versionin S8 2020, kjo është shpejtësia maksimale e veturës – Foto

Audi ka lansuar modelin S8 për vitin 2020, i cili do bëjë debutimin publik javën e radhës në Auto Shouin e Los Anxhelosit.

21:37
Rikthehet “Vdekja e Zezë”, sëmundja që dikur shfarosi 50 milion persona

“Vdekja e Zezë” është rikthyer. Dy persona në Kinë po trajtohen në Pekin për llojin më të rrezikshëm dhe vdekjeprurës të murtajës, ajo pulmonare.

21:35
Anglia na “shuan” Shpresën

Shqipëria U21 është treguar e pafuqishme ndaj të njëjtës grupmoshë të Anglisë në ndeshjen e zhvilluar në “Loro Boriçi” të Shkodrës, të vlefshme për eliminatoret e Europianit, që u fitua nga “Tre luanët” me rezultatin e pastër 0-3.

21:31
Thirrja e Ambasadës britanike për tifozët anglezë: Një mikpritje e ngrohtë iu pret në Kosovë

Një mikpritje e ngrohtë po përgatitet për lojtarët dhe tifozët anglezë, të cilët pritet të vijnë gjatë vikendit në Kosovë.

21:23
Fluturimi rekord/ Nju Jork-Sidnei, 19 orë e 30 minuta

Derisa dikush të shpikë një pajisje për teleportimin e njerëzve nga njëra anë e Tokës në tjetrën, kjo është arritja më e madhe deri tani.

21:19
Kurti në takim me Hahnin, bisedon për bashkëpunimin Kosovë – BE

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje dhe kandidati i kësaj partie për kryeministër, Albin Kurti ka ka takuar sot në Bruksel Komisionerin për Zgjerim të BE-së, Johanes Hahn.

21:17
OKB heton bombardimet në Siri

Një hetim i Kombeve të Bashkuara për dhjetëra sulme ajrore në spitalet në Siri është kufizuar në shtatë vende, tregon një dokument i brendshëm i OKB-së, ku mediat amerikane raportojnë se Rusia po ushtronte presion për t’i mbajtur të fshehta gjetjet.

21:15
Vatikani ofron strehim për të varfrit

Vatikani dhuroi një ndërtesë afër katedrales së Shën Pjetrit, deri më tani e përdorur nga murgesha, për të strehuar të pastrehët dhe të varfrit e Romës.

21:14
50000 emigrantë të deportuar që prej korrikut

Rreth 50000 emigrantë, mes të cilëve më shumë se 6000 sirianë, janë deportuar nga Stambolli prej fillimit të një operacioni, në nga muaji korrik, kundër imigracionit të paligjshëm, njoftuan sot autoritetet lokale.

21:05
Messi rikthehet me gol, Argjentina mposht Brazilin në miqësoren e luksit

Lionel Messi është rikthyer me gol në kombëtaren argjentinase, duke u dhënë atyre fitoren në miqësoren e luksit ndaj Brazilit, zhvilluar këtë pasdite në Arabinë Saudite.

20:59
Finlanda shkon në Europian, Norvegjia fiton dhe vijon të shpresojë

Finlanda ka mposhtur Lichtensteinin me rezultatin 3-0 dhe është bërë skuadra e radhës që ka siguruar edhe matematikisht pjesëmarrjen në Kampionatin Europian 2020, ndonëse ka edhe një ndeshje në dispozicion për të luajtur.

20:40
Fiks Fare/ Largojnë kryetarin e fshatit me votim të fshehtë, emërojnë emigrantin në Greqi

Në Fiks Fare mbërrin një ankesë nga disa banorë të fshatit Gjororven i Beratit, ku ankohen se kryetari i fshatit është larguar me votim të fshehtë dhe po me votim të fshehtë është votuar një tjetër banor, por që jeton në Greqi.

20:32
Zbulohen emrat e tribunave në ‘Air Albania Stadium”. “Qemal Stafa, Panajot Pano dhe…

Stadiumi më i ri në vend që tashmë do të quhet “Air Albania Stadium” do të ketë emërime të ndryshme për tribunat.

20:31
Pasuritë e sekuestruara, Shqipëria “kopjon” modelin Italian

Që nga hyrja në fuqi e ligjit Anti-mafia, krimi i organizuar në vend ka humbur pasuri me vlerën e 4.4 miliardë lekëve.

20:14
Panairi i librit/ “Testamenti” i Leka Bungos

Ndiqni lidhjen live me kolegen Monika Stafa, për të rejat me te fundit nga panairi i librit.

20:09
Hetimi i Presidentit/ Dëshmon ish ambasadorja e SHBA në Ukrainë

Dhoma e Përfaqësuesve e Kongresit Amerikan dëgjoi sot një dëshmitare të vetme në seancën e dytë publike për hetimin e Presidentit Donald Trump.

20:05
Veliaj në Bruksel për të prezantuar Tiranën si një nga 5 finalistet për “Kryeqytetin Evropian të Rinisë 2022”

Tirana ka nisur prezantimin për të qenë Kryeqyteti Evropian për të rinjtë në vitin 2022. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ishte në Bruksel ku prezantoi kandidaturën e Tiranës si “Kryeqyteti Evropian i Rinisë 2022” në një garë me 5 qytete finaliste.

20:03
Kosova ‘turpërohet’ nga Austria

Ka përfunduar ndeshja në mes të Austrisë dhe Kosovës U21. Djelmoshat e Rafet Prekazit kanë pësuar humbje të thellë nga austriakët me rezultat 4:0.

19:56
Basha: Edi Rama e kishte jetike kapjen e Gjykatës Kushtetuese

Kryetari i partisë Demokratike Lulzim Basha ka zhvilluar një konferencë me gazetarët dhe është shprehur se zgjedhjet e lira dhe të ndershme i hapin rrugë reformës së vërtetë në drejtësi.

19:52
“Triumf”, një film për Kombëtaren/ Kushtuar Shqipërisë në Europianin e 2016

Triumf është titulli i filmit dedikuar rrugëtimit të kombëtares shqiptare të futbollit drejt Europianit të 2016 që u mbajt në Francë. Regjisori Kreshnik Jonuzi i cili prej vitesh jeton ne Shtetet e bashkuara te Amerikës është personi I cili besoi me tepër tek ky projekt që më në fund është gati për sytë e publikut.

19:48
Neymar në Barcelonë me të dashurën e re spanjolle

Neymar shkoi me avion privat në Barcelonë me modelen spanjolle, pas fitores së Saint Germain me Brest.

19:46
Shtatzënat nuk vaksinohen/ Rrezikohen nga gripi, por ngurojnë të mbrohen

Gratë shtatëzëna në vendin tonë janë skeptike përsa i përket vaksinës së gripit.

19:29
“Kushtetuesja” nuk njeh Vorpsin/ Pranon vetëm anëtarët e betuar para Presidentit

Marsida Xhaferllari, dhe Arta Vorpsi ju drejtuan këtë të premte Gjykatës Kushtetuese.

19:26
Ndizen 97 qirinj në përkujtim të viktimave të trafikut rrugor në Kosovë

97 qirinjtë e ndezur në shkallët e Teatrit Kombëtar, përfaqësojnë 97 viktimat e trafikut gjatë vitit 2019

19:26
Aksidenti në Mirditë/ Identifikohet autori, nuk dihet kush është viktima

Një aksident i rëndë është shënuar pak më parë në Mirditë, ku një person ka ndërruar jetë.

19:26
Shoqata e kafshëve kritikon modelen e Playboy për fotot

Shoqata e mbrojtjes së kafshëve ka qortuar publikisht një modele të Playboy pasi ka përdorur kafshët si aksesorë për fotografi.

19:16
Meta padit kreun e KED/ Presidenti: Dvorani ka shkelur ligjin me qëllim

Ilir Meta do të kallëzojë penalisht kryetarin e KED, Ardian Dvorani, duke i kërkuar drejtësisë dënimin e tij nga 2 deri në 7 vite burg.

19:16
Kthimi në kohë, artisti i bën VIP-at të pozojnë me veten e tyre

Një dizenjues ka bërë një kthim në kohë të VIP-ave, të cilët duken të fotografuar me veten e tyre. Shumë prej tyre janë plakur shumë mirë.

19:14
De Raho përforcon mesazhet kundër krimit të organizuar: Ky është angazhimi ynë në Shqipëri

Për herë të dytë brenda këtij viti, Prokurori Kombëtar i Drejtorisë Antimafia dhe Antiterrorizmit në Itali, Federico Cafiero De Raho, ka ardhur në Shqipëri për t’i ofruar Ministrisë së Drejtësisë mbështetjen e institucionit që drejton.

19:07
12 dukuri natyrore që mund t’i shihni vetëm një herë në vit – FOTO

Shkëmbinj që “lundrojnë” të vetëm, një shkretëtirë që lulëzon, një liqen që duket si alien ose dielli që nuk perëndon kurrë.

19:06
Aksident i rëndë në Mirditë, humb jetën këmbësori

Një aksident i rëndë është shënuar në Mirditë ku raportohet se një person ka ndërruar jetë.

18:54
“De Paul te Interi?”, Marino: Udinese nuk mund t’u rezistojë ofertave të caktuara

Fantazisti argjentinas Rodrigo De Paul ka përfunduar në radarët e Interit, pasi drejtuesit zikaltër duket se ia kanë premtuar Antonio Contes që në janar, në rast se skuadra do të arrijë të kualifikohet për në fazën e 1/8-ave të Ligës së Kampionëve.

18:43
Thellohet konflikti mes policisë dhe firmave të gurit, ndalohen disa pronarë firmash

Policia e Beratit,e cila ka mbi 2-muaj që vijon të bllokojë Malin e Tomorrit, për të pezulluar punën e firmave të nxjerrjes së gurit dekorativ në fshatin Novaj, ka bllokuar pasditen e sotme të gjithë kamionët e firmave të gurit, ndërkohë që prej disa orësh janë shoqëruar në Komisariatin e Policisë Skrapar disa pronarë firmash.

18:39
Shembet kupola e xhamisë, një inxhinier mbetet brenda rrënojave

Kupola e një xhamie është shembur gjatë ndërtimit në Turqi, duke bllokuar një inxhinier nën rrënoja për plot 24 orë.

18:35
Anglia mirëpritet në Kosovë: Mirë se vini vëllezër

Në Prishtinë çdo ditë po shtohen mbishkrimet në të cilat tregohet mikpritja e Kosovës për ekipin futbollistik të Anglisë.

18:33
Lavrov bën krahasimin Kosovë-Krime në Paris

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov ka bërë krahasim në mes të Krimesë dhe Kosovës, teksa ka kritikuar perëndimin në një takim pyetje-përgjigje, të organizuar në kuadër të Forumit të Paqes në Paris.

18:31
Shtëpia që mirëpret familjen Beckham në Los Anxheles

Viktoria e Devid Bekam e shitën shtëpinë e tyre në Los Anxhelos për rreth 9 milionë dollarë më shumë se ç’e kishin blerë 10 vite më parë. Megjithatë, ata vazhdojnë ende të jetojnë në luks kur shkojnë në SHBA.

18:31
Stoltenberg: NATO përgatitet t’u përgjigjet sfidave të reja e të paparashikueshme

E ndeshur me një populizëm në rritje në Evropë dhe në Amerikën e Veriut, shumë pyesin nëse organizatave shumëpalëshe si NATO—ja u ka kaluar koha. Këtyre pyetjeve u bëri jehonë Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, i cili e quajti NATO-n në “vdekje klinike”.

18:30
Podujevë: Një i vdekur dhe dy të lënduar në një aksident rrugor

Një person ka vdekur dhe dy të tjerë janë lënduar, në një aksident trafiku në magjistralen Podujevë Prishtinë, përkatësisht në fshatin Lluzhan.

18:25
​Kosova mbanë stërvitjen e parë pas humbjes me Çekinë

Kombëtarja e Kosovës në futboll ka mbajtur sot stërvitjen e parë pas kthimit nga Çekia.

18:24
Alisson i pret penalltinë Messit, por më pas…

Dy penallti në pak minuta në miqësoren Brazil-Argjentinë që po luhet në këto minuta.

18:21
Rrufetë vrasin 18 persona në Pakistan

Policia pakistaneze ka bërë me dije ditën e sotme, se 18 persona kanë ndërruar jetë dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur gjatë një nate vrastare me shira të dendur dhe rrufe, në shkretëtirën Thar në Pakistan.

18:20
Venecia, turisti tregohet i pavëmendshëm kur bën selfie

Një turist i fiksuar me fotografitë ka rënë në një prej kanaleve të famshëm italianë, teksa përpiqej të kapte një foto sa më të bukur.

18:19
Penallti për Brazilin në miqësoren e luksit me Argjentinën, Jesus e humb

Brazili ka fituar një penallti në miqësoren e luksit që po luan kundër Argjentinës.

18:13
Mertens bën gati valixhet, Napoli rinovon me një tjetër sulmues

Dries Mertens ka vendosur të mos rinovojë kontratën e tij me Napolin dhe do të largohet verën e ardhshme, ndonëse nuk përjashtohet mundësia që De Laurentiis ta shesë që në janar, për të mos e humbur me parametra zero në qershor.

18:12
Papa Françesku del në mbrojtje të homoseksualëve, ciganëve dhe hebrenjve

Papa Françesku tha sot se politikanët që shprehin dhe shfaqin dhunë kundër homoseksualëve, ciganëve dhe hebrenjve, i kujtojnë Hitlerin.

18:06
Austria U21 – Kosovë U21, formacionet zyrtare

Kosova U21 do të luajë një ndeshje tejet të rëndësishme në rrugën për kualifikim në kampionatin evropian “Euro 2021”.

18:05
Kosovë/Analistët: Qeveria e ardhshme me pakicat, por ka gjasa të ketë zgjedhje

Hyrja e koalicioni Nisma-AKR në Kuvendin e Kosovës dhe humbja e tre deputetëve nga Lëvizja Vetëvendosje dhe një nga Lidhja Demokratike e Kosovës, mund të krijojë vështirësi në arritjen e numrave të nevojshme për formimin e qeverisë, vetëm nga këto dy parti. Analistët politik po deklarojnë se krijimi i qeverisë në situatën aktuale politike në vend mund të bëhet përmes bashkëqeverisjes me minoritetet apo koalicionin Nisma-AKR, por nuk e përjashtojnë mundësinë që vendi të shkojë në zgjedhje.

17:47
Spartak Ngjela në Top Talk: Padia e Ilir Metës për Kreun e KED-së është nul. Ja përse…

Avokati Spartak Ngjela ka qenë i ftuar në studion e Top Talk me gazetarin Denis Dyrnjaja për të folur në lidhje me situatën politike në vend.

17:40
Bashkëpunimi kundër krimit të organizuar, Gjonaj krah De Rahos: Grup pune për të ndryshuar legjislacionin

Është zhvilluar konferenca e organizuar nga Ministria e Drejtësisë për “Administrimin, menaxhimin dhe përdorimin e pasurive të sekuestruara e të konfiskuara, ku kanë marrë pjesë një sërë personalitetesh të larta të drejtësisë italiane, trup diplomatik dhe përfaqësues të institucioneve kryesore ligjzbatuese në vend.

17:39
Historia frymëzuese e Sarës, 13 vjeçarja me autizëm që realizon ekspozitën e saj të parë

Sot në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, u trajtua historia e Sarës, 13 vjeçarja me autizëm, që ka pasion pikturën e tashmë do i gëzohet ekspozitës së saj të parë.

17:35
Tiranë/ Zonat ku do të ketë ndërprerje energjie, në datën 16 dhe 18 nëntor

Ditën e sotme, me anë të një njoftimi OSHEE bënë me dije për banorët e Tiranës se do të ketë stakime të energjisë elektrike në datat 16 dhe 18 nëntor.

17:34
Motorola rikthen telefonin ikonik në versionin modern

Motorola Razr 2019 rikthen një nga telefonët më ikonojë të kompanisë në vitet 2000.

17:30
Spartak Ngjela në Top Talk: Akti noterial i betimit të Arta Vorpsit, një precedent anglosakson

Avokati Spartak Ngjela ka qenë i ftuar në studion e Top Talk me gazetarin Denis Dyrnjaja për të folur në lidhje me situatën politike në vend.

17:24
Rama publikon pamje nga stadiumi: Ta gëzojnë brezat

Kryeministri i vendit, me anë të një postimi në rrjetin e tij social “Facebook” tregon pamje nga përfundimi i stadiumit kombëtar dhe uron të gjithë brezat.

17:13
Konsett i lumtur pas vendimit të Kushtetueses për rastin Drenica

Ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett është shprehur i lumtur pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, ku u deklarua si e papranueshme kërkesa për masë të parakohshme në rastin Drenica.

17:08
Spartak Ngjela në Top Talk: Ilir Meta i çmendur, përmend ushtrinë kur s’ka askënd pas

Avokati Spartak Ngjela ka qenë i ftuar në studion e Top Talk me gazetarin Denis Dyrnjaja për të folur në lidhje me situatën politike në vend.

17:08
“Armët, sistem njëpartiak, largimi”, tre rrugët për shqiptarët, sipas Metës, nëse bie Gjykata Kushtetuese

Betejën për Gjykatën Kushtetuese, Ilir Meta e konsideron të rëndësishme pasi kapja e saj nga mazhoranca, siç la të kuptohej Presidenti, do të shuante çdo shpresë për ndryshim demokratik në Shqipëri.

17:03
Dënim me burg mësuesit për ngacmim seksual të nxënëses

Gjykata e Gjirokastrës dënoi me tre vjet e gjysmë burg një mësues që u gjet fajtor për veprën penale “ngacmim seksual” të një nxënëseje të tij.

17:02
Demi: Jam muza e artistëve! (FOTO)

“Një artist dhe muza e tij”, kështu shkruan Demi Rose në foton më të fundit të publikuar në Instagram.

17:00
Ardian Dvorani reagon pas paralajmërimit të Metës për kallëzim penal

Kryetari i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Ardian Dvorani ka reaguar pas paralajmërimit për kallëzim penal nga presidenti Ilir Meta.

16:59
Kosovë/ Analistët: Qeveria e ardhshme me pakicat, por ka gjasa të ketë zgjedhje

Hyrja e koalicioni Nisma-AKR në Kuvendin e Kosovës dhe humbja e tre deputetëve nga Lëvizja Vetëvendosje dhe një nga Lidhja Demokratike e Kosovës, mund të krijojë vështirësi në arritjen e numrave të nevojshme për formimin e qeverisë, vetëm nga këto dy parti.

16:54
KLP publikon listën e kandidatëve që plotësojnë kushtet për Këshillin e Emërimeve në Drejtësi

Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka publikuar listën e kandidatëve të cilët plotësojnë kushtet dhe kriteret ligjore për t’u përfshirë në shortin për zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.

16:48
Xhaferllari e PD-së? Meta zbulon prapaskenat e 8 viteve me parë

Marsida Xhaferllarin e kam preferuar për shkak të integritetit, tha Meta teksa komentonte zgjedhjen e saj si anëtare të Gjykatës Kushtetuese, duke shtuar se ajo kishte “respektuar fyrmën e Kushtetutës duke aplikuar vetëm për një vakancë”.

16:43
“Bomba” që adhuron Ronaldon dhe Messin

Tereze Kalman nuk është vetëm një modele me forma trupore super seksi dhe që ndiqet nga rreth 200 mijë folloëers në Instagram, por është edhe një fanse e madhe e futbollit.

16:41
Meta për Ramën: Nuk m’u duk në rregull në Kuvend, të mos keqpërdorë SHBA-të

Ilir Meta kërkoi sot nga Edi Rama që të mos keqpërdorë Shtetet e Bashkuara të Amerikës sa i përket situatës së krijuar me Gjykatën Kushtetuese. Presidenti e bëri deklaratën në konferencën për shtyp, kur theksoi gjithashtu se kryeministri nuk i është dukur në rregull teksa fliste në Kuvend.

16:38
Komuniteti artistik nderon regjisoren e ndjerë Arzana Kraja

Komuniteti artistik organizoi sot takim përkujtimor për regjisoren Arzana Kraja e cila ndërroi jetë ditë më parë në banesën e saj. Miq, kolegë e profesorë patën fjalët më të mira për regjisoren për të cilin tha se ka lënë mbrapa një pasuri të çmueshme artistike.

16:35
Zhvillohet xhiroja e parë e Kupës së Kosovës, këto janë rezultatet

Gjatë mesjavës është zhvilluar xhiroja e parë e Kupës së Kosovës në konkurrencën e meshkujve, ku janë zhvilluar ndeshjet në Grupet A, B, C dhe D.

16:32
Balena noton poshtë sërfistëve pa u vënë re

Një gjimnazist kishte ngritur një dron në plazh, për të filmuar disa sërfistë, por kamera e tij kapi diçka tjetër.

16:31
VV: Vendimet e fundit të ndikuara politikisht

Lëvizja Vetëvendosje përmes një komunikate për media thotë se ka pasur ndikime politike në vendimin e fundit të PZAP-së e Gjykatës Supreme rreth rinumërimit të vendvotimeve dhe heqjes së votave serbe nga rezultati përfundimtar.

16:31
Ish-ambasadorja në Ukrainë dëshmon në hetimet ndaj Trumpit

Të premten, para Komitetit për Inteligjencë të Dhomës së Përfaqësuesve, ka nisur dëshminë, ish ambasadorja amerikane në Ukrainë, Marie Yovanovitch.

16:30
Një konkurrent përjashtohet se i kthen të sharën shef Renatos. Debatet në Hell’s Kitchen sonte arrijnë kulmin

Tensionet në Kuzhinën e Djallit janë rritur javë pas jave. Konkurrentët po ndjehen gjithnjë e më shumë nën presion, jo vetëm prej të bërtiturave e kritikave të pamëshirshme të shef Renatos, prej pjatave që thyhen e tenxhereve që përplasen, por edhe prej formulave të garës që janë krejt të paparashikueshme, prej intrigave që shefi po thur ndaj tyre në çdo kohë por edhe prej lojës së forte që bëjnë për të sfiduar njëri- tjetrin, deri në nominime.

16:29
Marihuanë dhe armë, ngritët aktakuzë ndaj katër personave

Prokurori i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, Blerim Isufaj, ka ngritur aktakuzë pran Gjykatës Themelore në Prishtinë, kundër katër personave me inicialet A.N., I.B., L.O. dhe V.E., për veprat penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikeve, substancave psikotrope dhe anologe”, si dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll, posedim apo shfrytëzim i paautorizuar të armëve”.

16:28
Kamberi largohet nga kombëtarja e Shqipërisë

Florian Kamberi ishte risia e listës së Edi Rejës për 2 sfidat e muajit nëntor ndaj Andorrës dhe Francës.

16:27
Matoshi: Gjashtë udhëzimet administrative do të kenë ndikim pozitiv në jetën e qytetarëve

Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor së bashku me Agjencinë Kadastrale të Kosovës kanë nënshkruar sot gjashtë udhëzime administrative, për të cilat u tha se do të avancohet në fushën e kadastrës dhe regjistrimit të pronës.

16:25
Biznesmeni Orce Kamçev ngre padi penale kundër Katica Janevës

Ditën e sotme, biznesmeni Orce Kamçev ka ngritur padi penale kundër ish shefes së PSP-së, Katica Janeva, djalit të saj Llazar Janev dhe prokurores Lile Stefanova.

16:18
64% e francezëve kanë opinion negativ për Macron

Sipas një studimi të kryer nga Instituti BVA për “Orange”, RTl dhe “LaTribune”, për presidentin francez, Emanuel Macron ka një rënie të lehtë në indeksin e vlerësimit në muajin nëntor me 36% të opinioneve në favor të tij (minus një pikë), e ndërsa në anën tjetër për kryeministrin Edouard Philippe, ka një pikë shtesë duke arritur në kuotën 41%.

16:11
“Perënditë” e muzikës latine, ja kush u vesh më bukur (FOTO)

“Grammy-t” Latine për vitin 2019 mblodhën yjet më të shndërritshëm të muzikës latine në “MGM Garden Arena”, Las Vegas.

16:10
Nis zbatimi i vendimit të BQK-së, shtrenjtohen sigurimet e automjeteve për 26%

Vendimi i Bankës Qendrore të Kosovës (BQK) për shtrenjtimin e sigurimit të automjeteve për 26%, ka nisur të zbatohet nga sot prej kompanive të sigurimeve.

16:01
I gjithë ishulli për 60 euro nata

Një ishull privat në Filipines mund të jepet për pushuesit me 60 euro nata, për person.

16:00
Marjuanë dhe armë, ngrihet aktakuzë ndaj katër personave

Prokurori i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, Blerim Isufaj, ka ngritur aktakuzë pran Gjykatës Themelore në Prishtinë, kundër katër personave me inicialet A.N., I.B., L.O. dhe V.E., për veprat penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikeve, substancave psikotrope dhe anologe”, si dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll, posedim apo shfrytëzim i paautorizuar të armëve”.

15:52
Del në shitje baza e nëndheshme bërthamore

Një bazë e përdorur gjatë Luftës së Ftohtë për predha bërthamore ka dalë në shitje për 400 mijë dollarë.

15:46
Raportuesi i ri për Ballkanin/ Zgjedhja e Peter Beyer lajm i mirë për Kosovën

Raportuesi i parlamentit gjerman për Ballkanin Perëndimor, Peter Beyer, u zgjodh të enjten dhe raportues i Këshillit të Europës për Kosovën.