E mërkurë, 20 Shkurt 2019
21:24
Top Story/ Si iu grabitën në 4 thasë me miliona euro të bankës

Ishte ora 10:46, e datës 13 Shkurt 2015 kur në postën elektronike të kompanisë së sigurisë “Euro Gjici” mbërrin një email i koduar nga përfaqësuesja e “Union Bank” për transportimin e një shume parash drejt Rinasit. Destinacioni i parave, ishte një bankë në Vjenë të Austrisë.

21:21
Top Story/ Profil i grabitësit Admir Nikaj, Lala: është një personazh agresiv në botën e krimit

Pas ngjarjes së Krrabës, e cila konsiderohet si grabitja shtetërore më e mistershme, vendi ka njohur me dhjetëra raste të tjera të rënda. Ato që konsiderohen si ngjarjet të një shkalle rrezikshmërie mjaft të lartë janë grabitjet e armatosura të bankave.

21:15
Top Story/ Shqipëria me rezervat më të pakëta të floririt në Ballkan

Sot Shqipëria është shteti me sasinë më të vogël të arit në Europë. Ne kemi vetëm 1.6 ton ar. Kjo shifër është bërë publike pak kohë më parë në një analizë të gazetës ekonomike italiane ‘Il Sole ventiquatro ore”. Shifra prej 1.6 ton, është shumë herë më e vogël se sasia e arit që kanë shtetet e tjera të rajonit. Kështu, Bosnje Hercegovina ka 4 ton rezerva ari, Maqedonia 6.8 ton dhe Serbia 17.7 ton.

21:09
Top Story/ Ja si e akuzonte Sali Berisha për vjedhjen e floririt Ilir Metën

Top Story solli në transmetim kohën se kur u zbulua se floriri ishte vjedhur në Tunelin e Krrabës.

21:05
Top Story/ Rrëfimi i banorëve të Krrabës, për vjedhjen e floririt

Grupi i ngarkuar për të siguruar thesarin e shtetit dhe tunelin e Krrabës e ka marrë këtë objekt në dorëzim me procesverbal në datën 27/02/1997. 5 ditë më pas, në datën 2/3/1997 kuvendi shpalli gjendja e jashtëzakonshme. Shqipëria ishte në mosbindje civile.

21:01
Top Story/ Grabitja e floririt, Artan Hoxha: Ruhej në gjendje skandaloze, në dhoma me kompesatë

Vjedhja e thesarit të shtetit në Tunelet e sigurisë së lartë në Krrabë mbetet një nga ngjarjet më të bujshme në Shqipërinë Post Komuniste. 280 kg ar rezultojnë të grabitura nga ai tunel. Mënyra e vjedhjes dhe autorët e vërtetë akoma mbetën një enigëm e pazgjidhur.

20:46
“Fiks Fare”, 1.5 mln lekë nga taksat për udhëtimin turistik të këshilltarëve bashkiakë

“Fiks Fare” denoncoi mbrëmjen e së mërkurës veprimet e Bashkisë së Malësisë së Madhe, e cila ka akorduar plot 1.5 milionë lekë për udhëtimin turistik të këshilltarëve bashkiakë. Në Agjencinë e Prokurimit Publik, kjo bashki ka hapur një tender me objekt “udhëtim për këshilltarët, për shkëmbim eksperience”.

20:38
Tela me gjemba në Parlament. Policia dhe Garda marrin masat për protestën e nesërme

Pavarësisht anulimit të seancës së Kuvendit, protesta nesër do të mbahet.

20:24
Opozita kundër policisë: Skenari i dhunës gjendet në zyrën e Ramës

“Opozita e Bashkuar dënon më forcë deklaratën e Policisë Politike dhe të Ministrit të fundit të Brendshëm të diktaturës komuniste për nxitjen e dhunës nga opozita në protestën e së enjtes para Kuvendit të Shqipërisë”.

20:06
Bashkia e Prrenjasit, në prag falimenti. S’ ka konsensus për “buxhetin 2019”

Bashkia e Prrenjasit është në prag të mbylljes së dyerve të institucionit, e jo vetëm. Mosmiratimi i buxhetit të vitit 2019 ka paralizuar të gjitha shërbimet në këtë bashki, e sipas saj, problemi më i madh është mirëfunksionimi i kopshteve dhe çerdheve.

19:59
Rikthehet “Top Talent”, aplikimet shtyhen deri më 24 shkurt

“Top Talent”, “talent show” në kërkim të gazetarëve, prezantuesve, si dhe këtë sezon shtohet edhe kategoria e interpretuesve në zhanre të ndryshme, si kërcim, numra shpejtësie, shpikje, pantomim, akrobatë etj., rikthehet në sezonin e dytë në Top Channel.

19:57
Altin Basha çon “Karnavalet e Korçës” në Prishtinë

Shfaqja “Karnavalet e Korçës”, me tekst të Spiro Çomorës dhe nënregji të Altin Bashës, do të shfaqet të enjten në Teatrin Kombëtar të Kosovës.

19:53
Fruthi preku 91 persona, më të rrezikuarit ishin fëmijët nën dy vjeç

Numri i fëmijëve të prekur nga fruthi po rritet me shpejtësi. Ndërkohë, numri i prekurve nga fruthi në të gjithë vendin, vetëm në dy muajt e parë të këtij viti, ka mbërritur në 91.

19:52
PD, nis dorëheqja nga mandatet. Basha: Nesër në 10:00, para Parlamentit

“Kam nderin dhe privilegjin t’iu bëj të ditur vendimin unanim të Këshillit Kombëtar për djegien e mandateve parlamentare me efekt të menjëhershëm”.

19:42
Këngëtarja e njohur zbulon pengun më të madh në jetë. Ja sa kohë iu desh për ta kuptuar

Këngëtarja e njohur kosovare Eliza Hoxha ishte e ftuar pasditen e sotme në “Ftesë në Pesë” me Bieta Sulon, për promovimin e klipit më të ri “Peng”.

19:37
Këngëtarja Eliza Hoxha tregon si e paragjykuan: Mu desh shumë kohë t’i bindja që…

E ftuar në “Ftesë në Pesë” me Bieta Sulon, këngëtarja e njohur Eliza Hoxha tregoi më shumë për realizmin më të fundit muzikor “Peng” si edhe angazhimet e tjera profesionale.

19:13
Kuvendi anulon seancën, kërkesë e ndërkombëtarëve për të evituar tensionin

Kryeparlamentari Gramoz Ruçi njoftoi anulimin e seancës plenare të thirrur për të enjten, për t’i dhënë kohë opozitës të reflektojë – siç tha ai, – e për t’u kthyer në rrugën e arsyes.

19:10
Ambasadorja gjermane: Ndaj të njëjtin qëndrim me Metën, duhet…

Ambasadorja Gjermane në Shqipëri, Sussane Schütz ka reaguar pas vendimin të partive të opozitës për të djegur mandatet e tyre.

19:10
Kinë, spektakël i mahnitshëm dritash në “qytetin e ndaluar”

“Qyteti i ndaluar” në Pekin u ndriçua për të parën herë, që kur ai u hap si një muze për të shënuar fundin e Vitit të Ri kinez.

19:07
Kryemadhi dorëzon e para mandatin e deputetit (Dokument)

Pas deputetëve të Partisë Demokratike edhe ata të Lëvizjes Socialiste për Integrim, përveç Lefter Kokës, kanë firmosur dorëheqjen nga mandati i tyre.

18:51
Java milaneze e modës çelet me sfilatën e “Benetton”

Pas javës së modës në Londër, tani sytë janë kthyer nga një tjetër kryeqendër mode, Milano. Atje, “Benetton” ka zbritur në sfilatë me koleksionin debutues të stilistit francez, Jean-Charles de Castelbajac, që po përpiqet të ringrejë markën historike italiane.

18:34
Kabashi, me Barçën deri në vitin 2021. Klauzola e shitjes, nga 40 në 100 mln euro

Sulmuesi kosovar Labinot Kabashi ka rinovuar edhe për dy vite të tjera kontratën me Barcelonën, teksa aktivizohet me të rinjtë e “La Masia”-s.

18:19
Putin kërcënon: Do t’i kthejmë raketat nga SHBA

Vladimir Putin ka thënë se Rusia do të zhvillojë armë të reja, që do t’i drejtojë nga qendrat perëndimore të vendimmarrjes, nëse Perëndimi dislokon raketa të reja me rreze të shkurtër dhe të mesme veprimi në Europë.

18:13
Opozita djeg mandatet, OSBE: Vendimi minon procesin demokratik dhe përbën…

Prezenca e OSBE-së në vendin tonë ka dalë me deklaratë menjëherë pas vendimit të opozitës për të djegur mandatet.

18:08
I shpëtojnë luftës në Siri, u vdesin shtatë fëmijë në azil

Shtatë fëmijë nga e njëjta familje siriane, që kishin marrë azil në Nova Skotia të Kanadasë, kanë vdekur për shkak të një zjarri të rënë gjatë natës së mbrëmshme.

18:04
Vrau me thikë kushëririn në Kamëz, arrestohet në Londër

Një shqiptar i kërkuar nga drejtësia shqiptare për vrasjen e kushëririt në vitin 2015 është arrestuar në Londër.

17:59
“Bidonat” nuk rrezikojnë derbin e kryeqytetit, Disiplina fal Tiranën

Komisioni i Disiplinës në Federatën Shqiptare të Futbollit vendosi të kalonte me vetëm një masë financiare, incidentet e ndodhura në stadiumin “Selman Stërmasi” në ndeshjen mes Tiranës dhe Luftëtarit.

17:46
Kufiri me Kosovën, Daçiç përgënjeshtron veten: Do të mbahet referendum

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiç ka thënë se vënia e kufirit me Kosovën nuk është propozim zyrtar, por ide e zyrtarëve shtetërorë.

17:39
Këshilli Kombëtar i PD voton unanimisht djegien e mandateve të deputetëve. Basha: I bindemi sovranit!

Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike ka vendosur unanimisht pro djegies së mandateve parlamentare nga deputetët e PD-së.

17:37
Man. City, markë globale. Sheikët blejnë klubin e 7

Manchester City vazhdon me planet për të kthyer markën e tij në një nga ato me më shumë ndikim në futbollin botëror, duke i shtuar ekipin e shtatë në rang global, menaxhimit nga i njëjti aksioner kryesor.

17:25
Paris, shpaloset “ana e gjelbër” e gastronomisë

Në një qytet të famshëm për “foie gras” dhe “filet mignon”, disa nga shefat më të mëdhenj të kuzhinave u mblodhën për të shpalosur “anën e gjelbër” të gastronomisë, në të mirë të planetit, por edhe organizmit njerëzor.

17:24
Vrasja e Sokol Ramës, arrestohet autori i dyshuar

Komisariati i Policisë Tepelenë në bashkëpunim me forcat e policisë së Gjirokastrës kanë arrestuar shtetasin Roland Milo.

17:06
Djegia e mandateve, Ruçi: Kamikazllëk politik!

Kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi deklaroi nga Kuvendi se situata e acaruar politike e kohëve të fundit i ka bërë keq imazhit të vendit.

16:59
Policia për protestën e opozitës: Do tentojnë të hyjnë me forcë në sallën e Parlamentit dhe…

Policia e Shtetit i ka bërë thirrje sot partive të opozitës që të distancohen nga skenarët e dhunës që po përgatiten sipas saj për protestën e ditës së enjte.

16:45
Futbollistët që kanë luajtur për Juven dhe Atleticon (Foto)

Atletico Madrid dhe Juventus do të përballen sot në mbrëmje për fazën e 1/8-ve të Champions League.

16:37
Kujdes dallgën! (FOTO)

Modelja australiane Jem Wolfie ka kaluar një ditë të bukur në plazh dhe ka ndarë me fansat e saj fotot nga bregdeti i vendlindjes së saj.

16:37
Sanders për president, rekord donacionesh në një ditë të vetme

Bernie Sanders ka mbledhur 4 milionë dollarë nga 150 mijë donatorë, në të 50 shtetet amerikane, vetëm brenda 12 orëve që pasuan njoftimin për hyrjen në garën e 2020-s për Shtëpinë e Bardhë.

16:31
Thaçi: Pa marrëveshje me Serbinë destabilizohet i gjithë rajoni

Një raport i hartuar nga Instituti Kërkimor për Çështjet Europiane dhe Zhvillimin nxjerr në pah se, 30 për qind e qytetarëve kosovarë mbështesin korrigjimin e kufirit mes Prishtinës e Beogradit, në këmbim të njohjes dhe anëtarësimit të Kosovës në OKB.

16:10
Protesta e opozitës, Kuvendi anulon seancën plenare të së enjtes

Kuvendi i Shqipërisë nuk do të zhvillojë punimet e paracaktuara për të enjten, gjatë seancës plenare të njoftuar por ende pa caktuar orarin e mbajtjes së saj.

16:02
“Top Talk”, Ceka: Jo djegies së mandateve, opozita në Kuvend! S’ka ngjashmëri mes dy datave 20 Shkurt

20 Shkurti 1991 ka hyrë në histori, si dita e rrëzimit të shtatores së Enver Hoxhës në qendër të Tiranës. Kanë kaluar 28 vite nga ajo ditë me një simbolikë të fortë, pasi rënia e shtatores së diktatorit komunist shihej edhe si rënia e regjimit në tërësi.

15:25
Llesh Kola: S’kam dosje në ish Sigurimin e shtetit

Top Channel publikoi një javë më parë përgjigjen e Autoritetit të Dosjeve ku thuhej së në institucionet shtetërore kishte 30 persona me dosje në ish-sigurimin e shtetit. Mes tyre edhe një person me inicialet Ll.K, i cili pasi u shqyrtua në autoritet, mbi bazën e ankimit të subjektit të verifikuar, është vendosur ndryshimi i tij.

15:02
Koncesioni i dyshimtë i laboratorëve, IFC: Kompania fituese, problem me integritetin

Koncesioni i laboratorëve spitalorë vishet me hije të rënda skandali. Korporata financiare ndërkombëtare zbulon se një nga tre kompanitë e konsorciumit, që fitoi koncesionin 75 milionë euro kishte probleme integriteti dhe kjo ishte arsyeja se pse firmosja e kontratës u shty për gati dy vjet.

14:51
Shkollat në Durrës pranë makinave, prindërit: Merrni masa

Ndërtimi i godinave të reja shkollore në Bashkinë e Durrësit po bëhet në bazë të modeleve të Bashkimit Europian, po kjo lë të paadresuar një çështje të rëndësishme, siç siguria e nxënësve, pa përjashtuar dhe ndotjen e ajrit.

14:36
Monopoli i fruta-perimeve në Tiranë. Gjykata: Tregu të paguajë 420 mijë USD

Gjykata Administrative e Shkallës së Parë në Tiranë ka lënë në fuqi gjobën prej rreth 420 mijë dollarë të Autoritetit të Konkurrencës për shoqërinë “EKMA Albania”, e cila administron tregun agro-ushqimor të shumicës në hyrje të Autostradës Tiranë-Durrës. Gjykata e ka cilësuar të drejtë dhe të mbështetur në prova vendosjen e gjobës.

14:03
Greqi, fluks kinezësh, rusësh e turqish falë programit të “vizave të arta”

Nëse ëndërroni të jetoni në Greqi apo BE, tani e keni një zgjidhje. Madje një publicitet për qytetarët nga jashtë BE-së qëndron e vendosur menjëherë para Parlamentit në Athinë.

13:57
Siri, evakuohen civilët nga bastioni i fundit i Shtetit Islamik

Kamionët kanë nisur të evakuojnë njerëzit nga zona e fundit në Siri, që ende është në duart e Shtetit Islamik. Gazetarët në vijën e frontit kanë parë të paktën 10 automjete të largohen nga fshati Baghuz, në afërsi të kufirit me Irakun.

13:52
Një mace, trashëgimtare e miliona dollarëve

Choupette, macja 7-vjeçare dhe muza e stilistit gjerman, Karl Lagerfeld, mund të bëhet trashëgimtare e pasurisë së ikonës së modës. I pyetur se kujt do t’ia linte pasurinë e tij, kohë më parë, vet Lagerfeld kishte thënë: “Mes të tjerësh, edhe maces sime”.

13:52
‘Eksod’ te Flamurtari, largohet edhe mbrojtësi Albi Alla

Vijon fluksi i largimeve te skuadra e Flamurtarit. Këtë radhë ai që i ka thënë lamtumirën klubit vlonjat është mbrojtësi Albi Alla i cili do të vazhdojë karrierën e tij në kampionatin kinez me skuadrën e Janbian Fundes.

13:18
Tifozet e Bayernit, marshim e protestë në Angli

Anfield Road njihet nga të gjithë si një stadiumi me atmosferë shumë të nxehtë kur bëhet fjalë për mbrëmjet evropiane të futbollit. Kjo e martë nuk bëri përjashtim, vetëm se këtë radhë ata që u dëgjuan ishin edhe tifozët e Bayernit të Mynihut.

13:14
Rakitiç drejt Interit?! Dilema kushton vetëm 10 milionë euro

Ivan Rakitiç i afrohet akoma më shumë Interit. Së fundmi drejtuesit e Interit, Beppe Marotta dhe Piero Ausilio janë takuar në mënyrë sekrete me ata të Barcelones për të diskutuar çështjen e transferimit të futbollistit kroat te zikaltrit, lajm ky që u publikua nga e përditshmja italiane La Gazzetta Dello Sport.

12:35
SPAK, shtohen prokurorët e interesuar

Prokurorët i përgjigjen thirrjes për të kandiduar në strukturën hetimor kundër korrupsionit në nivele të larta të quajtur SPAK. Sot për këtë institucion kanë paraqitur kandidimet disa prokurorë.

12:29
Wake Up/ 100 vite të studios Marubi, ekspozita e dinastisë së fotografisë shqiptare

Është çelur pak ditë më parë në Muzeun Kombëtar të Fotografisë Marubi në Shkodër ekspozita “Dinastia Marubi-100 vite të studios fotografike shqiptare”, kuruar nga Kim Knoppers.

12:22
Muzeu Arkeologjik në Tiranë i pari pas Luftës së II Botërore me 2100 objekte

Në Shtëpinë Tonë/ Muzeu Arkeologjik i Tiranës është i pari muze i krijuar pas Luftës së Dytë Botërore, gjatë së cilës u shkatërruan edhe institucionet e fundit muzeale.

12:16
20 Shkurti 1991, Basha: 28 vite më pas, jemi para të njëjtës sfidë

Përmes një statusi në Facebook, kreu i PD ka përkujtuar 20 shkurtin e vitit 1991, kur shqiptarët rrëzuan bustin e Enver Hoxhës.

12:15
Wake Up/ Jonila Godole: Ja çfarë ka trashëguar shoqëria jonë nga rregjimi komunist

Nga sot që është 28-vjetori i rrëzimit të bustit të Enver Hoxhës dhe simbolikisht të diktaturës, rikthehen Ditët e Kujtesës, një seri aktivitetesh që kanë nisur si edicione prej 2016-s.

12:10
Wake Up/ Kush është shqiptari Fatos Malaj, që kandidon për parlamentin grek

Fatos Malaj nuk është një emër i panjohur në radhët e emigrantëve që prej vitesh jetojnë e punojnë në Greqi.

12:03
E denoncoi Fiks Fare, policia ndalon mjekun për korrupsion

“Fiks Fare” denoncoi mbrëmjen e së hënës një skandal në shëndetësi, ku një doktor në qytetin e Gramshit ka marrë 30 mijë lekë ryshfet për t’i dhënë “Kemp”-in një të paralizuari.

11:56
Veliaj: Mbajmë premtimin. Nis puna për të çuar bustin e Skëndërbeut në Budapest

Në muajt e ardhshëm statuja e heroit tonë kombëtar, Gjergji Kastrioti Skënderbeu do të vendoset në parkun qendror të Budapestit, përballë statujës së bashkëkohësit të tij, heroit të Hungarisë, Janosh Huniadit. Me nismë nga Bashkia e Tiranës, në Qendrën e Realizimit të Veprave të Artit, skulptori Agim Rada ka nisur punën për realizimin e monumentit të Skëndërbeut, i cili më pas do të vendoset në kryeqytetin e Hungarisë, në shenjë nderimi dhe kujtimi për miqësinë dhe bashkëpunimin që heroi ynë ka pasur me Huniadin, por edhe për miqësinë që vijon mes dy popujve dhe dy kryeqyteteve.

11:39
Champions/ Sytë nga Atletico Madrid-Juventus

Atletico Madrid-Juventus është sfida për të cilën interesi do të jetë më i madh në ndeshjet e sotme të Ligës së Kampionëve. Sfida do të luhet pikërisht në Wanda Metropolitano, impianti i përcaktuar që të presë edhe finalen e këtij kompeticioni për këtë vit.

11:12
Bastet në Fier/ Gjendet një pikë e hapur, procedohet administratori

Po bëhen pothuaj dy muaj që nga hyrja në fuqi e ligjit që ndalon lojërat e fatit dhe bastet sportive në qytete, por ende ka biznese që funksionojnë si të tillë.

11:09
Djegia e mandateve, Soreca dhe Schutz në zyrën e Bashës

Pas deklaratës së fortë të Shteteve të Bashkuara, por edhe qëndrimit që mbajti ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë Soreca, në selinë e Partisë Demokratike sot ishin disa ambasadorë për takim kokë më kokë me zotin Basha.

10:52
Kishte shkuar për punë, vritet me armë 29-vjeçari shqiptar në Brazil

Një punëtor 29-vjeçar shqiptar është vrarë në Brazil. Mësohet se viktimë ka mbetur Alban Gropcaj, i cili ndodhej në shtetin e largët për arsye pune.

10:26
Superhëna, sateliti i tokës më afër dhe më i shndritshëm

Hëna ishte mbrëmë në pikën më të afërt të orbitës së saj rreth tokës. Një superhënë e shndritshme është parë dje në qiell nga të apasionuarit pas astrologjisë.

10:15
Arrestohet për dhunë ndaj gruas, i sekuestrohet edhe një armë zjarri

Një 50-vjeçar është arrestuar për dhunë në familje, pas kishte ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij. Por gjatë kontrollit të ushtruar në banesë i gjendet dhe një armë zjarri pistoletë e 21 fishekë, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

09:51
Braktisja e fshatrave; Jeta e vështirë në Zambish për të moshuarit

Zambishi është një fshat vetëm 15 km larg rrugës nacionale Rrogozhinë-Kavajë, një fshat që me reformën territoriale i kaloi Rrogozhinës.

09:29
Devijohet qarkullimi në Tepelenë; Punimet për bypass-in e jugut shkaktojnë probleme

Qarkullimi i automjeteve nga aksi kombëtar Tiranë – Gjirokastër është devijuar këtë të mërkurë në qendër të Tepelenës, për shkak të punimeve për bypass-in e jugut.

09:29
Nënës 19-vjeçare i refuzohet kthimi nga Siria, i hiqet nënshtetësia

Pesë vitë më parë, opinioni publik në Britani u trondit kur disa vajza adoleshente, 15 vjeçare të indoktrinuara, lanë Londrën dhe shkuan në Siri për t’u bashkuar me burrat e tyre, pjesë e ISIS.

09:08
Meta kritika vendimit të opozitës: Veprim ekstrem

Presidenti Ilir Meta në një intervistë për “Deutche Welle” në Berlin ka komentuar edhe djegien e mandateve nga opozita shqiptare. Në intervistë, Meta shprehet se çdo veprim ekstrem nuk i shërben jo vetëm demokracisë, por as forcimit të institucioneve. Presidenti Meta kërkon që lidhje me rastin mazhoranca të kuptojë përgjegjësitë që ka për qeverisjen e vendit.

08:51
Ndërpriten punimet për ujësjellësin, 6 fshatra mbeten pa ujë në Bulqizë

Ndërprerja e punimeve për ujësjellësin e ri ka lënë pa ujë 6 fshatra të njësisë administrative Gjoricë në Bulqizë.

08:20
Arabia Saudite me reaktorë bërthamorë? Kongresi i SHBA kërkon hetim

Zyrtarë të lartë të Shtëpisë së Bardhë punuan për një plan prej miliarda dollarësh për të ndërtuar reaktorë bërthamorë në Arabinë Saudite dhe për ta bërë të disponueshme këtë teknologji, megjithë paralajmërimet e zyrtarëve amerikanë të sigurisë dhe atyre të etikës. Kështu thuhet në një raport të ri të Kongresit.

05:33
Duka: Sistemi zgjedhor ka prodhuar një parlament me deputetë të paarsimuar

Kryetari i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka nuk ngurroi të shprehë rezervat e tij mbi Kodin Zgjedhor të Shqipërisë, duke shpjeguar edhe paradokset e lindura prej tij.

04:42
Manaj sërish pa fat, e dëmton Sulley Muntari

Rey Manaj është sërish i pafat, por këtë herë e pëson nga Sulley Muntari. Pas dëmtimit të rëndë që pësoi në fytyrë disa javë më parë, që e detyroi të vendoste një maskë si mjet mbrojtës për të luajtur, tashmë sulmuesi i kombëtares kuqezi ka marrë një tjetër goditje.

03:30
Orteku zë poshtë mbi 10 persona në një vendpushim në Crans-Montana

Disa skiatorë janë zënë poshtë nga një ortek në shpatet e vendpushimit zviceran të Crans-Montanas, tha policia e shtetit helvet të martën, në një komunikatë zyrtare.

02:37
Kampionia amerikane zbulohet “pa dashje” në mbrëmjen gala (Foto)

Mbrëmja gala e Laureus World Sports Awards 2019, mbajtur në Monaco të Francës, ka tërhequr vëmendjen e sportdashësve nga e gjithë bota. Por protagonistja e padiskutueshme për mediat rozë, ka qenë kampionia amerikane në ski, Lindsey Vonn.

01:44
Mori kredi 100 mijë euro, zv. ministri grek akuzohet se i ka bërë presion Bankës Qendrore

Guvernatori i bankës qendrore greke, Yannis Stournaras i bëri thirrje qeverisë të martën të frenojë në një ministër që po përpiqej të ndërhynte në pavarësinë e bankës, kur ai e kishte telefonuar atë për hetimet mbi një hua bankare që ministri kishte marrë.

00:58
Herdi Prenga transferohet në kampionatin letonez

Mbrojtësi i Kombëtares Shqiptare, Herdi Prenga ka lënë skuadrën kroate të Inter Zapresiç, për t’iu bashkuar kampiones në fuqi të Letonisë, FC Riga-s.

00:16
Çlirim Gjata shpjegon si do procedohet me “djegien” e mandateve

Sekretari për Çështjet Ligjore në Partinë Demokratike, Çlirim Gjata ishte i ftuar në emisionin Top Show, për të diskutuar mbi nismën më të fundit të opozitës, për të “djegur” mandatet.

E martë, 19 Shkurt 2019
23:44
Nënkryetari i KQZ-së në Top Show: Si bëhet “djegia” e mandateve

Nënkryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Denar Biba ishte i ftuar në emisionin Top Show në Top Channel, për të folur mbi debatin e ditëve të fundit, në lidhje me vendimin e opozitës për të dorëzuar mandatet.

23:31
Duka: Partitë e mëdha kanë marrëveshje për Kodin Zgjedhor, nuk vazhdohet me vota të vjedhura

Kreu i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka iu bashkua vullnetit të partive opozitare, për të vendosur “djegien” e mandateve parlamentare.

23:05
Champions “shterpë”, përfundojnë pa gola sfidat e mbrëmjes

Liverpooli dhe Bayerni i Mynihut shtynë për në ndeshjen e kthimit, verdiktin se cila prej skuadrave do të kualifikohet për në fazën çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

22:28
Çlirim Gjata tregon në “Top Show” qëllimin e djegies së mandateve; Manja: Unë nuk e besoj

Çlirim Gjata, Sekretar për Çështjet Ligjore në Partinë Demokratike, deklaroi në Top Show se djegia e mandateve nga ana e opozitës “është veprimi i fundit politik sepse nuk ka më veprim tjetër”.

21:52
12-vjeçarja që peshon 10 kg, pasqyra e tmerrit nga lufta në Jemen

Një video që tregon një vajzë 12 vjeçare të kequshqyer në Jemen nxjerr në pah shkatërrimin e vazhdueshëm të luftës brutale që ka goditur vendin për katër vjet.

20:48
Studentët e presin në auditorë, pedagogia në Durrës jep mësim në gjimnaz privat

Teuta Thanasi, pedagoge në Universitetin “Aleksandër Moisiu” të Durrësit, mbaron punën private pastaj shkon t’u japë mësim studentëve. E punësuar me kohë të plotë në universitet dhe më kohë të pjesshme në shkollën private, përparësi i jep kësaj të fundit, duke lënë studentët të presin korridoreve të auditorëve.

19:58
Filmat shqiptarë, në “Wikipedia”

Qendra Kombëtare e Kinematografisë, së bashku me “Open Labs”, një grup të rinjsh që kontribuojnë në përditësimin dhe pasurimin e informacioneve në faqen “Wikipedia” shqip, për herë të parë i jep jetë transferimit në “Wikipedia” të informacionit rreth kinematografisë shqiptare.

19:53
Te Drejtësia, në shitje edhe detyrat e studentëve

Shitja e punimeve akademike nuk ndodh vetëm nëpërmjet faqeve “online”, siç edhe Top Channel tregoi një ditë më parë, por ato mund të blihen lehtësisht në Kancelaritë pranë fakulteteve.

19:52
Chelsea, prag “eksodi”. Deri në verë ikën jo vetëm trajneri

Koret e forta kundër trajnerit Maurizio Sarri ishin këtë javë një sinjal i qartë i sezonit që nuk po shkon siç duhet te Chelsea, por veç trajnerit italian, ka të tjerë që do të largohen në muajin qershor, në fillimin e një merkatoje të bujshme.

19:27
Kryesia e PD voton unanimisht djegien e mandateve. Basha i përgjigjet Ambasadës Amerikane

Kryesia e Partisë Demokratike ka votuar unanimisht propozimin e kryetarit Lulzim Basha për djegien e mandateve.

19:13
Frenimi i ndryshimeve klimatike, të përdorim mish laboratori

Europianët konsumojnë mish në nivele të papërballueshme, ndaj duhet të inkurajohen nga politikbërësit e BE-së të kthejnë sytë nga mishi i bërë në laborator, me qëllim që të luftohen ndryshimet klimatike.

18:57
UEFA refuzon planet e FIFA-s për “Global Nations League”

Këshilli strategjik i futbollit profesionist cënoi planet e FIFA-s për një “Superligë Kombesh” në sportin më popullor të planetit, duke e kthyer UEFA-n në një pengesë të madhe, së bashku me federatat anëtare të saj.

18:44
Restoranti më i mirë në botë? Do të habiteni…

Një restorant i vogël, buzë detit në Afrikën e Jugut, është shpallur më i miri në botë në ceremoninë e përvitshme të mbajtur në Paris.

18:31
Haradinaj i përgjigjet Mogherinit: Serbia të kërkojë falje për krimet në Kosovë

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, pas mbledhjes së Qeverisë foli sërish për çështjen e dialogut me Serbinë dhe taksën.

18:20
Djegia e mandateve nga opozita, Ambasada Amerikane del me reagimin e fortë

Ambasada Amerikane shprehet me anë të një deklarate të postuar në Facebook se “kërcënimet nga Partia Demokratike, Lëvizja Socialiste për Integrim dhe parti të tjera opozitare për të braktisur mandatet e tyre në parlament minojnë parimet bazë të demokracisë dhe sabotojnë përparimin e rëndësishëm që Shqipëria ka arritur në zbatimin e ligjit dhe qeverisjen e përgjegjshme”.

18:11
Elton Ilirjani kundër martesës dhe adoptimit të fëmijëve në çiftet homoseksualë: Nuk e bëj dot rolin e nënës!

Pasditen e sotme, në “Ftesë në Pesë” me Bieta Sulon, u diskutua ligji më i ri në Francë, i cili kërkon zëvendësimin e fjalëve “nëna” dhe “babai” me termat “Prindi 1” dhe “Prindi 2” në të gjitha institucionet zyrtare, për të zvogëluar diskriminimin e fëmijëve me prindër të së njëjtës gjini.

18:04
Raporti: TEC-et me qymyr të Ballkanit ndotin të gjithë Europën

“Puna e 16 termocentraleve me qymyr në vendet e Ballkanit Perëndimor ka pasoja ekonomike dhe shëndetësore për të gjithë Europën dhe qytetarët e saj”, thuhet në një raport të paraqitur të martën nga koalicioni i organizatave joqeveritare europiane që merren me luftën kundër ndotjes.

18:03
Makthi i Atleticos, ai që i ka shënuar 22 gola dhe i rrëmbeu dy finale

Nëse është dikush që mund t’i prishë gjumin Diego Simeones këtë javë, në kulmin e përgatitjeve për një turne elitar si Champions League, ai është vetëm Cristiano Ronaldo.

17:51
Francë, vandalizohen varrezat hebreje

Rreth 80 varre janë vandalizuar në një varrezë hebreje në Francën lindore, me “svastika” të vizatuara mbi to.

16:57
Zjarr në kodrat e Patosit, rrezikohen puset e naftës dhe disa banesa

Zona e njohur si “Ofiçina” në kodrat e Patosit është përfshirë mesditën e sotme nga një zjarr masiv, që ka përfshirë një sipërfaqe me shkurre, shumë pranë puseve të naftës të Albpetrol dhe disa shtëpive.

16:44
“Top Talk”, Nishani: S’ka vend për konflikt civil. Ndërkombëtarët s’e duan Shqipërinë më shumë se shqiptarët

Ish-Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, aktualisht kryetar i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike ishte i ftuari i kësaj të marte në emisionin “Top Talk” të gazetarit Denis Dyrnjaja, kur na ndajnë më pak se 48 orë nga protesta e opozitës, ditën e enjte.

16:33
Kapen 20 celularë në burgun e Fierit. Ishin fshehur brenda… (Foto)

Efektivët e institucionit penitenciar të Fierit gjatë një kontrolli kapën 20 telefona celularë të markave të fundit, të cilat u tentuan të futeshin brenda ambienteve te burgut.

16:29
Veshja tepër e “guximshme” e Kim Kardashian (Foto)

Kim Kardashian i ka lënë pa fjalë të gjithë me fustanin që kishte veshur në “Hollywood Beauty Awards”.