Një flirt, që zgjat prej më shumë se një viti në merkaton e futbollit europian, mund të kurorëzohet me largimin e bujshëm të Mario Mandzukiç nga kampionët e Italisë.
Të drejta televizive, tarifa facilitetesh dhe pagesë për meritat. Kështu i quajnë në futbollin anglez, ato që vendosin shpërndarjen e tortës së milionave çdo sezon në Premier League, në kampionatin që gjeneron më shumë të ardhura dhe spektakël në planet.
Çdo ditë e më shumë raportet e policisë flasin për një fenomen në rritje, atë të largimit të adoleshentëve nga shtëpia për një apo më shumë ditë, në shenjë rebelimi.
Pas zjarrit në katedralen e Notre Dame, arkitektët propozuan shumë ide për të rindërtuar atë. Projektet e publikuara në internet kanë qenë të shumta, madje edhe nga jo-profesionistë.
Skënder Gjinushi, kandidati i vetëm për kryetar të Akademisë së Shkencave, është zgjedhur nga 43 anëtarë të Akademisë së Shkencave të pranishëm në votime, për të drejtuar këtë institucion për 4 vitet e ardhshme.
Producenti i diskredituar i “Hollywood”-it, Harvey Weinstein, dhe pjesëtarë të bordit drejtues të ish-studios së tij filmike thuhet se kanë arritur një marrëveshje në parim me femrat që e akuzuan atë për sjellje të pahijshme seksuale ndaj tyre.
Mjekët mirëpresin ndyshimet që po bëhen në kodin penal si një përgjigje ndaj reagimeve të tyre më të fundit në rastet e dhunimit të mjekëve, por ata kërkojnë që gabimet mjekësore dhe neglizhenca të trajtohen si çështje civile dhe jo penale.
Shqipëria muajt e fundit ka qenë shpesh në mediat e huaja, këtë herë jo për bukuritë e saj, por për protestat, tymin dhe gazin lotsjellës, efektet kanë filluar të ndihen shume në stepjen e të huajve për të ardhur në Shqipëri duke e cilësuar vendin tonë si të pasigurt.
Parku Arkeologjik i Orikut i cili ndodhet në afersi të bazës ushtarake të Pashalimanit në Orikum është një zonë me bukuri natyrore, mes lagunës, gadishullit të Karaburunit dhe detit.
Në Laipzig të Gjermanisë po zhvillohet Samiti botëror i transportit për projekte rajonale, i cili organizohet nga OECD.
Një djalë 15 vjeç ka fituar 25 mijë paund duke luajtur Fortnite dhe tani po kërkon miliona në Kupën Botërore të lojës – e cila ka një çmim prej 23millionë.
Në një kohë kur zgjedhjeve të 30 qershorit i ka paraprirë një situatë e tensionuar politike, OSBE/ODIHR ka nisur fazën parapërgatitore të vëzhgimit e tyre.
Facebook ka njoftuar se ka fshirë 3 miliardë llogari të rreme, nga tetori i vitit të kaluar deri në mars të këtij viti, dy herë më shumë sesa 6 muajt e mëparshëm.
Komisioni i Posaçëm Parlamentar për Reformën Zgjedhore u mblodh sot me prezencën e deputetëve të mazhorancës dhe opozitës për të shqyrtuar dhe miratuar kalendarin e punës për periudhën Maj-Nëntor 2019.
Vajza e një milioneri që bën një jetë të mrekullueshme dhe që planifikon 6 herë pushime në vit, ka vendosur që të jetojë si e pastrehë.
Kendall Jenner, Eva Longoria dhe Adriana Lima ishin mes yjeve të Kanës natën e mbrëmshme, por ishte një i ftuar misterioz, ai që vodhi të gjithë vëmendjen në tapetin e kuq.
Kryeministrja e Mbretërisë së Bashkuar, Tereza Mej, mbajti një fjalim të përlotur sot teksa njoftonte se po jepte dorëheqjen.
Shpërblimi për alpinistët që ngjisin malin Everest është një pamje si askund tjetër, një panoramë e gjerë e Himalajeve nga pika më e lartë e planetit. Por, ata që kthejnë kokën pas mund të shohin edhe diçka tjetër: qindra alpinistë të tjerë.
Presidenti i Republikës Ilir Meta në një deklaratë për mediet përsërit shqetësimin e thellë mbi krizën kushtetuese, institucionale, politike dhe të përfaqësimit ku ndodhet vendi.
Drejtoresha për Ballkanin Perëndimor në Komisionin Europian dhe Shefja e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit (ONM), Genoveva Ruiz Calavera ka reaguar përmes një shkrimi-opinion në uebsajtin e BE, pas deklaratave të Presidentit Meta për dështim të reformës në Drejtësi.
Festivali i Filmit në Kanë, mbrëmjen e së premtes ka dalë nga kornizat. Ishte një natë në nder të regjisorit që u nda nga jeta së fundmi, John Singleton, me filmin e tij “Boyz N the Hood”, që këtë radhë nuk u projektua në sallën e përhershme, por në plazhin e Kanës.
Kur kanë kaluar plot 50 vite, Montreali kujton nismën e John Lennon dhe Yoko Onos, “Në shtrat” për paqen.
Sarah Darwin, stër-stër-stërmbesë e biologut britanik Charles Darwin, nuk mund të flinte në Berlin kur u habit teksa dëgjonte një bilbil të këndonte jashtë dritares së saj.
Nënkryetari i Partisë Demokratike Edmond Spaho deklaroi sot se farsa e zgjedhjeve në Akademinë e Shkencave është paralajmërimi i asaj që kryeministri Edi Rama ka planifikuar më 30 qershor.
Ylli i shumëpolemizuar i baletit, Sergei Polunin luan rolin e Rasputinit në një vepër të re që shfaqet në Moskë të enjten, duke thënë se ashtu si misteri që rrethon familjen mbretërore ruse, edhe ai përballet me anën e tij të errët.
Lista e shpenzimeve do të bëhet prioritet duke filluar që nga java e ardhshme, me shumë mundësi me Championsin të siguruar, por Interi i ri i Antonio Contes ka nisur qysh tani të hedhë hapat e parë.
Rreth 10 vjet më parë, Huang Yung-fu duhej të merrte një vendim që do të ndryshonte jetën e tij. Qeveria tajvaneze kishte vendosur të shembte banesat e fshatit, për të ndërtuar një kompleks apartamentesh moderne. Huang ishte banori i fundit i mbetur dhe iu ofrua para për të shkuar diku tjetër.
Ambasadori i BE-së në Shqipëri Luigi Soreca tha sot se reforma në drejtësi është e pandalshme dhe se ka shumë rëndësi për qytetarët shqiptarë. Sipas tij, reforma është zbatuar në përputhshmëri me Kushtetutën shqiptare. Këto deklarata, zoti Soreca i bëri gjatë konferencës me temë “Monitorimi i Integriteti Gjyqësor”.
Koreja e Jugut është një vend i kontrasteve ku teknologjitë moderne dhe traditat e vjetra aziatike janë të kombinuara në harmoni.
Sot 44 akademi pritet t’i drejtohen kutisë së votimit për të zgjedhur kryesinë dhe këshillin ekzekutiv të Akademisë së Shkencave.
Një i ri, me pjesën e gjoksit të deformuar bëri një operacion për tu kthyer në normalitet dhe që të vazhdonte karrierën e tij si model i Calvin Klein. Ai vendosi një shufër metalike, duke e mbërthyer pas brinjëve dhe ndërhyrja ishte e vështirë.
Gjergj Prendi, prefekti i Lezhës është liruar nga detyra. Mësohet se ai do zëvendësohet nga Gjok Jaku.
Amerikanët e interesuar për sigurimin e të drejtave rezidenciale apo edhe nënshtetësi në Europë, kanë sot më shumë alternativa sesa kurrë më parë në histori. Gjithçka varet nga koha dhe paratë që kërkojnë të shpenzojnë për arritjen e këtij objektivi.
Policia italiane njoftoi një ditë më parë çmontimin e një bande të rrezikshme grabitësish, që kishin terrorizuar disa zona në veri.
Petrit Vasili nga radhët e LSI, ka reaguar pas letrës së tretë publike që kryeministri Edi Rama shkroi për kreun e PD-së, Lulzim Basha.
Policia italiane arrestoi në Ravena dy shqiptarët me inicialet N.F., 35 vjeç dhe G.X., 25 vjeç për trafik armësh dhe droge. Gjatë operacionit policor u sekuestrua rreth 6.2 kg kokainë, mbi 15 kg marijuanë, 130 mijë euro dhe një pistoletë.
Cristiano Ronaldo dhe pasardhësi i tij në kombëtaren portugeze të futbollit do të jenë shtyllat që do të inspirojnë formacionin luzitan në fazën finale të ligës së Kombeve muajin tjetër.
Përfaqësuesja shqiptare vazhdon përgatitjet për ndeshjet e ardhshme eliminatore të Euro 2020 me Islandën në transfertë dhe me Moldavinë në Elbasan.
Kryeministri Edi Rama e vijoi korrespondencën virtuale me Lulzim Bashën, përmes një letre të tretë, nga ku që në fillim i jep përgjigje akuzave të kryedemokrati artikuluar në përgjigjen e të enjtes.
Greta Thunberg është vetëm 16 vjeç, por tërhoqi vëmendjen e botës me apelet e saj në mbrojtje të ambientit.
Një grua që kishte me vete bizhuteri me një vlerë prej 4 milionë dollarësh, të destinuara për yllin britanik të muzikës Pop, Rita Ora, e cila do t’i vishte ato gjatë Festivalit të Filmit në Kanë, bëri atë që nuk ia priste mendja askujt: i harroi ato në aeroplan sipas raportimeve të medieve të huaja.
Tajvani është bërë vendi i parë në Azi për të legalizuar martesën e të njëjtit seks, me një ligj të ri që hyn në fuqi të premten.
Kompania “Space X” e Elon Musk ka nisur drejt hapësirës sistemin e tij “broadband” të hapësirës. Një raketë “Falcon-9” është lëshuar nga Cape Canaveral i Floridës, pasditen e së enjtes, në të cilën ndodheshin 60 satelitë, të afta t’u sigurojnë përdoruesve në botë lidhje të shpejtësisë së lartë në internet.
Presidenti i SHBA Donald Trump ka thënë se Huawei mund të jetë pjesë e një marrëveshjeje tregtare ndërmjet SHBA dhe Kinës, pavarësisht se firma është “shumë e rrezikshme”.
Departamenti amerikan i Drejtësisë, akuzoi themeluesin e WikiLeaks, Julian Assange për pranin dhe publikim të informacioneve të klasifikuara.
Gazetari Enton Abilekaj ka deklaruar në emisionin Open të Eni Vasilit se Partia Demokratike dhe opozita nuk duhet të kompromentojë kauzën e zgjedhjeve të lira duke e bashkëngjitur me një lëvizje tjetër që do të shfokusonte gjithçka.
Alice Little, nga Irlanda tha se nuk e ka menduar kurrë se do të punonte në një industri seksi, kur ishte në një moshë të vogël, por sot është punonjësja më e paguar në Amerikë dhe fiton 1 milionë $, për vit.
Shpopullimi e ka detyruar bashkinë e një qyteze në Spanjë që të marrë masa disi të pazakonta.
Sot është modele, por 10 vite më parë ka qenë me Marinën, një nga trupat më elitare të SHBA-ve,
Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Grida Duma deklaroi në emisionin Open se letrat e Edi Ramës janë një lëvizje e dëshpëruar, pasi një kryeministër nuk shkruan letra, por vepron.
Premier League ruajti edhe këtë sezon statusin e kampionatit më të fortë në planet, duke vendosur titullin dhe objektiva të tjerë në javën finale, ndërsa golat dhe emocionet në vendin ku u shpik futbolli ishin si gjithmonë në lartësinë e duhur.
31-vjeçarja e muzikës pop rrëfeu se ka jetuar në Londër për një vit, në mënyrë të fshehtë.
Ushqim fantastik, art i mrekullueshëm dhe vende përrallore, këto janë ato që e bëjnë Italinë kaq të veçantë. Këto janë disa nga fshatrat më misterioze dhe përrallore njëkohësisht.
Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Grida Duma deklaroi në emisionin Open të gazetares Eni Vasili se deklarata e grupit parlamentar të CDU/CSU ka konfirmuar atë që opozita ka zbuluar prej kohësh.
Skenë tmerri në një azil pleqsh, ku një grua e moshuar, 92-vjeçe është vrarë nga fqinja e saj 102-vjeçare, që jetonte te dhoma ngjitur.
Sekretari për mediat në Partinë Socialiste, Alfred Peza deklaroi në Open se mesazhi i CDU/CSU i është drejtuar klasës politike, por shtyrja e zgjedhjeve nuk është opsion.
Përveç varrosjes dhe djegies së trupit, njerëzit mund të kthehen edhe në material plehërimi për bimët.
Fiks Fare risjell sot historinë e dhimbshme të minorenes që i mbijetoi trafikimit dhe dhunës seksuale në bazën ushtarake të Bisht Pallës në vitin 2003.
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, reagoi pas deklaratës së CDU/CSU, duke thënë se mirëpret “angazhimin e Gjermanisë mike për zgjidhjen e kësaj krize dhe hapjen e rrugës europiane të Shqipërisë”.
25 vitet më të fundit, Veli Picari i ka kaluar gjykatave. 79 vjeçari, i cili shpreson se drejtësia do t’i jepet në këtë jetë është bërë jurist nga halli. Beteja e tij lidhet me tokën.
“U jam shumë falenderues miqve të Shqipërisë dhe partnerëve politikë të LB&PD në CDU/CSU, për vëmendjen e tyre ndaj situatës politike! Krejt dakord me gjithçka kanë shprehur publikisht dhe për nevojën e dialogut pa kushte. Koha nuk pret sepse 30 qershori s’është në dorën tonë”, shkruan Rama në Twitter, pasi Unioni Kristiandemokrat dhe Kristiansocial (CDU/CSU) përmes një deklarate ekskluzive për Deutsche Welle-n shpreh shqetësimin për gjendjen në Shqipëri.
Një aksident automobilistik ka ndodhur gjatë orëve të pasdites në Fier.
Pavarsisht se si një marrëdhënie përfundon, në fund gjithçka është tepër e dhimbshme. Nëse nuk mund që të anashkalojmë këtë dhimbje, sipas shkencës gjenden si zgjidhje, 3 mënyra.
Arjola Demiri ishte e ftuar në studion e “Ftesë në Pesë” me Bieta Sulon, për të folur rreth bujës që bëri personazhi i Madalenës, në monodramën “Dashuritë e Virgjëreshës Madalenë”.
Kur kanë kaluar 4 muaj nga vdekja tragjike e sulmuesit argjentinas Emiliano Sala pas rënies së avionit ku ai fluturonte, në ujërat e akullta mbi kanalin e Lë Manshit, zbulohen detaje të reja nga ajo që u kthye në një sagë të vërtetë.
3 ditë vrap në territorin Shqiptar, për të përfunduar 1200 kilometrat e korridorit nr 8, që lidh Bullgarinë me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë.
Ndërsa opozita prej muajsh tashmë kërkon largimin e kryeministrit Rama dhe formimin e një qeverie tranzitore, nuk kanë munguar as emrat e aluduar për të qenë në krye të saj.
Përmes një njoftimi për media OSBE/ODIHR do të zhvillojë një konferencë për shtyp, ku Ambasadori Audrey Glover, Kreu i misionit të OSBE/ODIHR-it, për vëzhgimin e zgjedhjeve, do të prezantojë rolin e misionit dhe aktivitetet e tij të ardhshme.
Pas suksesit të Korrados në TV, Mori vendos të hapë një repart edhe për rroba meshkujsh. Për Silvanën bëhet gjithmonë dhe më e vështirë të fshehë tërheqjen mes saj dhe Leos. Ana mundohet të flasë me prindërit, të cilët e dëbuan pasi mësuan lajmin e shtatzënisë.
Kastriot Islami është një figurë e njohur politike në Shqipëri, e si një njohës i mirë i arenës politike në Shqipëri ai ishte i ftuar në Top Talk.
I ftuar në Top Talk këtë të enjte, ishte Kastriot Islami, ish-deputet i PS, por edhe i PD, pasi u përjashtua nga socialistët. Përballë gazetarit Denis Dyrnjaja, ai tregoi edhe si u përjashtua nga PS, kur kishte nënën të sëmurë.
Tirana është qyteti ku gjatë muajve të fundit janë zhvilluar disa protesta dhe ku emrat e mjaft protestuesve janë referuar për hetime të mëtejshme.
Kreu i PBDNJ, Vangjel Dule, duke iu referuar zëvendësimit të mandateve shkruan në twitter, se tashmë kjo edhe matematikisht nuk është më e mundur, e nuk mund të plotësohen më 140 vende në Kuvend.
Një libër që të pranishmit qe quajtën një manual për politikanët, diplomatët, intelektualët, studentët apo të gjithë qytetarët që kërkojnë të njohin dhe sintetizojnë mendimin për periudhën e evoluimit të shtetit shqiptar 70 vitet e fundit.
Kërkuesit thonë se kanë identifikuar burimet më të mëdha të një rritjeje misterioze të kohëve të fundit të kimikateve të rrezikshme që po shkatërrojnë ozonin.
Kuvendi është përfshirë sot nga një debat në lidhje me historinë gjatë luftës së dytë botërore. Debatet për rolin e ballistëve dhe partizanëve kanë shkuar deri në fyerje mes deputetëve socialistë dhe kryetarit të ballit kombëtar, tashmë deputet.
Pikërisht në këtë sallë ditën e nesërme 44 akademi pritet t’i drejtohen kutisë së votimit për të zgjedhur kryesinë dhe këshillin ekzekutiv të Akademisë së Shkencave.
Pas dy letrave publike nga Edi Rama, Lulzim Basha vendosi ti dërgojë një letër të hapur bashkëqytetarëve ku bëri me dije edhe përgjigjen e tij për Kryeministrin.
Pas lidhjes se Kosovës me Shqipërinë përmes autostradës “Ibrahim Rugova”, Kosova pritet të lidhet edhe me një korridor të rëndësishëm evropian përmes autostradës “Arbën Xhaferi”.
Britanikët dhe holandezët janë të parët që i janë drejtuar kutive të votimit të enjten, duke hapur kështu procesin katër ditor të zgjedhjeve për parlamentin evropian, që do të përcaktojnë edhe politikat e Brukselit për pesë vitet e ardhshme.
Policia ka arrestuar 1 shtetas, të cilit gjatë kontrollit fizik iu gjet 1 armë zjarri dhe lëndë narkotike Cannabis Sativa.
Presidenti i Paris Saint Germainit, Al Khelaifi është në telashe. Gjykatësi Van Ruymbeke e ka vendosur atë në radhët e të pandehurve me akuzën e korrupsionit aktiv në procesin e dhënies së të drejtës së organizimit të Katarit për Botërorin e Atletikës.
“Juventusi dhe Guardiola kanë arritur marrëveshjen për katër vitet e ardhshme”. Një lajm që vjen si “bombë atomike” në fillim të kësaj merkatoje vere nga agjencia “AGI” paraditen e kësaj të enjteje dhe që bën të ëndërrojnë tifozët e Juventusit për të parë Cristiano Ronaldon dhe Pep Guardiolën të punojnë së bashku.
I quajtur “Stanford Doggo”, qeni-robot është një krijim aspak i zakonshëm i studentëve të robotikës në “Stanford University” në Kaliforni.
Kryetari i parlamentit të Kosovës, Kadri Veseli, hodhi poshtë të enjten çdo mundësi për përfshirje të tij në ndonjë rast të krimit të organizuar, ndërsa u zotua se do të jap dorëheqje nëse një gjë e tillë del e vërtetë.
Jessica Cox, 36 vjeçe, nga Phoenix, Arizona, lindi pa krahë pasi vuante nga një sindromë e njohur si “amelia” e cila nuk lejon zhvillimin e gjymtyrëve të sipërme.
“Ora e Tiranës” është programi më i ri dedikuar kryeqytetit shqiptar, i cili vjen nga e hëna në të premte në orën 17:00 në Top News.
Nga skena e teatrit të Prishtinës në atë të Tiranës. Ky është rrugëtimi i shfaqjes “Shkumësi” që do të vihet në skenën e Teatrit Kombëtar Eksperimental në datat 24 dhe 25 maj (e premte dhe e shtunë) ora 20:00. Shfaqja është një alegori politike e ndërtuar sipas formatit teatër i absurdit me element tragjikomik.
Revista “Forbes” ka publikuar një studim të organizatës “Future Workplace”, sipas të cilit njerëzit do të pëlqenin më shumë të punonin në zyrë, sikur të mos kishin bashkëpunëtorë të zhurmshëm. Ata që flasin më shumë janë ndër rreziqet më të mëdha të jetës në punë.
Nga rënia e perandorive të lashta në riemërimin e vendeve ekzotike, harta e botës duket shumë e ndryshme nga ajo që ishte një shekull më parë.
Ata janë çifti më i njohur në histori për dashurinë që kishin për njëri-tjetrin dhe për krimet e pafundme që bënin sëbashku në Amerikën e viteve 1930 duke kryesuar edhe listën e personave më të kërkuar për një kohë të gjatë në SHBA.
Pa u mbushur ende 24 orë nga letra me ftesën për dialog të Edi Ramës për Lulzim Bashën, e refuzuar nga kryedemokrati, kryeministri i dërgon një të dytë. “Nuk jam aspak i çuditur, me refuzimin brutal të Dialogut nga ana Juaj” thotë Rama në krye të letrës.
Një grup minatorësh kanë dalë sot në protesta para parlamentit për të shprehur kundërshtimin ndaj projektligjit që pritet të miratohet sot për statusin e tyre.
KQZ me 4 vota pro dhe një kundër rrëzoi kërkesën e PD-LSI për të pasur anëtarët e saj në KZAZ.
Porsche më i vjetër dhe më i rrallë nga të gjithë do të dalë në shitje në gusht, dhe pritet të arrijë një vlerë prej rreth 20 milionë dollarësh, në ankand.
Delegacioni BE në Tiranë i pyetur nga Top-Channel për kritikat e presidentit Ilir Meta paraditen e të Mërkurës se si është duke u zhvilluar reforma në drejtësi thotë se “Reforma, po zbatohet në përputhje të plotë me Kushtetutën e Shqipërisë dhe legjislacionin kombëtar përkatës.
Shirat e rënë ditët e fundit i kanë sjellë shumë dëme fermerëve në Darsi të Lushnjës. Fermerët e fshatit Gjuzaj të cilët prej shumë vitesh merren me kultivimin e qershisë, këtë vit po llogarisin dëmet e shkaktuara nga lagështia e tepërt e krijuar ditët e fundit.
Ruajtja e qelizave staminale është një praktikë që funksionon prej vitesh në vendin tonë.
Në brigjet e Nju Jorkut po mbahet parada e javës së Flotës 2019, me disa anije që lundrojnë në ujëra, mes të cilave “USS New York” dhe “Firefighter II” nga Departamenti i Zjarrfikësve të qytetit.
Banorët e krahinës së Çidhnës kanë protestuar në Ujëvarën e Sopanikës pas masakrës mjedisore në lumin e Setës.