Kombëtarja e Kosovës në futboll ka mbajtur sot stërvitjen e parë pas kthimit nga Çekia.

Në stërvitje u paraqiten vetëm lojtarët që ishin në bankën rezervë ndaj Çekisë, si dhe ata që ishin inkuadruar gjatë pjesës së dytë.

Ndërsa lojtarët titullar kishin zgjedhur që sot të pushonin dhe të qëndronin në hotelin, ku aktualisht po qëndrojnë “Dardanët”.

Pas stërvitjes Challandes ka vendosur që të mos mbajë as konferencë për media.

Kosova do të vazhdojë përgatitjet për ndeshjen ndaj Anglisë, gjatë ditës së nesërme kur do të mbahet edhe stërvitja e fundit.

Kujtojmë që kombëtarja angleze nesër do të mbërrijë nesër në Kosovë rreth orës 18:30.

Ndeshja mes Kosovës dhe Anglisë zhvillohet të dielën me fillim nga ora 18:00, raporton KosovaPress.

Top Channel